Mes 4240 filmave me metrazh të shkurtër, bashkëprodhimi shqiptaro-francez “The Van”(Furgoni) është përzgjedhur për t’u nominuar në kategorinë “Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër”.
Me regji të Erenik Beqirit, nën interpretimin e protagonistëve Arben Bajraktari dhe aktorit francez Phénix Brossard, “The Van” i rezistoi klasifikimit duke u bërë pjesë e listës së mëposhtme:
The Van – Erenik Beqiri (Shqipëri/Francë)
Anna – Dekel Berenson (Ukrainë/Izrael/Mbretëri e Bashkuar)
The Jump – Vanessa Dumont, Nicolas Davenel (Francë) (dokumentar)
The Distance Between Us and the Sky – Vasilis Kekatos (Greqi/Francë)
All Inclusive – Teemu Nikki (Finland)
Who Talks – Elin Övergaard (Suedi)
And Then the Bear – Agnès Patron (Francë) (film i animuar)
Butterflies – Yona Rozenkier (Izrael)
Monster God – Agustina San Martín (Argjentina)
White Echo – Chlow Sevigny (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)
The Nap – Federico Luis Tachella (Argjentina)

Regjisori i filmit, Ererik Beqiri shrehet i emocionuar dhe krenar mbi suksesin e arritur.
“Krenar që jemi shqiptarët e parë që marrim pjesë në garën zyrtare.” – shkruan Beqiri.
AKTORËT ARBEN BAJRAKTARI DHE AFRIM MUÇAJ
ERENIK BEQIRI
Festivali i 72 i Filmit në Kanë do të mbahet më 14 – 25 maj.
e.t./dita

Mbaje porten hapur per te tjeret.Suksese!