Finalja Francë – Kroaci në Botëror, mbyll Kullën Eiffel

Leda Hysa

Ditën e diel kur do të zhvillohet edhe ndeshja finale e “Botërorit”, Kulla Eiffel do të jetë e mbyllur.

Kjo do të vijë si pasojë masave të sigurisë që ka marrë policia, pasi të dielën pritet të marrin pjesë dhjetëra mijëra persona.

Për motive sigurie, policia e Parisit ka kërkuar mbylljen e Kullës Eiffel,” bën të ditur shoqëria e menaxhimit SETE, duke shtuar se personat që kanë bileta të prenotuara do të rimbursohen.

Simboli francez do të jetë i mbyllur edhe gjatë të shtunës së fakt, për shkak të festës kombëtare të marrjes së Bastijës.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *