Financat publikojnë udhëzimin e plotë të procedurave tatimore

Dita

Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore, të kontestuara nga shoqatat e biznesit, duket se nuk e kanë stepur qeverinë për të zbutur masat ndëshkuese.

Kështu Ministria e Financave ka publikuar variantin zyrtar të Udhëzimit në zbatim të Ligjit të Procedurave Tatimore, pas ndryshimeve që hyjnë në fuqi në datën 12 Nentor 2015. Ky udhëzimi i procedurave sqaron, se si do të veprohet në rastet e tatimorëve që kanë konflikt interesi, si do rregullohet shitja me shumicë, certifikimi nga kompanitë audituese, mbledhja me forcë e detyrimeve tatimore, sanksionet në rast se shitësit me shumicë nuk kanë dokumentet justifikuese tatimore, gjobat për moslëshim fature si dhe autofaturimi për tatimpaguesit, të cilët, deri në datën 31.12.2015, me vullnetin e tyre deklarojnë dhe për pasojë korrigjojnë një deklaratë tatimore të plotësuar qëllimisht gabim, raporton Scan.

Çdo tatimpagues, i cili konstatohet se kryen veprimtari në adresa të padeklaruara, për të cilat nuk ka kryer përditësimin e të dhënave, në përputhje me nenin 43 të ligjit të procedurave tatimore, por mallrat që mban në ruajtje, përdor apo transporton janë të shoqëruara me dokumente tatimore, dënohet me gjobë prej 500 000 (pesëqind mijë) lekësh.

Çdo blerësi, person fizik, juridik ose individ, i lind e drejta të mos kryejë transaksionin për vlerën e mallit ose shërbimit të ofruar, nëse shitësi nuk lëshon faturën tatimore ose kuponin tatimor, në përputhje me këtë ligj.

Për këtë qëllim, tatimpaguesi detyrohet të afishojë në një vend të dukshëm, në adresën ku kryen veprimtarinë, një njoftim për blerësin në përputhje me këtë nen.”.

.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *