Çatia dhe shtëpia,
e gjithë-në fshat na ra,
një mbretëri qetësia,
të sajën aty ka!
Asgjë s’ka mbetë mbi tokë,
çdo gjë përdhe u shëmb,
kjo batërdi-o shokë,
si plagë në shpirt më dhëmb!
Të gjithë u arratisën,
aty nuk mbeti frymë,
Labovën e braktisën,
e hodhën në greminë!
Të gjithëve na ka tretur,
një mall i përvëluar,
Labovës i ka mbetur,
vetëm lavdi e shkuar!
Mbi kishën shekullore,
kambanat më nuk ndien,
pa frymën njerëzore,
edhe kështjellat bien!
Dhe Hëna përmbi Tendë,
tani del e menduar,
Labova është legjendë,
legjendë e harruar!
Natyra i ka dhënë,
Labovës mrekulli,
ato pa mend të lënë,
por s’i shikon njeri!
Gjithë vesa nëpër pemë,
kullon në sytë e mi,
dhe ndiej si kjo poemë,
po bëhet elegji!
Ndaj ëndërroj tani,
një jetë me blerime,
se s’dua elegji,
t’i thur Labovës sime!
Po dot s’e ngjall me lutje,
pa njerëzit është kot,
e mbylla-se më tutje,
një varg nuk shkruaj dot!
A.DUKA

50 vjet me pare kam qene ne Labove dhe aty kishin ngelur dy tre familje te vjetra Labovite perfshi familjen tende dhe Kryetar Timo Muci mbi kale.Te tjerat nga Tirana kendonin me mallengjim kengen:Labova ne rreze mali shoke do na marre malli!
Tani qe jane hapur korridoret ajrore por jo rruget e fshatrave dhe investimet nuk dalin per bojra kenges se laboves se Zhapes duhet tia marrin gjithe fshatrat e vendit e per to me vone do te shkruajne Moikomet.
Nuk e kuptoj per ke Labove e ke fjalen,se ne laboven e kryqit ndodhet kisha shekullore,e cila kohet e fundit eshte riparuar dhe ruga eshte e shtruar,Vizitohet nga shume turiste dhe kambana mbi kishe gjemon cdo te diel apo feste fetare dhe ne kete fshat ka plot gjalleri.
Si nuk te mori malli per kembanat e kishes ne kohen e kumandarit o shoku bejtexhi? Te kutohet si u kujdesen turmat revolucionare me kazme e lopate per kisha e xhamia? Si nuk te qau zemra asokohe! Shkruaji nje leter Taulantit te partise se ai te degjon dhe bashke me shokun Edi do ta rilndin Laboven.
O @info,
para se tu shkruash ketyre te rinjve, ti shkruaji Komisar-Sekretar Saliut, se ai ka udhehequr punen per te prishur kishat e xhamijat!
Eshte Kuader i vjeter ai!
Ene doren qe i dha nje here sh. Enver, ai nuk ja jepte kujt, se ish dora e shenjte e Kumandarit, dmth e Partise!
Po ti info me cfare je marre, se te kemi te thekur per agjitaciom, tere diten e Perendisë , nuk te shpeton asnje shkrim pa lexuar dhe pa i bere analitike…!
Medet, medet per keta infoagjitatoret qe ka PD-ja jone e xha Saliut…
Info, si thone ne Tropoje per ate Marshallin tend?…
DY HERË FLET,
TRE HERË GENJEN!?…
Të rrënoft Marshalli info, se dhe ti per te genjyer shok Marshallin ke….!
Neti ibreti, po cfare ke shkruar o derman!!! I ke pire ilaçet mo se nuk po te ze gjumi nga fantazma e Saliut qe te fanepset dhe ne enderr. Te kam thene mos ia shit te tjereve bijte me te mire te partise qe punuan ne zemer te udheheqjes dhe gezuan besimin e plote te tyre. Te kene qene syleshe shoket e birose? Po qysh ore Neti, po ku shkoi vigjilenca revolucionare?! Te jete tallur nje tropijan kaq keq me kumandarin legjendar! Aaah po partia c’bente mo? Vazhdo Neti perpara me luften e kllasave dhe mbaje lart vigjilencen revolucionare si te ka mesuar partia.
I nderuar Poet,
Eshte e trishtueshme, por eshte e vertetë braktisja e fshatrave ne mbare Shqiperine!
Ne i braktisëm vet ato, ca me arsye e ca pa arsye…Por hapja pa kriter dhe pa disipline, braktisja shteterore e Kryeanarshistit, Varrmihsit te Shqiperise Sali Karaxhiçit tok me ushtare te tjere , beri qe njerzit te iknin ne kerkom te nje jete me te mire….
Por kush do te punoje ne fshat punon dhe jeton,
ME P U N Ë….
Une kam disa te aferm qe jetojne dhe punojne ne fshat dhe jetojne jo keq, por ME PUNË….Nga Qielli nuk vjen gjë…nga Qielli vetem shi bie…nga njeherë edhe breshër!….
Kudo, pa PUNË, asgjë nuk harrihet, pamvarsisht se shume nga ne shqipot duam brenda nates,
te erremi te varfer e te gdhihemi te pasur!…
Ky mire qe eshte bejtexhi, po eshte edhe hipokrit, edhe enverist edhe me kishen, edhe i qahet per Laboven edhe vete nuk e luan menderen nga Tirana. Ka edhe te tjera po kush merret me kete palluqe me mushkeri te kalbura qe ben propagande per duhanin.
Ju te TEMAs beni mire ti vini nje fotografi tjeter ketij bejtes se edhe juve jeni pergjegjes per propagande pro-duhanit.
Neti Vjosa:Pse nuk thua as nje fjal per Gramoz Rucin ish sekretarin e pare te komitetit te partis socialiste puniste komuniste per Tepelenen,dhe minister i mbrendeshem,te PPSH.Apo ata jan shoket e sigurimit qe ju i sherbenit e qe populli u quante fuksa.Mbiemrin Vjosa e keni pseodonimin qe kishe kur ishje ne sigurimin e shtetit.