Ka arritur në 475 numri i viktimave të shkaktuara nga tajfuni Boha ditët e fundit në Filipine. Stuhia më e fortë që ka përfshirë vendin ka goditur sidomos pjesën jugore, duke shkaktuar viktima dhe shkatërrime në ishujt Mindanao e Palavan.
Ndërkohë, një numër i madh banorësh rezultojnë të zhdukur për shkak të shkarjes së dherave dhe lumenjve të baltës që kanë shkaktuar reshjet e shumta. Numri më i madh i viktimave është regjistruar në zonat rurale të ishullit Mindanao, ku tajfuni “Boha” ka shkatërruar tërësisht provincën Compostela Valley.
Tragjedia më e madhe është shënuar në qytetin New Batan, ku nga shkatërrimi i dy qendrave të ngritura për të pastrehët kanë humbur jetën 142 njerëz.