Presidenti amerikan Barack Obama ka anuluar një takim me presidentin e Filipineve, Rodrigo Duterte.
Dy presidentët janë mes liderëve të mbledhur në samitin e Grupit të Vendeve të Azisë Jug-lindore që po zhvillohet në Laos.
Duterte është në krye të një fushate që po vret masivisht në rrugë dhe banesa shpërndarësit dhe trafikantët e drogës në vend duke shkaktuar reagime ekstreme.
Obama, që udhëtoi në Laos pas samitit të G20-s në Hangzhou të Kinës, ishte zotuar se do të ngrinte në takimin me homologun këtë çështje, duke e konsideruar si abuzim me të drejtat e njeriut.
Por, duke folur në Manila një ditë para se të nisej drejt samitit, Duterte tha se, një gjë e tillë do të ishte “e vrazhdë dhe ndërhyrje në punët e brendshme” dhe shau presidentin amerikan.
“Bir i k… do t’i them në atë forum”, deklaroi ai.
Lideri filipinas njihet për fjalorin e tij të rëndë, por që këtë herë duket se do të ketë një impakt diplomatik.
Pasi stafi i Obamës njoftoi anulimin e takimit, zyra e presidentit filipinas tha se “nuk ka asgjë personale, fjalët ishin vetëm përgjigje ndaj disa pyetjeve të mediave, na vjen keq që ato u interpretuan si një sulm ndaj presidentit amerikan”.
Në gusht Kombet e Bashkuara i kanë kërkuar Dutertes të bëjë një hap pas në luftën e dhunshme ndaj krimit të drogës.
Si përgjigje Duterte paralajmëroi se Filipine do të dalë nga Kombet e Bashkuara dhe e akuzoi OKB-në se nuk bën asgjë për gjendjen e vështirë të vendit: “Kur keni qënë këtu për herë të fundit? Asnjëherë! Kurrë. Vetëm kritikoni.”
Duterte, i njohur ndryshe si “Ndëshkuesi” ka akuzuar publikisht edhe dhjetra zyrtarë dhe politikanë të vendit si të përfshirë në tregtinë e drogës.
Në një fjalim kombëtar ai tha: “Nëse një kriminel ju lufton, atëherë vriteni, keni të gjithë mbështjetjen time”.
Qëkurse ai mori detyrën kanë ndodhur mbi 1.900 vrasje policore në vetëm pak javë.
Ndërkohë, siç tregojnë fotot e mëposhtme, në rrugë ka shumë të vrarë dhe burgjet janë kthyer në ferr nga mbipopullimi.
Kujdes pamje shqetesuese:






















Ai po vret bandat e droges. Pra jo viktimat, dmth perdoruesit e tyre. Dhe per kete bravo i qofte. Ketu ne Perendim bejne gjoja sikur luftojne krimin dhe drogen. Por kujdesi me i madh tregohet per plotesimin e te drejtave e Njeriut per kriminelet. Shpesh here banditet neper burgje kane kushte jetese shume me te mira se edhe te vjetrit qe jetojne ne azile. Dhe qe paguajne me pensionin e tyre kete sherbim. Prandaj i them bravo ketij presidenti qe punon per te miren e popullit te vet, dhe jo per tua bere jeten me te lehte krimineleve dhe klasave sunduese.
Hahahaaa 🙂
Reagimi eshte i lezecem “Nuk ka asgje personale”
Dmth o Barak djali nuk mendoj vertet qe mami jot ishte k… hahahaaa
Rodrigo u zgjodh President i Filipineve me premtimin qe do te zhdukte bandat e krimit dhe mafian e droges, keshtu ai po mban ate cfare ka premtuar.
Nuk ka asnje te dhene qe po vriten njerez te pafajshem dhe te ndershem, perse ju vjen keq qe Filipinet po pastrohen nga njerezit e krimit, perse nuk thoni qe keta mafioze sa jete njerezish te pafajshem kane marre ?
Presidenti Rodrigo eshte ne rrugen e duhur.
Sa i lumtur vdes NJERIU I RI KAPITALIST pasi ka permbushur detyrat para atdheut te tij si….kriminel!
Na merrte malli ne kohen e xhaxhit te shikonim nje njeri te vrare ne rruge sic shikojme sot!
Shyqyr qe ia arritem kesaj dite!
po te behet dhe ne shqiperi keshtu ne fillim te vriten te korruptuarit qe jane politikane e gjyqesori i korruptuar pastaj trafikantet shikoni pastaj sa shpejt bie ne qetesi vendi
Edhe rama i zhduku nga rruga kriminelet dhe i futi ne parlament.
Nqfs kjo do ndodhte në Shqipëri do ngeleshim pa “biznesmena”