Disa pamje të tmerrshme të publikuara tregojnë momentet e fundit të një gruaje të vrarë gjatë një mosmarrëveshje fqinjësore.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin kur Willyene Mathias Siqueira filloi të filmonte me telefonin e saj pamje që tregonin një zënkë mes fqinjëve.
22 vjeçarja dëgjohet duke iu lutur burrit, i cili nxjerr një armë nga pantallonat e tij.
Momente më vonë, kamera bie në tokë para se një grua fillon të qajë.
Willyene, vdiq në spital katër ditë pasi u qëllua dy herë në fytyrë në Santana de Cataguases, Brazil.
Personi i akuzuar për vrasjen e saj thuhet të jetë një 40 vjeçar i cili jeton në të njëjtën lagje.
I dyshuari iku menjëherë pas vrasjes, por u arrestua nga Policia Ushtarake në shtëpinë e tij pak kohë më vonë.
Fqinji 40-vjeçar tashmë është në burg.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=asG-J5qiXFw
