Fillimi i fundit

redaktor

 

Nga Bedri Islami

Në Drenicë ka një fjalë të urtë, “mos e pyet, se të tregon vetë”. Edhe Basha, nuk e kishte të nevojshme pyetjen se si do të përfytyronte ai një parti demokratike ndryshe nga më e mëparshmja, cilët do e ngririn skelën e saj dhe në çfarë do të mbështetej, pasi, përmes një liste gjysmake, hartuar në fshehtësinë e një kodoshi politik, i cili bën biznes edhe me një eveniment të tillë, tregoi vetë se cili është mendimi i tij, ku do të mbështetej në të ardhmen, si do e ngrinte atë dhe me cilët do e bënte.

Për rreth tre muaj në një çadër në mesin e bulevardit nuk u dëgjua asgjë tjetër veçse një tog fjalësh, republikë e re, të cilën as vetë i zoti që e sajoi dhe as njerëzit pranë tij, nuk e shpjeguan kurrë se cila do të ishte, si do të vinte dhe përmes cilit vizion do të ishte e pranishme në jetën e shqiptarëve.

Mjaftoi një copë tortë pushteti, dhënë bujarisht nga njeriu që e hidhte në Lanë, shefi i qeverisë, dhe e gjithë çadra u zhbë, togfjalëshi ngeli një parullë politike, që dalëngadalë, në këtë fushatë mediokre do të zhbëhet dhe që, pas saj, nuk do i mbesin as kockat e as kokallat.

E gjithë mburrja e Bashës për një ide ndryshe, shtet ndryshe, mendim ndryshe, u shpërfaq përmes një liste, e cila, nëse do të kishim pasur një Komision Qendror normal, krejt normal, do e sikteriste si një pusullë bakalli e ndoshta edhe më keq se kaq.

Basha, përmes 94 emrave, disa nga të cilët po dezertojnë nga “ republika e re”, dëshmoi shumë më tepër se e gjithë ajo që mund të ishte dashur.

Copa listash të cilat kishin të përbashkët një ego politike të njeriut që është mësuar të pranojë dhurata, politike e financiare, që kur zbriti nga avioni dhe u bë ministër, pa pasur asnjë meritë në këtë forcë politike, të cilës, deri asaj here i kishte dëgjuar vetëm emrin dhe i kishte njohur bijën e shefit të opozitës së asaj kohe, i cili, kur u bë kryeministër, i dha tri herë poste të rëndësishme e të tria herët, i provuar gjithandej, ishte nul.

Asnjëherë nuk është parë një njeri të bëjë ngjitje më të shpejtë në funksionet më të larta të shtetit vetëm në sajë të paraqitjes së tij trupore dhe miqësisë me bijën e shefit të ardhshëm të qeverisë.

Asnjëherë më parë, një njeri i cili do të kishte kumbar një përfaqësues tipik të klaneve serbe në politikën ballkanike, si Fazlliçi, nuk do të zinte vend kaq haptas në kupolën e shtetit dhe nuk do të përpiqej, po kaq haptas, ta vidhte, ta shiste dhe ta vriste njëkohësisht.

Personalisht nuk më vjen keq për listën që ai paraqiti në zgjedhjet e 25 qershorit. Në fund të fundit, ai mulli atë misër do të bluajë. Për deri sa një gardë e tërë politike i la punët në duart e një axhamiu politik, mirë le t’i bëhet dhe ajo që ndodh me rebelimet e tashme, nuk është asgjë tjetër veçse shpërfaqja e vonët e asaj që është pritur të ndodhte.

Një listë, e cila ka në qendrën e saj biznesmenë që blenë vendet e sigurta, djem gjyqtarësh që janë vetë pa punë, por që bredhin gjithë botën, sipas modelit shkëlzenian, duke patur edhe një të dashur me vete, i kërkoj ndjesë asaj, njerëz që kanë patur skadencë të hershme në politikë dhe kanë dështuar disa herë, është gjetja e tij private, të cilën e mori përsipër, por që nuk është fundi i botës.

Koha kishte ardhur për shkërmoqjen e PD-së, dhe, si duket, atë që nuk e bënë socialistët në vitin 1997, kur ishin në të gjithë të drejtën e botës për ta kufizuar atë, tani po e bën nga brenda vetë njeriu që e vendosën për bari, por që është nga ata që, edhe leshin e dhenve që mbet ferrave, kërkon ta shpjerë në shtëpinë e tij.

A është lista sinjali i qartë se, pas shpartallimit të një mendimi politik të djathtë në PD, tani ka ardhur koha që ajo të jetë një mish-mash i ngritur nga Basha e njerëzit pranë tij, thjeshtë si një llogari personale dhe si një mur për ngjarjet që do të vijnë?

Duke ngritur këtë listë a mendoi ai për zgjedhjet apo për pas zgjedhjet, kur pas humbjes do i duhej të përballej me tri gjëra themelore: kokën e tij që do ia kërkonin brenda partisë; gjykimin e tij që mund të bëhej pas ngritjes së një sistemi të duhur gjyqësor dhe, së treti, si një fshehje e mëtejshme e gjithë asaj që ka ndodhur në Kosovë me dosjet e ngritura për luftëtarët e UÇK-së dhe misterin e Shtëpisë së Verdhë?

Të gjitha këto janë ë vërteta, por, pas tyre ka edhe një të vërtetë tjetër: ai nuk është mësuar të punojë, nuk është mësuar të ngrejë vetë një godinë; ai e mori dhuratë PD-në dhe, duke e konceptuar si dhuratë, mendon se është i lirë ta shqyejë forcërisht, ta braktisë, ta ndryshojë, ta linçojë.

Ai bëri atë që ishte pritur prej analistëve gjakftohtë dhe nuk ishte menduar se do të shkonte kaq thellë nga njerëzit brenda gardhit të tij, që deri tani kishin qëndruar si delet në vathë dhe tani që ua hapi dyert për të ikur, kujtohen të rebelohen.

Kur ishte dele një herë, nuk bëhet dot shqiponjë.

Ata që e lanë Bashën të mërzejë tre vite e gjysmë nën hijen e Berishës, dhe e lanë duke menduar se një ditë do ia këputnin zverkun politik, tani nuk kanë pse të shpupurishen puplash, sikur ndodhi ajo që nuk e kanë ditur.

Në fakt, me listën e paraqitur dhe me gjumin politik të tij, që zgjimi i tashëm nuk ia heq nga sytë, Basha paralajmëroi fillimin e fundit të një partie politike, për të cilën, në gjendjen që ka ardhur, bën mirë të jetë ndryshe, por jo si modeli Basha.

Nëse shumica qeverisëse do të ishte e bashkuar, si katër vite më parë, fundi i PD-së dhe i jetës politike të Bashës, do të ishte shumë më i shpejtë.

Ai, Basha, ende shpreson se mund të kacavirret nëpër degët e shumicës, dhe mos krasitja e këtyre degëve të iluzionit, qoftë nga PDS, qoftë nga LSI, vetëm sapo ia zgjat agoninë një force politike që ka përpara vetes dy rrugë:

-ose të bastardohet deri në fund dhe të “lulëzohet” si një vazhdë e mediokritet, përfitimit, vjedhjes, shitjes dhe mashtrimit,

-ose të rimëkëmbet për të patur një të djathtë reale, të aftë për të qenë në tetë vitet e ardhshme një opozitë e qëndrueshme dhe e lirë në hapjen e saj ndaj mendimit ndryshe.

Basha nuk e kishte të nevojshme pyetjen për një të ardhme ndryshe, çka kishte bubullitur në një çadër meskine. Ai na e tha vetë, brenda një nate, kur nuk ishte i zoti as të ndërtonte një listë deputetësh.

“Është vënë re, më saktë , është qartësuar, se të gjithë ata liderë që kanë fillesat e tyre në një lob serb ose në lidhje me to, i kanë sjellë vendit vetëm fatkeqësi”.

Edhe kësaj here kështu ka ndodhur.

 

Share This Article
7 Comments
  • Ti o Ilamiku Bedri ke kohe qe ke dale nga shinat e gazetarise dhe realitetit.E tregon edhe ne kete shkrim qe as vete nuk e di se òfar kerkon njesoj si lulashi ‘republiken e re’!
    Si gazetar e ke te qarte qe ky vend ka 27 vjet pa shtet e pa POPULL!?
    Po e ke te qarte per òfare mut listash flet ne ‘de,oktraci’ dhe ajo me tragjikja ti konsideron me te mira listat me emrat e krrimineleve te vjeter vertetuar me ze e figure si topalli imami e me radhe tere patozat apo te shqeteson me shume luli se antishqipetarja jozefine qe me parate e femijeve shqipetare bashke me dhendurrin e vet harxhonin miliarda per ‘diplomaci parlamentare’!?
    Ke qUrravi ndau Rama me Bashen kur ky vend ka 27 vjet pa parlament dhe 4 vjet me nje parlament te 1 milion shuplakave u drejtua nga serbi Sali me leje te mikut tend kryebanditit like flori!?
    Pse nuk jep alarmin nate e dite te terhiqet nga veteemerimi i kryetarit te shtetit burri i monikes dhe vellai i sales se gjiut te Lalesit.!!!!!!!!!!!!?????????

  • Analize e sakte Zt. Islami. PD e ka te keqen ne ecurine dhe formimin e saj.Ne fillimet PD-se pati pjesmarje Intelektuale me qytetare qe enderonin ndryshime ,por me kohe mendjet e shendosha u luftuan dhe u larguan me dhune e intriga nga Berisha. U zevendesuan me kriminele e burgaxhinj ejo ralle me Intelektuale servile si Ristani,Bode,Paloka etj, qe jane qene te rahur e vetem lehin…Qe te behet PD-ja duhet te distancohet nga e vjetra e sidomos nga BERISHA e klani i tij; por jo vetem kaq, qe te behet PD-ja si Parti e besushme dhe e sukseshme duhet material i ri ose sic ka thene Nazarko duhet Qereste e Re dhe ajo te jete kualitative..

  • Basha eshte dembel,Saliu eshte punetor.Do te kishte qene me mire qe Saliu t`i tiqte gjume,.se sa e katandisi Shqiperine si Sirine duke punuar me ore te zgjatura per shkaterrimin e industrise,bujqesise,ushtrise.Asnje dembel si Basha nuk do e kishte katandisur me keq se puneshumi Berishsa.

  • Fundi i PD se Berishes dhe gjoja Bashes eshte nje gje qe duhet te ndodhe per europianizimin e politikes shqiptare.Uroj te ndodhe ne keto zgjedhje.Nuk perfaqeson as levizjen e dhjetorit, as te djathten politike , por vetem nje grusht interesaxhinjsh te mesuar me te mirat e pushtetit.Do doja te shihja nje te djathte serioze e moderne.Vendi ka nevoje.

  • Sa do kishte dashur kopeja e Bedrinjve qe Lulzim Basha ti fuste ne liste per deputet ato reliket e Berishes si Topalli, Imami, Bode etj. Ashtu sikur beri Rama qe ato reliket e komunizmit si Ruci, Braho, Xhafa i futi ne listen e Rilindjes.
    Atehere do shqyhej Bedriu e kopeja pas tij duke thene se PD prap me xhaketa te vjetra. Por Basha nuk i futi ata ne liste per deputet. Por as Bedriu nuk terhiqet nga istikami me kopene e tij. E akuzon tani Bashen se prish PD ngaqe nuk i futi ato veglat e Berishes per deputet. O shoku Bedri, ti nuk ke hallin e Bashes or njeri. Ti ke hallin e Rames. Prandaj kuis kunder Bashes qe i perjashtoi ato vjetersirat e Saliut. Duke e lene Ramen tend ne krahun tjeter ne mes te plehrave te Ramiz Alise ne listat e veta.

    • Bedriu duke Sulmuar Lulin mbron Ramen .Duke mbrojtur Ramen perjeteson pushtetin e Saliut.
      Ne pushtet do te ngelet rama ndersa ne kuvend do te beje ligjin Saliu .Do na qaje syri per kaubojsin.

  • Aman o Bedri me keto lobet serbe, po Edi Rama vetem ne krevat nuk eshte pare me Vucicin se kudo tjeter jane bere si siamezet…Mos permend kot serbet se i thone nje fjale ” Nuk permendet litari ne shtepine e te varurit ” dhe socialistet kane trashegim partine e krijuar nga Dushani e Miladini. Apo e harrove?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *