Financat shqiptare dhe dy sfidat e 2014-ës

anazapta

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani zgjodhi dje auditorin e studentëve të një Universiteti privat, për të ndarë shqetësimet dhe arritjet e qeverisë nga ana ekonomike në këta muaj drejtim të vendit. Duke folur me gjuhën e shifrave, ministri bëri  një prezantim të shkurtër të asaj se si i gjetën financat e shtetit shqiptar pas 23 qershorit, duke u fokusuar më shumë në atë çka duhet të realizohen deri në fund të këtij viti. Dy janë sfidat kryesore, sipas shefit të financave shqiptare: Skema e pensioneve dhe sektori energjetik. “Pensionet po mbahen nga buxheti i shtetit, por nuk mund të vazhdojë gjatë kështu. Me këto tregues, pa realizuar reformë, them pa frikë se kjo skemë, e cila duhet të vetëfinancojë pensionet është gati e falimentuar”, u shpreh Cani. Për të shpëtuar këtë skemë ai cilësoi se “deri në fund të vitit skema del e plotë, bashkë me ligjin, dhe shqiptarët marrin një drejtim në skemën e pensioneve. Kuptohet që nuk ju thashë që Shqipëria zgjidh njëherë e mirë skemën e pensioneve, sepse skema ka plot shtylla që duhen avancuar, por shmang rrugën drejt falimentit”.  Ndërsa duke u ndalur në sektorin energjetik, ministri Cani u shpreh se “operacioni është shumë, shumë i thellë, dhe një operacion që kërkon riformatim nga e para. Nuk mungon vullneti, nuk mungon dëshira, natyrisht që nuk jemi të vetëm në këtë punë, ne vazhdimisht po punojmë sidomos me Bankën Botërore, pasi ajo është më e angazhuar”. Për këtë sipas tij më parë duhet zgjidhur çështja e CEZ-it. Në këtë pikë ai u shpreh se “bisedimet vijojnë dhe besoj se do të gjendet ajo që është më e mira për Shqipërinë. Me zgjidhjen e CEZ-it, vjen hapi tjetër drejt problemit të dytë, ku gjysma e shqiptarëve nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike. Problem është energjia elektrike që KESH blen te privati, me çmim aspak logjik, sikurse e shet me tarifë jashtë logjikës ekonomike”.  

 

Klima e biznesit dhe si mund të injektohen paratë në ekonomi

Një tjetër çështje të nxehtë që preku Cani, ishte ajo e biznesit referuar këtu faktit që për shumë vite qeverisja e kaluar nuk i ka paguar detyrimet ndaj tyre. Për të zgjidhur këtë çështje qeveria është angazhuar në pagesën e borxheve e ku ministri dha dhe alternativat se si para duhet të injektohen në ekonominë e vendit duke shënuar rritje të saj. Ndaj sipas tij është parashikuar për vitin 2014-n rreth 1.1 miliardë dollarë investime dhe shlyerje detyrimesh të prapambetura.  Pra ku likuiditet në treg ku duhet të çojë. Ose do të rivërë në kapacitet të plotë biznesin, ose do të mendojë për investime të reja, ose do të shkojë për të shlyer kredinë që ka marrë dikur tek një bankë, por nuk e shlyente dot. “Të treja këto rrugë do të çojnë drejt përmirësimit të klimës së biznesit dhe drejt investimeve të tjera që rrjedhin prej kësaj strategjie”, cilësoi ai. “Doemos që pritshmëritë për  gjysmën e dytë të vitit janë që të tre këta faktorë, përfshi dhe uljen e kredive të këqija do vijnë në përmirësim, dhe po erdhën në përmirësim doemos që bankat do të bëhen agresive për të dhënë  kredi dhe kështu ristarton ekonomia.  Natyrisht që ristartimi është që këtë vit të kemi një  rritjen ekonomike 2.1 %”, u shpreh Cani.

 

Deri në fund të vitit do të shlyejmë 500 mln usd

Injektimi i rreth 1.1 miliard lekëve në ekonomi nëpërmjet investimeve publike, si dhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura, po japin efekte pozitive në klimën e biznesit dhe ekonominë e vendit. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, u shpreh, se deri më tani  janë shlyer 240 milionë dollarë, ndërsa pretendohet se deri në fund të këtij viti të shlyhen rreth 500 milionë dollarë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *