Një vajzë myslimane jo shqiptare që dashuron një djalë katolik shqiptar, është fabula e filmit “E drejta për të dashuruar”. Por sa qëndron ky konflikt në realitetin shqiptar?
Për aktorin kryesor të filmit Shpend Xani, konflikti i ndasisë fetare, është thjesht për të dhënë një mesazh universal për dashuritë që tejkalojnë paragjykimet:
Filmi ka një grup aktorësh ku spikasin emra të rinj e të mëdhenj të kinemasë si Luan Bexheti, Theodore Bouloukos, Amina Zhaman që është edhe skenariste e filmit, Praq Rado etj.
Mbas një shkëputje rikthehet në ekranin e kinemasë aktorja Pavlina Mani, puna me të cilën ka lënë mbresë te regjizori Paul Kurti dhe aktori Shpend Xani.
Fillesat e të formimit të tyre artistik si Paul Kurti dhe Shpend Xani e kanë respektivisht në Shqipëri e Kosovë. Mbas përfundimit të akademisë së filmit në New York, Paul Kurti ka realizuar disa filma me metrazh të shkurtër si “Restles Wanderer”, apo “Last Visit”.
Ndërsa Shpend Xani mbas diplomimit në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë, është diplomuar për aktrim edhe nga univeristeti i Millikinit në Ilinoi dhe ka interpretuar në filmat me metrazh të shkurtër si “Lena and me” apo “Love and the small print” i cili u pranua në kategorinë “Short Corner 2012” në festivalin e Kanës.
Shpërthen regjisori Paul Kurti, gjyshja Tinka befasohet.. modeli Kurti mbetet fenomenal….
Tinka në skenë, Paul në regji, dy ëndrra të vogla të një familje të madhe…
(Intervistë Eksklusive me Regjizorin e Shquar shqiptaro-kanades Paul Kurti ) Bisedoi: Raimonda MOISIU
Nipi i Tinka Kurtit shkëlqen në SHBA: Ju tregoj karrierën time si regjisor
Intervistë regjisorin e shquar shqiptaro-kanadez Paul Kurti
Bisedoi: Raimonda MOISIU
Paul Kurti është një regjisor shqiptaro-kanadez, nipi i aktores shqiptare, të shquarës, Tinka Kurti. I rritur me një interes të thellë në forma shprehëse vizuale, duke përfshirë vizatimin, arkitekturën dhe filmin, Paul Kurti ka studiuar regji në Neë York Film Academy. Ka krijuar disa video muzikë dhe filma të shkurtër, duke përfshirë filmin “Restless Wanderer” me të cilin ka fituar çmimin YOBI Film. Filmat e tij janë shfaqur në festivale si WILDsound (Kanada), Dreambox (Japoni), Tirana International Film Festival (Shqipëri) etj. Në vitin 2012 drejton filmin e tij të parë me metrazh të gjatë “E Drejta për te Dashuruar“, i cili përfshin një grup të larmishëm e ndërkombëtar aktorësh. Një pasion tjetër i tij është udhëtimi, ka udhëtuar në mbi 25 vende, për të njohur kultura, pejsazhe dhe njerëz të ndryshëm. Ndikimi i tij më i madh në fushën e filmit është regjisori gjerman Ëerner Herzog. Ai beson në krijimin e imazheve dhe tregimeve që nxisin diskutimin dhe shqyrtojnë nivelet më të thella të së vërtetës. Regjisori vizionar Paul Kurti sjell për publikun botëror filmin “Right To Love” (E drejta për të dashuruar”. Filmi pati një sukses të jashtëzakonshëm në premierat në Neë York në dhjetor 2012 dhe janar 2013. Me 2 mars 2013 filmi do shfaqet dhe në Moskë, Rusi. Flitet për personalitet famoze dhe VIP-at që do marrin pjesë në këtë premierë. Skenari u shkrua nga aktorja dhe producentja e njohur Amina Zhaman, me origjinë Çerkeze, nga Kaukazi Verior. Filmi është i pari produksion rus i një filmi amerikan në anglisht. Filmi ka dhe dialog në shqip dhe shumica e aktorëve janë emra të njohur të kinematografisë shiptare dhe të huaj. Pavlina Mani, Luan Bexheti, Omar Chaparro, Karina Ivanova dhe Theodore Buloukos interpretojnë në këtë film me regji të Paul Kurtit. “Më kontaktoi Amina pasi kishte dëgjuar dhe parë filmat e mi të shkurtër. Ajo kishte shkruar një skenar dhe muzikën për një film, një histori mjaft personale për të. Një nga personazhet kryesore të filmit është shqiptaro-amerikan dhe meqë dhe unë jam nga Shqipëria mund ta kuptoja më mirë këtë kulturë,” shpjegon regjisori Paul Kurti. Një pasion tjetër i tij është udhëtimi, ka udhëtuar në mbi 25 vende, për të njohur kultura, pejsazhe dhe njerëz të ndryshëm. Ndikimi i tij më i madh në fushën e filmit është regjisori gjerman Ëerner Herzog. Ai beson në krijimin e imazheve dhe tregimeve që nxisin diskutimin dhe shqyrtojnë nivelet më të thella të së vërtetës.
Përgëzime dhe urime për regjinë e filmit “Right to Love” dhe faktit që filmi u shfaq në 2012 në Neë York, SHBA dhe do të shfaqet në Mars 2013 në Moskë, Rusi. Besoj se jeni i kënaqur për këtë arritje të suksesshme.
Falemnderit. Po, jam i kënaqur me pritjen e filmit deri tani, si në SHBA dhe jashtë vendit. Dhe ju falënderoj për përkrahjen tuaj. Mendoj se ekspozimi në media është thelbësor për suksesin e filmave të pavarur dhe historitë që tregojnë, në mënyrë që të arrijnë të shikohen nga sa më shumë audienca.
-Si keni bashkëpunuar me producenten dhe aktoren Amina Zhaman gjatë filmimeve?
Meqë ishte producentja, shkrimtarja dhe aktorja e filmit, Amina ishte e përfshirë në shumë aspekte të filmit. Mënyra ideale për të krijuar punë sa më të mirë është nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm, mendjes së hapur dhe besimit në njerëzit me të cilët punon. Një komunikim i vazhdueshëm me Aminën dhe producenten Marina Bolotokova bëri të mundur që të gjithë punuam për të krijuar një film sa më të mirë.
-Mund të na jepni një përmbledhje të shkurtër të filmit?
Filmi tregon historinë e Aminës, një aktore Çerkeze-Myslimane, e cila shkon në New York me ambicie për të aktruar në Broadway. Ajo takohet dhe bie në dashuri me Tonin, një shqiptaro-katolik. Familja e tij nuk e pranon dhe e kundërshton lidhjen për arsye të ndryshme. Filmi pyet – sa jemi të gatshëm të sakrifikojmë për të ndjekur ëndrrat tona? Do sakrifikonim familjet tona, karrierën tonë, dashurinë tonë? Pse disa njerëz vazhdojnë të gjykojnë të tjerët në bazë të kombësisë së tyre, prejardhjes dhe fesë? A do ndryshojnë ndonjëherë këto paragjykime?
-Disa nga aktorët me të njohur nga komuniteti shqiptar në New York luajnë në këtë film. I përzgjodhët aktorët përpara apo pasi përfunduat skenarin?
Përveç rolit kryesor, të luajtur nga Amina, pjesa tjetër e aktorëve janë zgjedhur pasi kemi përfunduar skenarin. Ishim shumë të kënaqur me zgjedhjen e aktorëve. Nwë Yorku ka një komunitet të pasur artistësh shqiptarë me të cilët patëm mundësinë të punojmë gjatë këtij filmi. Duke filluar nga të talentuarët Shpend Xani, Luan Bexheti, Ari Myrtaj, dhe e mrekullueshmja Pavlina Mani. Ishte një kënaqësi të punoja me të gjithë. Besoj se shumë gjëra të mira mund të vijnë nga ky komunitet në të ardhmen dhe shpresoj që të punoj me ta përsëri.
-Çfarë ju pëlqeu më shumë në lidhje me këtë projekt dhe cilat kanë qenë sfidat që keni hasur?
Në rastin tonë sfida më e madhe ishte punimi me një grup të vogël dhe një buxhet të kufizuar. Pjesëtarët e grupit tonë kryen detyra të shumta, por punuan zellshëm për t’i dhënë pamjen e një filmi me buxhet të madh. Një pjesë e meritës i përket kinematografit tonë. Xhiruam në mes të verës dhe në New York vera është vërtetë e nxehtë. Shpesh punuam në vende të vogla, pa ajër të kondicionuar, me pronarët që vazhdimisht na kërcënonin të na nxirrnin jashtë. Por mendoj se, duke marrë parasysh rrethanat, kemi arritur të përfundojmë filmimin në buxhet dhe në kohë. Momentet e mia të preferuara janë shpesh ato që krijohen spontanisht. Një ditë, një person i cili duhet të na jepte makinën e tij për një skenë të filmit nuk erdhi. Të gjithë ishim të zhgënjyer. Shkova në një park aty pranë për 10 minuta për të kthjelluar mendimet dhe pashë një tunel shumë të bukur. E dija menjëherë se doja të xhiroja diçka atje. Thirra aktorët dhe xhiruam një nga skenat më të rëndësishme te filmit pa prova dhe ndryshe nga përshkrimi në skenar. Skena doli goxha bukur, dhe mbetet një nga momentet e mia të preferuara të filmit.
-Doja të përmendja, si keni punuar me muzikën e filmit. Çfarë është rëndësia e muzikës dhe tingujve natyrorë për ju? Cilat preferoni?
Muzika është një mjet i fuqishëm. Shpesh muzika mund t’i japi identitetin gjithë filmit. Amina Zhaman shkroi muzikën e filmit. Shpesh këngët e saj informojë publikun në lidhje me historinë emocionale e filmit. Gjithashtu besoj se tingujt natyrore janë po aq të rëndësishëm, nëse përdoren siç duhet. Skena që përshkrova më lart zgjat 2 minuta pa muzikë dhe pa dialog. Vetëm era që fryn në pemë dhe zogjtë që këndojnë në sfond. Diçka mjaft efektive.
-Cila ka qenë pritja që i është bërë filmit deri me sot? Çfarë komentesh keni marrë?
Një gjë më kujtohet mirë është se pas shfaqjes së parë në New York, shumë anëtarë të publikut më thanë se kishin përjetuar probleme të ngjashme në familjet e tyre. Kjo do të thotë se subjekti i filmit është i rëndësishëm dhe jam i kënaqur që publiku reagoi dhe donte të bisedonte në lidhje me të.
-Cili është projekti juaj i preferuar deri sot? Çfarë ju frymëzon për të krijuar filma?
Kam mësuar diçka nga çdo projekt dhe i vlerësoj të gjitha përvojat. Historitë që më interesojnë janë ato që nuk japin përgjigje, por pyesin. Përpiqem të analizoj historitë në bazë të personazheve nga gjithë pikëpamjet. Nëse filmi nxit bisedime atëherë ka qenë i suksesshëm.
-Mund të na tregoni pak më shumë rreth vetes?
Jam lindur dhe rritur në Tiranë. Kur isha adoleshent familja ime u shpërngul në Toronto, Kanada. Si babai ashtu dhe gjyshja ime janë aktorë, kështu që ndoshta pa vetëdije kam pasur gjithmonë interes në filma. Në fillim kam bërë filma të shkurtër me miqtë e mi gjatë kohës së lirë. Duke parë që procesi i filmimit më pëlqente u regjistrova në një kurs filmi në New York, në mënyrë që të mësoja gjërat teknike që më mungonin. Një nga filmat e mi të shkurtër fitoi një çmim ndërkombëtar dhe u pranua në festivale të ndryshme. Kjo më bëri të besoj se kam diçka për t’i dhënë të botës së filmit. Gjatë viteve në vijim kam punuar në filma të shkurtër, video muzikore dhe seriale webi dhe së fundi në këtë film.
-Çfarë projektesh kini aktualisht?
Kam shkruar një skenar të ri për një film me metrazh të gjatë që dua ta xhiroj në të ardhmen. Është një histori e fuqishme në lidhje me një çift emigrant Shqiptar në moshë të thyer, e bazuar në një histori që ka fituar disa çmime. Jam duke kërkuar fonde dhe financime për të më ndihmuar me këtë projekt. Besoj se si popull kemi shumë histori që ja vlejnë për tu treguar, dhe si komunitet kemi potencialin për ta realizuar një gjë të tillë.Raimonda MOISIU
valla ski qka bon kur te dashurohesh e don edhe ski qka bon