“Finalja në dorë të Messit, do t’i shtroj tapetin e kuq”

anazapta

Shtatë gishta dhe kënga “Më thuaj Brazil si ndihesh”. Është Diego Maradona që provokon sërish rivalët brazilianë, teksa këndon në ekstazë mes korit të gazetarëve argjentinas. Pas festës spontane, “El pibe de oro” u bë serioz dhe foli me fjalët më të mira për Lionel Messin. Maradona komentoi edhe zërat se një sukses i djaloshit nga Rosario mund të nxisë xhelozira dhe rivalitet mes të dyve.

“Duan të shkatërrojnë një miqësi që nuk mund të shkatërrohet sepse Messi është një njeri i mirë, ashtu si unë. Nëse Leo duhet të më parakalojë për të marrë Kupën e Botës në duar, atëherë do t’ia shtroj me kënaqësi tapetin e kuq. Pa dyshim që do të jetë ai që do të vendosë në këtë ndeshje. E vetmja frikë që kam është lodhja, por Messi duhet ta kuptojë se nuk mund të jetë i lodhur pikërisht në fund”, tha legjenda argjentinase. Për herë të tretë në histori, Kupa e Botës ndodhet në të njëjtin kryqëzim. Në njërën anë ndodhet Gjermania dhe në anën tjetër Argjentina. Maradona është i lumtur për këtë akt të tretë, edhe pse gjigantët europianë ngjallin panik pas shkatërrimit që i bënë Brazilit.

“Gjermania nuk është një mision i pamundur. Argjentina mund t’ia dalë. Kundër Algjerisë pamë një Gjermani, ndërsa ndaj Brazilit pamë një tjetër. Të gjithë prisnim brazilianët në finale, ndërkohë që Argjentina është forcuar nga ndeshja në ndeshje. Edhe njëherë Argjentina ndodhet në majën e futbollit. Fanella jonë e kishte humbur prestigjin e dikur”, shtoi Maradona.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *