Nga Dilaver Goxhaj
Prof. Dr. Elmas Leci, në datën 24 Nëntor 2021 ka botuar në gazetën “Bota Sot”, Prishtinë, opinionin e titulluar me një pyetje retorike: “Çfarë roli luajtën në Kosovë forcat partizane të Enver Hoxhës?”, dhe, në datën 12 prill 2022 e ka hedhur këtë opinion edhe në fejsbuk. Përmes këtij opinioni, profesor Leci mundohet ta bindi lexuesin, se shkuarja e divizioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare për çlirimin e Kosovës na paska qenë për të ndihmuar Titon , për nënshtrimin e popullit shqiptar në Kosovë.
Është vetë titulli i këtij opinioni që shpjegon përmbajtjen qëllimkeqe të tij, e cila vërehet te grupfjalët: “forcat partizane të Enver Hoxhës”. Me këtë grupfjalësh, qysh në titull profesor Leci fyen jo vetëm UNÇSH por gjithë popullin shqiptar që e krijoi atë ushtri çlirimtare si dhe vetë Luftën tonë Nacionalçlirimtare. Ushtria Nacionalçlirimtare Shqiptare nuk ishte ushtri personale e Enver Hoxhës, por e popullit shqiptar. Por, nuk po merrem gjatë me analizën e kësaj fyerjeje, por për të sqaruar lexuesin se cili ishte misioni i formacioneve të UNÇSH që shkuan në Kosovë dhe viset e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi, të cilat i di shumë mire edhe Pr. Dr. Elmas Leci.
Si fillim le të njihemi me disa nga tezat e Lecit:
Ai shkruan: “Më 22 nëntor të vitit 1944 Enver Hoxha si Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional Çlirimtare, urdhëroi që Divizioni i 5-të të kalonte në territorin e Kosovës për të dhënë ndihmesën në “çlirimin e saj nga pushtuesit gjermanë dhe reaksioni”. Pesëdhjetë vjet me radhë u tha se partizanët e Enver Hoxhës shkuan në Kosovë për ta çliruar atë nga gjermanët. E vërteta është krejt ndryshe. Në fakt, 6 ditë para çlirimit të Shqipërisë londineze forca gjermane më në Kosovë nuk kishte, përveç atyre që tërhiqeshin nga Greqa dhe bënin rrugën për në Maqedoni e në preklindjen e Kosovës për në veri, fakt ky që vërtetohet se në asnjë rast forcat partizane të Enver Hoxhës as u ndeshën as guxuan të ndesheshin me bishën tashmë të plagosur naziste, e cila edhe ashtu siç ishte katandisur u kallte tmerrin çdo pengese që u dilte përpara. Këtë e dinte edhe Shtabi i Titos, që i kishte “ftuar” partizanët e Enver Hoxhës të “çlironin Kosovën nga pushtuesit e reaksionarët”, por edhe Enver Hoxha në Kucakë. Në fakt Tito siç zbulohet nga dokumentat e fundit në arkivat e Tiranës e Beogradit, i kishte “ftuar” për tjetër gjë partizanët e Enver Hoxhës, dhe ajo “tjetër gjë” ishte ndeshja e kacafytja mes shqiptarësh, siç edhe u bë, duke vrarë njëri-tjetrin, partizanët tanë të këtejshëm me nacionalistët e atjeshëm që nuk pajtoheshin me partizanët e Titos se e dinin se si do i shkonte dhe si i shkoi filli asaj pune kulimash”.
Ndërsa pak më poshtë Elmas Leci konkludon: “Divizionet e Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Shqipërisë u bënë pjesë e vendosjes së regjimit ushtarak në Kosovë për shtypjen e rezistencës kosovare, për ripushtimin jugosllav të Kosovës dhe forcimin e pushtetit ushtarak jugosllav”.
Paraprakisht, para se të paraqes argumentet e kundërta me ato të zotit Leci, po them se kjo pikëpamje e tij është filoserbe, me të vetmin defekt se është tejet e vonuar. Koha, protagonistët dhe dokumentet paraqesin katërcipërisht një tablo krejt të përkundërt me ato që rreket të na paraqesë Elmazi.
Zoti Leci, pyetjes tuaj se, “Çfarë roli luajtën në Kosovë forcat partizane të Enver Hoxhës?”, i përgjigjet shkurt e saktë Komandanti i Divizionit të Pestë i Ushtrisë Nacionalçlirimtare partizane të Enver Hoxhës, (meqenëse kështu e doni ju emërtimin e asaj ushtrie çlirimtare dhe jo të UNCSH), Gjenerali Rrahman Parllaku, i cili komandoi një nga ato divizione shqiptare për çlirimin e Kosovës. Ja se çfarë përgjigje jep Gjenerali në librin e tij “Kosova e lirë, ëndrra e jetës sime”, Tiranë, 2011, f 26-27:
“Me çlirimin e Kosovës divizioni jonë i plotësoi me nder të katër detyrat e ngarkuara nga Komanda e Përgjithshme: (1) Ndihmuam në çlirimin sa me shpejt të Kosovës; (2) nxitëm pjesëmarrjen sa me masive të shqiptarëve në luftë, me qëllim që edhe ata të bëheshin pjesëtarë të Aleancës Antifashiste të Popujve që udhëhiqej nga Anglia, Bashkimi Sovjetik e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që edhe ata të kishin të drejtën për vetëvendosje, pasi deri atëherë kosovarët me Divizionin SS “Skënderbeg” dhe Regjimentin “Kosova” kishin luftuar në anën e gjermanëve dhe me qeverinë Deva-Mitrovica. Kosova ende nuk e kishte përcaktuar pozicionin e saj antifashist dhe kjo ishte në interes të serbëve, për t’i quajtur kosovarët bashkëpunëtorë të nazifashizmit dhe për të vënë në jetë planin e Çubrolloviçit për spastrimin etnik të Kosovës, por, pjesëmarrja e kosovarëve në luftë ua dogji këto plane.
(3) Ndihmuam në ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtare që do të ishin në shumicë shqiptare dhe, së fundi, (4) Goditëm forcat e Grup-Armatës ERE, i dëmtuam e i penguam të mos tërhiqeshin në mënyrë të organizuar në Frontin e Perëndimit, ku synonin të shkonin, si edhe shkatërruam rrugët e tërheqjes së tyre në mënyrë që të humbnin armatimin dhe teknikën e rëndë ushtarake.
Plotësimi i këtyre 4 (katër) detyrave ishte edhe një (5) kontribut tjetër që jepte populli shqiptar në luftën antifashiste.”
Ndërsa në f. 50-52, Gjeneral Parllaku i jep këtë përgjigje historianit Kristo Frashëri në një konferencë të mbajtur në Tiranë më 1993, me temë: “Lufta e divizioneve tona në Jugosllavi”, po citoj: “profesor Frashëri në mes të tjerave tha se forcat e divizioneve tona ndihmuan serbët në luftimet e Drenicës… Kërkova fjalën dhe e nisa me pyetjen drejtuar referuesit: “Profesor, kjo gota që e kam përpara, a mund të ndodhet në këtë moment edhe në tavolinën tuaj? Ai bëri të çuditurin e më tha: “Ç’është kjo pyetje?!”. Iu përgjigja: Po ju pyes, pasi ligjet e fizikës nuk pranojnë që një trup të ndodhet në të njëjtën kohë në dy vende të ndryshme. Kur zhvilloheshin ngjarjet në Drenicë, forcat e divizioneve tona luftonin në Vishegrad e në Bosnjë, e nuk mund të ndodheshin edhe në Drenicë, duke ndihmuar serbët!. Miku im, profesori i nderuar Kristo Frashëri pranoi se ishte një lapsus nga ana e tij për mungesë informacioni.” (f.50).
Në fq.51-52 të po këtij libri, pasi Gjenerali Rrahhman Parllaku përsërit ato çka cituam në f.26-27, vijon: “Divizioni SS “Skenderbeg” e Regjimentin “Kosova” kishin luftuar ne anën e gjermanëve dhe me qeverinë Deva-Mitrovica. Një gjendje e tillë u interesonte serbëve kur ishin në prag të fitores dhe donin që për këtë shkak t’i akuzonin kosovarët si bashkëpunëtorë të gjermanëve, me qëllim që të kishin dorë të lirë nga aleatët për të zbatuar planin e Akademikut Sava Çubrilloviç, dorëzuar Titos, për të bërë spastrimin etnik të Kosovës. Edhe Aleatët me vendimet e tyre kishin lejuar të bëheshin spastrime etnike të gjermanëve, italianëve e aleatëve të tyre. Kështu p.sh. u përzunë miliona gjermanë nga Prusia Lindore, Krakovia, e Sudetët; po ashtu u veprua me italianët, me hungarezët e rumunët. Në këtë kategori Sava Çubrilloviç deshi të fuste edhe Kosovën.
Plani i Çubrilloviçit mbeti në sirtarët e Titos, ai u dogj nga pjesëmarrja në luftë e 50.000 Kosovarëve që luftonin në Armatën e ish Federatës Jugosllave, që e shpëtuan Kosovën nga Blloku Fashist dhe e bashkuan atë me Aleancën Antifashiste të popujve. (Dhe në këtë masivizim të kosovarëve në luftën antifashiste një rol të jashtëzakonshëm luajtën divizionet tona në Jugosllavi. D.G). Si rrjedhojë, nuk mund të përziheshin familjet shqiptare nga trojet e tyre, kur 50.000 kosovarë ishin duke luftuar kundër nazistëve.
Vetëm në divizionin që komandoja unë erdhën vullnetarisht mbi 1600 kosovarë, prej tyre vetëm në dy brigade , tek e III-ta dhe tek e V-ta, kanë rënë dëshmorë 102 luftëtarë kosovarë, duke luftuar në Sanxhak e Bosnjë. . . Me gjithë sakrificat që bënë kosovarët në luftën antifashiste, nuk e fituan pavarësinë e lirinë e tyre, por arritën një fitore të madhe, qëndruan në trojet e tyre etnike. Ata nuk e lanë të shkretë vendin dhe Kosova nuk u bë tokë e serbëve siç ndodhi për fat të keq, me Çamërinë. . . Por u ruajt thelbësorja, Kosova nuk u shkombëtarizua.”
Në përforcim të këtyre të vërtetave mbi “rolin që luajtën në Kosovë forcat partizane të Enver Hoxhës”, na vjen në ndihmë edhe historiani kosovar, Dr. Ali Hadri, me librin e tij “Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë”, Rilindja –Prishtinë – 1971, ku, midis të tjerave, shkruan: “Organizata më masive e Lëvizjes u formua plotësisht në pikëpamje organizative në nëntor 1944. Në këtë periudhë forcohet edhe më shumë bashkëpunimi me Lëvizjen Nacionalçlirimtare të Shqipërisë, jo vetëm në planin politik, por edhe në atë ushtarak. Pjesëmarrja e njësive të UNÇ të Shqipërisë në çlirimin e Kosovës dhe të disa viseve të tjera të Jugosllavisë e forcoi edhe më shumë miqësinë luftarake në mes të dy lëvizjeve çlirimtare fqinje.” (fq. 643-644).
Po të kemi parasysh vitin kur Dr. Ali Hadri ka botuar këtë libër, ka qenë kulmi i acarimeve politike midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë, prandaj dhe ka shkruar me kaq shumë rezerva dhe nuk është zgjatur, pasi dihet se luftimet e njësive UNÇSH filluan luftimet në Kosovë ende pa mbaruar çlirimi i plotë i Shqipërisë. Si rrjedhojë e asaj gjendjeje tepër të tensionuar Shqipëri-Jugosllavi kur Dr Ali Hadri boton historinë e LNÇ në Kosovë, prandaj ai nuk zgjatet e të thotë se formacionet e mëdha të UNÇSH i filluan veprimet luftarake në Kosovë e viset e tjera shqiptare qysh në verën e vitit 1944. P.sh forcat e Brigadës së Parë e të Katërt të UNÇSH dhe të Brigadës Maqedonase hynë në Dibër më 2 gusht 1944 (AQU. Fondi Div.I, kutia 2, dos. 59, f.5) Po ashtu forcat e Br.5 i shkaktuan humbje të mëdha armikut në rajonin e Dibrës gjatë luftimeve 18 – 23 gusht 1944. (AQU, Fondi Div.I, v.1944, kut.1, dos.16).
