Finalja Kukësi-Laçi, drejt gjykimit me arbitra shqiptarë

redaktor

Do të jetë Kukësi-Laçi. Në FSHF është hedhur shorti për të përcaktuar skuadrën pritëse të finales së Kupës së Shqipërisë që është programuar për këtë të Premte dhe ky nder i takon nënkampionëve të Shqipërisë. Gjithsesi përcktimi i skuadrës pritëse ka të bëjë vetëm me modalitetet pasi takimi luhet në “Qemal Stafa” si dhe faktori fushë nuk ka të bëjë me shpërndarjen e biletave që do të jenë në kuota të barabarta 50 me 50 për të dyja skuadrat. FSHF ka përcaktuar madje edhe sektorët e rezervuar për dy tifozeritë përkatëse duke konfirmuar lënien bosh të sektorit D2 për të krijuar një hapësirë mes ty tifozerive.

Një vendim i tillë është marrë si masë parandaluese për incidentet e mundshme, gjithsesi historia tregon se një veprim i tillë nuk ndihmon estetikisht krijimin e një ambienti të denjë për një finale dhe shembulli ka qenë pikërisht një finale Kupe Tirana–Skënderbeu e edicionit 2011-2012. Ende nuk është përcaktuar ndërkohë çështja më e mprehtë që ka të bëjë me takimin, trupa gjykuese që do të ketë përgjegjësinë për të dhënë drejtësi.

Pavarësisht kërkesës fillestare të Kukësit për një treshe arbitrash të huaj, në Federatën Shqiptare të Futbollit duken të orientuar për një trupë gjyqtarësh shqiptarë, çka do të ishte në të njëjtën kohë edhe një shpërblim për xhaketat e zeza në përfundim të një sezoni, që evidentoi rritjen e nivelit të tyre me pakësimin e vendimeve të kontestueshme nga aktorët e këtij edicioni.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *