Filmi i Gentian Koçit konkurron në festivalin e Sarajevës

Gazeta Dita

Një nënë e vetmuar, pa shtëpi, e larguar nga puna për shkak të një aksidenti vdekjeprurës, kërkon një mënyrë për mbijetesë në zemër të një qyteti shqiptar.

Ndodh në filmin e parë të gjatë të Gentian Koçit “Dita zë fill”, i zgjedhur për konkurrim në programin kryesor të Festivalit së Sarajevës.

Koçi: Filmi flet për luftën e një nëne të re, që luhet mjeshtërisht nga Ornela Kapedani, që lufton nga mëngjesi në darkë për të mbajtur një vend pune.

Edicioni i 22 i Festivali i Sarajevës që mbahet në qendrën boshnjake midis 11-18 gushtit, ka në programin kryesor konkurrentë nga Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia.

Filmi shqiptar ka një raport të mirë me këtë festival. Në edicionet e shkuara aty kanë konkurruar Xhuvani, Alimani. Isa Qosja ka fituar Çmimin e madh me “Tri dritare dhe një varje”.

Projekti i Koçit është prezantuar pikërisht tek ky festival katër vjet më parë.

Koçi: Jam shumë i lumtur që jam atje dhe pres që ekipi shqiptar të përfaqësohet sa më mirë.

Jam shumë kurioz si do ta presë publiku, çfarë reagimesh do të ketë atje. Diskutimet pas premierës. Do të ketë dy-tre shfaqje të filmit.

“Dita zë fill” është një dramë social-psikologjike me një ngjyrë thrilleri, me pak personazhe ku vihen përballë aktoret pak ose aspak të njohura për ekranin shqiptar Ornela Kapetani dhe Suzana Prifti.

Koçi erdhi deri tek ky bashkëprodhim shqiptaro-grek pas disa filmash të shkurtër artistikë dhe dokumentarë.

Pas premierës botërore në Sarajevë filmi do të shpërndahet në tregun ndërkombëtar nga kompania e njohur franceze “Wide”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *