“Financial Times”, në një artikull të botuar së fundmi shkruan se “çështja në zhvillim e Ballkanit jugor, lidhet me një pyetje, se a do të jenë shqiptarët etnikë të rajonit të kënaqur, nëse do të mbeten të shpërndarë në tre shtete – Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut – ose nëse disa, ose të gjithë do të kërkojnë të bashkohen në një Shqipëri të Madhe”.
“Çdo lëvizje e tillë mbart një rrezik të lartë për përfshirjen e rajonit në dhunë. Politikanët shqiptarë etnikë në të tri komunitetet duhet të tregohen të përmbajtur. Megjithatë, në këmbim, politikanët e BE dhe rajonalë të Ballkanit, duke përfshirë edhe ata në Shkup, duhet t’i sigurojnë të gjithë shqiptarët se aspiratat e tyre për prosperitet, të drejtat civile dhe integrimin evropian po marrin vëmendjen e duhur”, thuhet më tej në këtë shkrim.
“Financial Times” më tej citon: “BE duhet të hapë dyert për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. Idealisht, BE do të nisë bisedimet e pranimit këtë vit me të dy shtetet. Anëtarësimi në BE do të ndërtonte mbi ‘Prespën’ duke e bërë të parëndësishëm kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ashtu siç e kishte dëbuar shumë kohë spektrin e mosmarrëveshjeve kufitare midis Francës dhe Gjermanisë.
Ndërkohë, fillimi i bisedimeve për hyrjen në BE me Shqipërinë duhet të frenojë tundimin e nacionalistëve në Tiranë dhe Kosovë – një shtet me shumicë shqiptare etnike – për të shfrytëzuar ankesat midis shqiptarëve etnikë të Maqedonisë së Veriut”.
v.l/ Dita

Autori “ka harruar” Malin e Zi dhe… Greqine, e cila vetem kerkon leshime nga qeverite shqiptare per te ashtuquajturin minoritet grek, nderkohe qe Cameria dhe ceshtja came dhe trojet e tjera shqiptare ne Greqi, kane Rene be gjum letargjik.
Kjo BE po turfullon kunder qeverise Kosoves per taksen mbi mallret serbe, kuptohet si do i shkoje pallma ne qiell sikur shqiptaret te kerkojne bashkim kombetar (te nxitur nga Rusia, sigurisht)!
Rrini mire ashtu si jeni,,Ka sakrifikuar Amerika dhe popullsia e Kosoves, Jo per tu perfshire ne aventurat e Qeveritareve re korruptuar te Tiranes.
Nuk e shihni si po humbasin miljarda euro ne gjyqe te kota nderkombetare.Keta dine concessione,PPpra tendera dhe pastaj e hane,paguan populli per ta.
Keta nuk qeverisin dot nje fshat me 2 miljon banore..
Vaj halli te kishin nen hyqem shtete si Kina!
Zgjidhja per shmangjen e te drejtes historike te shqiptareve ne rajon per bashkim , eshte integrimi ne BE.
Ashtu sic citon dhe shkrimi integrimi do i bente popujt e Ballkanit te harojne ndasite dhe kufijte.
Te qenit ” shtetas i BE ” ne pasaporte i jep fund njehere e mire percaktimit te Ballkanit ” si fuçi baruti!”
ne jemi te bashkuar ,
s’kemi c’ti kerkojme askujt
te tilla deklarata jane te pavenda ,provokuese .
qeverrite te pershpejtojne procedurat e unifikimit
pa zhurme e deklarata .gjithcka eshte ceshtje e brendeshme shqiptaresh .# nga c’interpretohet nga bota e huaj ,
qe ne cdo kohe te historise ,
na ka percare – shperndare neper bote ,
coptuar si komb ,
e ngjyrosur e veshur ,
ndryshe nga Veshja jone Kombetare Shqiptare .
Nji shtet i unifikuar ben nji shqiperi te pasur ,me te forte ,
me dinjitoze perball cdopkujt
me te mireqene .
Vetem kujdes mos te hyj brenda krimi i huaj Tradhetia
prej se ciles ka humbur gjithmone shqiptaria .
kaq shekuj Histori pabesish tradhetish percarje
paguar me copetime e gjak shqiptaresh ,
duhet te ken qen Lexione te Mjaftushme per shqiptaret .
Eshte ko´ha jone , koha e Shqiptareve .
O sot , o kurr .
Po, po shqiptaret do te permbahen si dy Gjermanite.
Ne disa fushata te punojme se bashku po,kurse te bashkohemi jo pse?jo me kete qeveri,as me Lulzimin,as me Berishen,e sidomos aspak me Moniken (ndoshta me Spartak Ngjelen).
Populli yne nuk po sheh nje dite te bardhe me keto kufij ekzistues,e jo me te bashkohen pese pjese te tjera,qe kane doke e zakone te ndryshme.
Vetem nje burre i mbante si nje trup bashkuar te gjithe shqiptaret…e ai i vuri krahet dheut,prandaj mos shihni enderra me sy hapur.
2 milion ka sot Shqiperia dhe njeri i lutet BE per ta pranuar ,kurse tjetri u lutet te mos na pranoj.
Imagjinoni se c’ndodh po u be nje shtet me shqiptare,kosovare,mamazes,maqedonas,vorioepiriote……..akatamenos,thote fqinji i jugut.
Ne shqiptaret po nuk jetuam te gjithe bashke ne nje shtet te vetem do te kemi gjithmone ne krye monstra dhe perbindesha si Sali Berisha Ilir Meta Edi Rama.Prandaj na duhet bashkimi kombetar per te shpetuar nga zgjedha dhe perbuzja e ketyre veglave te sllavo-grekeve dhe ti kthehet dinjiteti kombit tone.