Fillon braktisja e madhe e demokratëve të Sarandës drejt partive të tjera

Dita

Demokratët e Sarandës, që pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, kanë pritur me shpresë për një analizë, reflektim dhe riorganizim të degës së Partisë Demokratike në Sarandë.

Fushata e zgjedhje lokale të qershorit 2015 shënoi në Sarandë një precent të paparë dhe të padëgjuar ndonjëherë në politikën shqiptare, ku lufta për ndarjen e pushtetit filloi ende pa e marrë atë. Dhe kjo luftë, e cila kishte si moto luftën e brezave, kishte si synim mbajtjen sa më larg pushtetarëve të ardhshëm të çdo personi që mund të kishte një ambicje për të kërkuar pjesë nga torta e fitores.

Vendimi i fundit i Bashës, për të futur në riorganizim gjysmat e degëve të kësaj partie, pa ndonjë kriter të qartë, dhe përjashtimi i degës së Sarandës nga riorganizimi, pavarësisht se kjo degë nga ndarja e 3 degëve të reja ka humbur shumicën e anëtarësisë, ka shokuar demokratët e Sarandës, të cilët kanë filluar të besojnë se ka nje pakt të fshehtë që Partia Demokratike të humbasi zgjedhjet e vitit 2017, raporton Sarandaweb.

Rrruga e vetme për demokratët sarandiotë, që nuk iu përkulën as rrebelimit të vitit 1997 shikohet braktisja e PD­së përpara 2017 dhe kërkimi i Arkës së Noes, që do të thotë bashkimi me formacione politike tradicionale të djathta, të denja për t`i bërë ballë pushtetit të korruptuar dhe marëveshjeve të pista me të.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *