Filmi iranian fiton “Ariun e Artë”

Dita

Filmi “Taxi” nga regjisori iranian, Jafar Panahi, ka fituar çmimin Ariu i Artë për filmin më të mirë në festivalin e 65-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin të shtunën.

Çmimi për regjisorin më të mirë shkoi për rumunin Radu Jude për filmin “Aferimi” dhe për regjisoren polake, Malgorzata Szumowksa për filmin “Body”.

Tom Courtenay mori çmimin e aktorit më të mirë për performancën në filmin e Andrew Haigh, “45 Years” dhe Charlotte Rampling për aktoren më të mirë për po të njëjtin film.

Çmimet u përzgjodhën nga juria 7-anëtarëshe e kryesuar nga regjisori dhe producenti amerikan, Daniel Aronofsky, raporton Koha.net.

Në edicionin e 65-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin u shfaqën më shumë se 400 filma, 19 prej të cilëve ishin në garë për çmimin e madh.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *