Dy persona janë arrestuar në ishullin e Rodosit nën dyshimin e spiunimit kundër Greqisë, deklaroi policia greke të shtunën vonë, por nuk specifikoi në emër të kujt dyshohet se po spiunonin të dyshuarit.
Sipas Policisë greke, një nga të dyshuarit ka punuar në një konsullatë në ishull, ndërsa tjetri ishte i punësuar në një traget pasagjerësh, i cili shërben në një itinerar midis ishujve Rodos dhe Kastellorizo.
Të dy ishujt shtrihen afër bregdetit turk.
Një zyrtar i lartë i policisë tha se një nga të dyshuarit u akuzua për fotografimin e lëvizjeve të forcave të armatosura greke në Detin Egje.
Të dyshuarit u arrestuan, por nuk janë në paraburgim në pritje të hetimit, siç veprohet normalisht në Greqi.
Greqia dhe Turqia kanë një mosmarrëveshje të gjatë për të drejtat e eksplorimit në Detin Mesdhe, i cili konsiderohet të jetë i pasur me burime energjike.
Tensionet u ndezën në gusht, kur Ankaraja dërgoi një anije eksplorimesh sizmike në ujërat e pretenduara nga Greqia.
j.l./ dita

NUK ASHTE VERTETE se:
“Greqia dhe Turqia kanë një mosmarrëveshje të gjatë për të drejtat e eksplorimit në Detin Mesdhe, i cili konsiderohet të jetë i pasur me burime energjike.”
Kjo zone deti nuk i perket Turqise simbas “Marreveshtjes se Lozanes” te firmosun nga te dyja palet, por i takon Greqise dhe ishullit QIPRO.
Asht Turqia qe SHKELE MARREVESHTJEN E LOZANES.
Perpara Sulltan
Je shprese se popullin
Tregoju vendin zullumqareve
Gjithe shqiptaret jane me ty
Popull vella grek!
Qeveria moter e Greqise!
Mos u ngutni!
I ka bere Diktatura e vellezerve tuaj Skipetare keto gabime.Jane arrestuar,denuar shume derdimene qe fotografonin,pikturonin peisaxhin dhe e kane ngrene per spiunazh.
Nuk kane nevoje turqit te fotografojne,filmojne karakatinat tuaja detare,sepse i filmojne me shume precizion nga DRONET BAJRAKTAR,qe fluturojne mbi ishujt e Greqise,pa u pikasur nga ushtria greke.;
Po Moderatori,Eke pushim sot eshte e djele.