Presidenti Duka përmes letrave të veçanta, ka falënderuar të gjitha institucionet që ndihmuan për suksesin e arritur me organizimin e finales së Conference League.
Ai i ka dërguar falënderim Kryeministrit Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj, AMA-s, Aeroportit të Rinasit, Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Tatimeve, Drejtorisë së Doganave, zjarrfikësve, urgjencës kombëtare.
Të mërkurën e 25 Majit 2022, në Stadiumin Arena Kombëtare, kulmoi Finalja e UEFA Conference League, me triumfues ekipin e Romës, ku ndoqëm një performancë e një ndeshje spektakolare edhe nga ekipi i Feyenordit.
25 Maji tashmë është skalitur në memorien e Futbollit Europian si finalja e parë e këtij kompeticioni, në historinë Shqipërisë dhe kryeqytetit tonë, Tiranës. Nga dita e parë besuam në organizimin e këtij eventi sfidues dhe sot jemi krenar që u kthyem në kryeqendrën Europiane, nga ku përcollëm emocione për qindra milion njerëz anembanë botës.
Tirana u shndërrua në shtëpinë e mijëra e mijëra vizitorëve që mbushën sheshet e rrugët tona duke festuar, e sërish treguam se mikëpritja është tipar genetik i kombit tonë. Jemi të vetëdijshëm që ky sukses, ishte rrjedhojë e një bashkëpunimi të shkelqyer institucional, e një pune
të palodhur të çdo punonjësi e zyrtari dhe të një gatishmërie të pakushtëzuar për të nderuar angazhimin e vendit tonë, Shqipërisë.
Ja dolëm të organizojmë një finale të denjë për çdo vend të përparuar Europian, e kuruar në çdo detaj dhe gjejmë rastin të përcjellim një falenderim e mirënjohje të përzemërt! Në 25 Maj jemi ndjerë të gjithë krenar e fituesi i vërtetë i kësaj finaleje është vendi yt”, ka shkruar Duka.
a.m/dita
Korbi Korbit,s`ja nxjerr syte.
Kur gjendet gjuha e perbashket dhe punohet me qellime te mira natyrisht edhe rezultati do te jete ai i priteshmi.U organizua nje ndeshje sportive shume e mire.Po a mund te veprojme me bashkepunim ne cdo fushe te jetes?Natyrisht,mundesit jane,por na mungon vullneti dhe nuk na lejon grykesia.
copa kurvash
Jam100% me komentin e demo-s