Sezonin e kaluar Besart Berisha ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm në radhët e Brisbane Roar dhe kryegolashënues i këtij ekipi por dhe te Melbourne Victory, ish sulmuesi i kombëtares duket se e ka gjetur menjëherë mënyrën për të lënë shenjë. Pasi shënoi golin e tij të parë në miqësoren me Hume, ku tregoi dhe njëherë cilësitë e tij të jashtëzakonshme përpara portës, Berisha është shndërruar në një prej lojtarëve më të dashur të ekipit të Melbourne. 29 vjeçari nga Prishtina, që do të luajë në të njëjtin ekip me francezin Mathieu Delpierre dhe që pritet të formojë dyshen e sulmit për disa muaj me David Villën po shijon momentin me një prej skuadrave më të mëdha të A League në Australi duke qenë dhe në qendër të vëmendjes së gazetarëve, aq sa dhe vetë Berisha është shpre-hur në më shumë se një rast se ka bërë zgjedhjen e duhur për këtë transferim duke premtuar se do të japë më të mirën e tij për të bërë të lumtur tifozët e Melbourne Victory.