Forcat e UNÇSH, sikundër dihet, hynë në Kosovë me kërkesë të misioniit ushtarak jugosllav, sikundër shkruan Akademiku M. Apostolski “Osloboditelnata vojno na makedoski naroda 1941-1945’, Skopje, 1971, (pasqyruar në Revistën tonë “Për mbrojtjen e atdheut”, nr.9, 1979, f.33). Sikundër thekson ky Akademik, këtë kërkesë e bëri Shtabi Suprem i UNÇJ, pasi pjesa dërmuese e reparteve jugosllave ishin angazhuar në luftimet për çlirimin e Beogradit.
Atë çka deklaron Gjeneral Rrahman Parllaku, se një nga detyrat e forcave të UNÇSH ishte “pengimi i konsolidimit të njësive armike dhe shpartallimi i forcave të tyre”, e thekson edhe hitoriani I. Antonovski në librin “Formiranje i razavoj Kosovo-Metohiskih”, botuar te revista “Kosova”, nr.4, Prishtinë 1975.
Edhe përsa i përket pjesëmarrjes masive të kosovarëve në luftën antifashiste në periudhën kur shkojnë formacionet tona në Kosovë na e vërteton edhe Buletini i “Buçitjes”, organ i Br. V S, prej dt.5-20 tetor 1944 (AQU, Fondi Br.V, 1944, kut.1, dos.7, fl.131), ku shkruhet: “edhe ato pak katunde që ishin gënjyer nga reaksionarët u kthyen menjëherë me partizanët.”
Besojmë se me këto përgjigje të dokumentuara, i jepet përgjigje pyetjes së Pr. Dr. Elmaz Lecit: “Çfarë roli luajtën në Kosove forcat partizane të Enver Hoxhës?”, dhe i pritet rruga manipulimeve keqdashës për rolin e shkuarjes së divizionit V e të VI të UNÇ Shqiptare në Kosovë e viset e tjera shqiptare në Jugosllavi.
Nuk ka dyshim se rrethanat në të cilat vepruan formacionet e UNÇSH në Kosovë e në viset e tjera ishin jashtëzakonisht të rënda, të ndërlikuara, por edhe vendimtare për të ardhmen e popullit shqiptar. Kjo situatë shtronte detyrë përpara forcave politike që udhëhiqnin kalimin në ato vise të formacioneve tona në Kosovë të përpilonin një program të saktë e të qartë, në të cilin do të gjenin zgjidhje problemet që shtronte koha, si dhe interesat themelore të shqiptarëve në ato vise. Nëse do të qe hartuar një program i tillë, ai do t’u shërbente formacioneve të UNÇSH gjatë atyre luftimeve, sidomos në pranverën e vitit 1945, gjatë periudhës së rikthimit të tyre në Kosovë. Aq më tepër kur dihet se në atë periudhë u konkretizuan planet e fshehta të udhëheqjes së PKJ për ripushtimin e këtyre territoreve, për të cilat udhëheqja e PKSH nuk kishte dijeni.
Kur Prof. Dr. Elmaz Leci mbushte thaset me dinare ne zyrat e Partise Republikane te Farmit Mediut,
Dilaver Goxhes i iku truri, nderroi emrin ne Shpetim Golemi dhe shkoi e luftoi ne radhet e UCK kunder serbeve ne Kosove, prej ku u kthye pa asnje lek ne xhep. Tani e ka zili ish-rektorin e Akademise ushtarake, Profesor Doktorin Leci pse shetit boten ne 300 dite te vitit?!
Autori i nderuar, D. Goxhaj, i ka dhene nje pergjigje meritore atij bastardi, por edhe duhet ta dije dhe ta kuptoje qarte, qysh duhet ta dine dhe ta kuptojne edhe te gjithe shqiptaret, se filoserbizmi nuk eshte ‘filoserbizem i vonuar’ i atij fare Elmas Lecit dhe “patrioteve” e “shqiptareve” si ai, por, poaqe filoserbe eshte edhe “Bota sot” me gjithe stafin e saj profesional filoserb, prandaj edhe publikon shkrime e paçavure te tilla “historike”, qe shtremberojne realitetin historik te kohes dhe ajo qe hedh poshte plotesisht pretendimet “historike” e “shkencore” te atij fare Lecit, eshte thenia e popullit shqiptar per ate kohe te pranise se UNÇSH ne trojet shqiptare ne ish-Jugosllavi: “Pasha ato tri dite Shqiperi!”, qe perputhet plotesisht me theniet e atdhetarit dhe ushtarakut Rrahman Parllaku…
Hiç UDBashat e KOSistat shqiptaro-titista te sojit te Lecit, i gjithe populli shqiptar ne trojet e veta ne ish-Jugosllavi e ka dashur dhe e do edhe sot Enver Hoxhen dhe systemin shqiptar te vlerave.
DRENICA E KUQE
Kur thoni se Elmaz Leci eshte profesor doktor keni fyer formimin, kulturen dhe inteligjencen tuaj, i nderuar Dilaver.
Ne vitet e pas 90-tes, ai, ish gazetari ushtarak jo nje here eshte perpjekur te “korrigjoje” historine. Nuk ka qene i vetmi. Por ne shkrimet qe ka bere ka qene me mediokri. Kete nuk e lot as topi. Keshtu qe nuk ja vlen te merresh me te.
Te verteten ka thene. Brigadat partizane ne Kosove kane vrare vetem shqiptare te cilet ishin sllavo_komunizmin dhe nuk kane vrare asnje gjerman apo serb. Prandaj Kosova mbeti nen regjimin serb. Por shqiptaret ja vrane vellain e Enver Hoxhes Miladin Popovicin. Pra ka arsye te plote ta thote me plote gojen se brigadat partizane ndihmuan Titon per ta ri pushtuar Kosove.
E pashe kete shkrim edhe ne “FL” . Dilaveri eshte jo vetem nje ushtarak me grada te larta dhe me zemer te bardhe , por eshte nje historian kembengules . Eshte nje vlere e shtuar kombetare , kur kemi parasysh edhe pjesmarrien aktive dhe te kualifikuar ne UCK e fameshme . Si mund te marresh guxim , ta quah ushterine NCL, ushteri e Eneverit . Ajo ishte ushtri e popullit dhe shtojce aktive e frontit boteror , anti nazi-fashist. I uroj shendet Dilaver lunxhiotit . Zgalem
Kete qe shkruan sot Elmaz Leci ,une e kam shkruar ne dhjetra shkrime qofte ne Forume dhe Platforma kombetare shqiptare ne Internet qofte nepermjet komenteve ne gazetat Dita,Tema etj.Edhe 30 vjet me pare ne gazetat Republika,Kombi,Balli i Kombit etj.
Qe divizionet e partizaneve te enver hoxhes shkuan ne Kosove per ta pushtuar Kosoven e pamposhtur dhe per t`ja falur dhurate Serbise,kjo sot dihet edhe nga kalamanet
E verteta duhet thene me ze te larte: Nuk luftuan kunder gjermaneve,sepse nuk kishte gjermane ne Kosove.
Luftuan kunder Shqiptareve qe mbronin trojet e Kosoves dhe Malsise shqiptare te Malit te zi nga ripushtimi SerboMalazez.
Bishat partizane te enver hoxhes ne bashkepunim me partizanet serbomalazes kryen masakrat e Tivarit dhe Drenices,.U ndeshen me Forcat Mbrojtese te Kosoves te drejtuara nga Shaban Polluzha,,prandaj lini perrallat me batalionin Skenderbeg dhe regjimentin Kosova.
Per te luftuar Drenicen dhe Shaban Polluzhen shkuat ne Kosove.
Nje faqe e Zeze e historise se popullit shqiptar eshte kalimi i divizioneve partizane filoserbe ne Kosove dhe Malsi,,
Me zi se rrebelimi i brekkusheve te Haxhi Qomilit.
Sot e paskan marre vesh kosovaret,,apo kishin hall mos allnoheshin serbosllavet e Tiranes?
Hajt,me mire vone se kurre.
Shume maskara je ti demo. Partizanet shqiptare nuk luftuan kurre kunder shqiptareve te Kosoves. Luftimet kunder Shaban Polluzhes ne Drenice u zhvilluan ne Shkurt te 1945. Kurse Partizanet shqiptare ishin ne Kosove vetem deri ne Dhjetor te 1944. Pa ate luften heroike te partizaneve shqiptare te Kosoves edhe te Shqiperise mundej qe Kosova te behej si Cameria. Edhe kjo do ishte merita e ju ballistave e zogistave.
Edhe sa per te gjithe lexuesit e gazetes Dita: Komentuesi demo eshte Enver Memishaj nga Vlora edhe ne 1997 Enver memishaj (komentuesi demo) ishte kryetari i SHIK-ut te Sali Berishes ne Vlore edhe vepronte kunder protestuesve qe protestonin kunder Sali serb Berishes. E moret vesh se kush eshte demo?
Edhe emrin, Enver e paska Demo gomari.
Po tek gazeta 55- , me sakte simotra e gazetes Bota Sot ,ke shkruajtur o demo?
Thuaj me mire; ‘kam ngrene mut per tridhjet vjet dhe akoma s’jam ngopur’, he cope legeni!
o demo demo ziu!
E di ate kengen qe i eshte kushtuar nje njeriu si emri juaj:
…murgu demo i ziu demo…
Po ti si i quan formacionet naziskine,Divizionin SS “Skenderbeg” dhe Regjimentitn “Kosova”,te ngritura prej gjermaneve dhe qe luftonin perkrah tyre kunder formacioneve partizane,qofshin ddhe te ish Jugosllavise te Titos,te cilat luftonin per shporjen nga Kosova te ushterise naziste?
A nuk perfaqesojne forca naziste keto formacione,te cilat kerkonin qe ushteria hitleriane te qendronte ne Kosove,posacerisht nen Serbine si pjese e Ish Jugosllavise te asaj kohe?
Ne kushtet kur Aleatet e Medhenj Angli dhe SHBA,lidhen aleance me shtetitn e vetem Komunist te asaj kohe,me qellimin final shkaterimin e shtetit nazist te Gjermanise hitleriane si rreziku me i madh i popujve ne gjithe boten,perse nje shtet i vogel si i yni,dhe posacerisht Ushteria e saj Nacional Clirimtare te mos i bashkohej nje aleance te tille?
A e di se te isha pjese e asaj aleance dhe vecanerisht te perqafoje komunizmin,ishte nje adhurim mbare popullor ne Europen e asaj kohe?
A e di se cilat ishin preferencat epopujve te Frances dhe te Italise ne zgjedhjet e para te mbas luftes?
O MURGU demo:
Shaj e ndaj Enver Hoxhen e mbas Luftes Antifashise Nacional Clirimtare,por qendroi larg dhe fshihu te vertetes Historike.Historia nuk behet me mllefe personale,por mbi bazen e fakteve te verteta dhe nga disa burime.
Edhe nje “burim” uji,mund te jete i qelbur dhe te helmon,por nuk jane te qelbur te gjithe burimet e tjera.Po t’i kerkosh i gjen ….
“Dita”,perse nuk e botoni repliken time me demon?
demir ti ke shkruar gjithandej e je një bqir titist që se ke shokun!!
ti pëson orgazëm sa herë përmëndet titua mor të qifsha robt,kurse në krahun tjetër e quan enverin maskara që “ka mbështetur titon”!!
si ta kuptojmë këtë mor robqirë??
ty të qan shpirti që shqipëria nuk u aneksua nga jugosllavia e titos dhe në krahun tjetër e quan enverin tradhëtar se ishte kundër saj!!
ti e ke pak me ti bo robt!
kuptohet me kllëf,se infektohemi!!
Ky mund te jete me kandar se çdo koqevar.
Je lodh kot o Dilo,Elmaz Leci mbasi perfitoj nga regjimi dikurshem,e jo vetem ai po dhe familja si shume pseudo intelektuale te tjere nderroj lekuren e u be demokrat,Dilo nuk mund te behet dot Elmaz,pastaj ne Bota Sot ka shkruar,gazete te cilen ne ketu ne Zvicer e quajme Borba.
Marrë nga kanga Viktimat e Tivarit, shoqëruar me muzikë vajtimi.
xxxxxxx
Miladini ka shkrue letër/
O Enver, ma shumë se vlla/
Kosovarët më dolën tjetër/
Komunista s’pranojnë me u ba/
xxxxxx
Kur va ve sharrsin n’Krahror/
E ngrenë kokën si antinjeri/
Tiqe shka, shtojnë bre mizor/
Bien e vdesin e quajnë trimni/
xxxxxx
Vras nji… dy deri shtatë….tetë/
Me i friksue e panikue/
Ata s’tremben për kijamet/
Veç ma keq vijnë tu ju tërbue/
xxxxxx
Vllaznit- thonë- i kemi matan/
Rrotullojnë sytë si çelsi n’bravë/
Tek ju shpresa fortë i mbanë/
Komunizmi- thonë- asht për sllavë/
xxxxxx
Këtu nuk kam Envera e Mehmeta/
Që me shqiptarët luajtën mirë/
Nji si ju ndër kta s’mund gjeta/
Komunista kthei me pahirë/
xxxxxx
M’thuej Enver, o ilaç për shqiptar/
Që ke ditë t’jua thyesh besën/
M’thuaj mendimin si Proletar/
Që t’i baj t’jua dëshproj shpresën/
xxxxxx
Enveri mirë ja zgjidhi hallin/
N’saj të serbve kishte fitue/
Të’ detajuar ja ktheu SKENARIN/
Ku pramtonte me NDIHMUE/
xxxxxx
Vazhdon
Ik o psikopat!!
O Tironci,,Po shih dokumentat o tu mbyllte!
Ne dhjetor 1944 forcat partizane hyne ne Kosove dhe pasi pushtuan krejt Kosoven ne mars 1945,jane larguar prej Kosove nepermjet Maqedonise ne vitin 1946.
E di mire kete,sepse ne Maqedoni me urdher te Hito Cakos jane pushkatuar 4 partizane shqiptare te divizionit te V,qe i drejtuan armet reparteve ndeshkimore serbe qe po masakronin familjet shqiptare ne Drenice.
Pse behesh kaq qesharak o demo? (Enver Memishaj e ke emrin)
Keto jane fantazite e tua prej te poshtri edhe asgje tjeter. Partizanet shqiptare nuk ishin ne Drenice edhe as ne Tivar. Ti pushti demo je me te vertete nje intrigant i ndyre ashtu sic kane thene te gjithe per ty ne Vlore ne 1997.
Ky Leci i Shengjergjit duhet te na thote, se çfare formimi ushtarak ka, veç shkolles Skenderbej, qe ne fakt ishte nje lloj gjimnazi me program te ngjeshur. Graden Doktor i shkencave, me sa dime, e ka mbrojtur (para vitit 1990) me temen Ushtria shqiptare kunder NATO – s. Apo nuk eshte keshtu? Titullin Prof. mos e ka marre gjate kohes kur sherbente si shef kabineti i te famshmit Fatmir Mediu – ish minister i Mbrojtjes? Duke qene Prof. a zoteron ndonje gjuhe te huaj? Çfare i kujton pseudonimi Lapsi ketij profesori? Pasi hante e pinte se bashku me shoke ne ndonje familje, a bente raporte, sigurisht prapa shpine? Thjesht sa per infomim i drejtojme keto pyetje zotit Leci.
Ngado qe te sillet problemi ka vetem nje pergjigje ! 29 nentori i vitit 1944 eshte dita e ripushtimit serb te Kosoves !!!
Eshtë dita kur u mbars jot’ëm me serbë.
Ne se Ushtaria NCL Shqiptare nuk do te kishte shkuar ne Kosove per te ndihmuar ne ngritjen e ushtrise partizane shqiptare edhe atje ,e vetmia force e armatosur shqiptare ne Kosove do te ishte Divizioni “SS” Skenderbeu dhe kjo do ti ndihmonte serbet qe te ngrinin akuza kunder shqiptareve , si bashkepuntore te nazzmit . Se cfar fati e priste popullin e Kosoves , ne se do te rreshtoheshin ne anen e te mundurve , pra te nazizmit gjerman , tregon se cfar fati tragjik pesuan shqiptaret e Camerise , te cilet u akuzuan si bashkepuntore te okupatoreve , u vrane , u burgosen e , iu vune zjarrin shtepive , iu rrembyen pronat dhe sot cameve nuk u lejohet te shkelin me ne Greqi ! Kete far Dr.profesor Elmaz Leci e kam njohur personalisht kur punonte si gazetar ushtarak dhe kam ushqyer nje antipati te thelle per te , si nje servil i perunjur e njeri pa dinjitet edhe pse kishte pas hy “vedi ne qef ” . Te faleminderit zoti D.Goxhaj per shkrimin per te nxjerre ne shesh edhe nje here te verteten , ku dhane jeten disa qindra partizane te UNCL Shqiptare .
Leci nje copè servil e kokrra e servilit. Kete pershtypje me ka krijuar. Si gjelle qe i mungon kripa. Pa’ karakter dhe Arrivist i perhershem.
Kundërshtimin e vetë Polluzha e definoji: “Nuk jemi kundër pushtetit të partizanëve, as kundër komunistëve. Në këtë luftë është edhe Shqipëria, e ne nuk mund t’i kundërvihemi nënës. Jemi luftëtarë për liri dhe për nderin e familjeve e të popullit …!”. Sh. Polluzha me ketë deklarata tregoji se është përcaktuar për mbrojtjen kombëtare të shqiptare të Kosovës dhe për zgjidhjen e çështjes shqiptare mbi parimin vetëvendosjes. Ky vendim o mor në Lupç në natën e 20/21 janarit 1945, për qëndresë epike legjendare. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Jugosllavisë partizan- çetnik dërguan kundër çlirimtarëve të Drenicës të komanduar nga Gjenerali Petar Brajoviç me rreth 50 mijë ushtarë me armatim të rëndë kundër për ta luftuar UNÇ të Kosovës të Shaban Palluzhës i cili në Luftën e Drenicës, ishin rreth 500-700 veta. Fadil Hoxha raportonte se: “Forcat e armikut /lexo armikut/ në Drenicë ende nuk janë asgjësuar. Armiku po reziston shumë. Brigadat tona po kalojnë njëkohësisht në sulm, kështu që armiku vetëm në një sektor po mund të rezistojë. Është e domosdoshme që nga të gjitha anët të bashkohet rrethimi dhe të kalohet në një sulm të përgjithshëm, derisa të eliminohet armiku”.
/Arkivi i Luftës NÇ të Jugosllavisë, nr.9-4 kutia 1411, v.1945/
Pas 28 ditë luftimesh u vranë edhe Mehmet Gradica, Miftar Bajraktari dhe djali i Shaban Polluzhës, Tafa dhe u plagosën rreth 430 luftëtarë nga Drenica, asnjë nuk u zu rob, u grabitën dhe u dogjën mbi 150 shtëpi; 6 000 banorëve të Drenicës, Vushtrrisë dhe Mitrovicës me rrethet iu grabit i tërë ushqimi dhe pasuria e luajtshme.
Kosovaret e kane ne gjak mosmirnjohjen. Te kane “vella” derisa hedhin “lumin” pastaj po te kene mundesi edhe te fundosin. Shikoni 1998 , i priten me sa kishin mundesi shqiptaret, kur iken thane qe na ropen shqiptaret dhe se kushtet nuk ishin te mira..
Prej Fatit te Camerise Kosoven e shpetoi Batalioni i Saban Polluzhes,qe shpartalloi Forcat shoviniste te ultrashovinistit Drazhe Mihajllovic.Ky ishte varianti serb i ultrashovinistit grek Napoleon Zerva.
Nazakra e Camerise ndodhi gjate vitit 1944 kur trupat gjermane ishin ne Greqi,ndersa burrat e Camerise u bashkuan me EAMin per te luftuar gjermanet..
Shaban Polluzha nuk u bashkua me partizanet serbe per te luftuar gjermanet(si vepruan camet),por Organizoi burrat e Drenices per te luftuar serbet e armatosur qe sulmuan Kosoven ne vitet 1943-1944,qofte te djathtew ,qofte te majte.
Kjo e shpetoi Kosoven.