Një film kosovar i titulluar “Shok” është nominuar për herë të parë në Oscar në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, Live Action Short Film.
Janë tri histori të vërteta, rrëqethëse dhe që vijnë nga gjenocidi serb që ndodhi në Kosovë në vitet 1998-1999.
Madje, njëra i përket njërit prej aktorëve në film, i cili çuditshëm vjen si agresori i vetë historisë që atij i ka ndodhur vite më parë. Filmi sjell Petritin dhe Okin, dy shokë të ngushtë të cilët gjenden në situata të vështira në kohën e luftës së Kosovës.
Trauma, drama, saga para së cilës ndodhen, është e vështirë për një diapazon si ai i tyre. “Shok” është nominuar krahas filmave “Ave Maria”, “Day One”, “Stuterer” dhe “Everything will be okay”.
