Finalja e Conference League, mbërrin në Portin e Durrësit autobusi zyrtar i Romës

J L

Dy ditë para finales së Conference League, në Durrës ka mbërritur autobusi zyrtar i skuadrës së Romës, i cili do të marrë ditën e nesërm skuadrën në Rinas.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama, i cili ka postuar edhe një foto në Facebook.

“WELCOME – Mbërrin në Portin e Durrësit autobuzi zyrtar i Romës, i cili do të marrë nesër skuadrën në Rinas”, shkruan Rama në Facebook.

Skuadra e Romës do të përballet me Feyenoord  në finalen e Conference League, e cila do të luhet në Air Albania në Tiranë.

j.l./ dita 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *