Fillon shpërndarja e parave të ish të përndjekurve

redaktor

50 ish të përndjekurit e parë kanë marrë sot këstin e parë të dëmshpërblimit nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj. Në një ceremoni në ministri, Veliaj shpërndau vetë këstin e parë për ish të përndjekurit, duke mbajtur premtimin e bërë rreth tre javë më parë në inaugurimin e Institutit të Integrimit të ish të Përndjekurve Politikë. “Kam qenë institues që ne të jemi ministri e punëve dhe jo e llafeve. Bashkë me Kryeministrin premtuam që brenda muajit ne do ta zhbllokonim këtë situatë dhe ja ku jemi sot. Unë kërkoj ndjesë publikisht sepse jemi përfaqësues të shtetit shqiptar dhe pavarësisht se kush është në pushtet, shteti duhet të dijë të kërkojë ndjesë për detyrat që nuk i ka kryer. Sot do të doja të shpërndaja 54 urdhër-pagesat e para nga 560 dosjet që tashmë i kemi përgatitur dhe trasferuar paratë”, u shpreh Veliaj.

Ai u shpreh se është siguruar personalisht që paratë janë transferuar në llogaritë bankare. “Ju e dini fare mirë që partitë në pushtet e kanë përdorur politikisht këtë kauzë dhe gjithmonë kanë gjykuar se shteti është sot për sot. Ndërsa, unë besoj se shteti është për sot, por është edhe për nesër”, tha ai. “I kam kërkuar ministrisë që fondin ta disbursojë të gjithë, 100%, brenda vitit. Ajo që më rezultoi gjatë 8 viteve të shkuara është se fondi që jepej as nuk shpenzohej për shkak të burokracive.  Kështu, kam kërkuar që pavarsisht rrethanave, fondi të shpenzohet 100%, në mënyrë që vitin tjetër të shpenzojmë më shumë e të jemi më efiçentë”, përfundoi Veliaj.

Share This Article
8 Comments
  • Si kjo qeveri, shqiptaret duhet te kishin qysh ne vitin 90, sot do te ishim baraz me vende si Polonia, Hungaria, Cekia e Sllovenia.
    Edhe tani nuk eshte shume vone, me pak durim, shqiptaret do te binden se ne perfundim te ketij mandati qeveritar, do te shifni se dryshimi do te jete shume me teper se cfare eshte bere ne keto 23 vjet.
    Parate ti shpenzoni me hallall.

  • Sa here del i shtiruri,i palodhuri,pabuksi Veliaj kemi nja 10 komentet e para te tipit si per ate qe zbriti nga Hena. Meqenese e njoh miiiire se kush eshte pabuksi hajdut Veliaj e kam per detyre ti prish ‘dasmen’ ketyre 3-4 komentuesve qe shkruajne seicili nga 2 a me shume komente. Vragat ne shpirt qe i ka lene jeta e veshtire si ekonomikisht ashtu dhe moralisht,e kane bere skuthin Veliaj qe mos ti dhimbset as nena e tij ‘ushtare e popullit’. Sa per ministrin Veliaj,nuk kam se c’te them eshte fantastik,sh here me i mire se ministri Tahiri. Sidoqofte per ministrat duhet pyetur i zoti i tyre !!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *