Specialistët e Seksionit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1, kanë arrestuar shtetasit Klodian Çela, 42 vjeç, banues në Tiranë si dhe Fridiol Kushova, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Në brendësi të automjetit tip “Toyota” u është gjendur një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Klodian Çela është gjetur lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje te narkotikeve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
