Pa Mesin, Barcelona ngre flamurin e bardhë

redaktor

Edhe pse spanjollët e Barcelonës kishin shpresuar se mund të përmbysnin rezultatin 4-0, ka qenë sërish Bajerni që ka dominuar ndeshjen edhe në Kamp Nou.

Lionel Mesi, lojtari më i mirë në botë, e ka nisur ndeshjen nga pankina per shkak demtimi dhe nuk eshte aktivizuar fare, duke ulur ndjeshem moralin e katalanasve.

Ndërkohë Bajerni ka arritur të mbrojë mirë rezultatin në pjesën e parë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me një barazim.

Por në pjesën e dytë vjen menjëherë një supergol i Arjen Roben, atij që kishte humbur dhe një shans të mirë në pjesën e parë. Roben merr një top të mirë, driblon mjeshtërisht dhe në minutën e 48-të shënon golin e parë.

Kaq duhet dhe Barcelona nuk është më në fushë.

Pak minuta më vonë shënon edhe mbrojtësi Pike në minutën e 72-të, por jo në portën e Bajernit, por në portën e tij, duke e çuar rezultatin në tre me zero.

I përhershmi, ose makthi i Barcelonës, Tomas Myler, shënon golin e tretë pas një pasimi nga ana e Riberi në minutën e 76-të.  Me tej takimi eshte quajtur i mbyllur me raste sporadike dhe me perpjekje te deshtuara te Barcelones per golin e nderit.

Share This Article
1 Comment
  • Kuta per barcelonen ishte vetem spekullative,1.80 kurse per bajern 4.5 shumica e 90% zgjodhen barcelonen fituese,ashtu si realin pra 1-shin kuta 1.80 dhe Mesi per cudi nuk u fut ne loje?
    Ishte i demtuar?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *