Financial Times: Romancës “Francë – Gjermani” i ka ardhur fundi

Ornela

 

Gjermania dhe Franca kanë qenë gjithmonë në gjendje që të arrijnë një marrëveshje në shumë çështje të rëndësishme për Europën. Megjithatë, kriza greke ka treguar se “romanca” midis dy qendrave evropiane të pushtetit po mbaron.

“Sistemi franko-gjerman është testuar deri në limit”, shkruan këshilltari special i “Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike”, François Heisbourg në një artikull për “The Financial Times”. “Dështimet e javës së kaluar kanë thelluar dhe zgjeruar krizën”, thotë eksperti. Duke iu referuar një Grexit-i të mundshëm, Berlini tregoi se ekonomia triumfon mbi konsideratat politike dhe strategjike. Dhe qasja e Gjermanisë është qartësisht e ndryshme nga ajo e Francës, e cila synon ta mbajë Greqinë në eurozonë.

Këtë herë të dyja vendet morën atë që donin: Gjermania fitoi rreptësi në politikën buxhetore të Greqisë pa një ristrukturim të borxhit, ndërsa francezët arritën ta mbajnë Greqinë në eurozonë. Megjithatë, thotë Heisbourg, nëse kriza greke përsëritet, angazhimi mes Berlinit dhe Parisit do të jetë i pamundur. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të kërkojë sërish një “Grexit” dhe presidenti francez, François Hollande, do të përballet me një zgjedhje të vështirë: të shkojë drejt rrjedhës së “Grexit”, e udhëhequr nga Gjermania, qartësisht në rolin e vartësit, ose të bëjë një betejë të humbur për të parandaluar që një shtet të jetë i detyruar të dalë nga familja evropiane.

Është shumë e mundshme që ngjarjet e javëve të fundit të përsëriten, thotë Heisbourg. “Edhe bashkë-menaxhimi franko-gjerman nuk do të jetë në gjendje të arrijnë një kompromis të realizueshëm. Ndryshimet që ndodhin në prapavijë qëndrojnë në faktin se mes Berlinit dhe Parisit nuk mund të ketë më forcë për projektin e përbashkët të integrimit europian. Refuzimi i Francës në vitin 2005 për të ratifikuar Kushtetutën e BE-së ishte një pikë kthese. Pas kësaj, marrëdhënia u bë utilitare dhe si rezultat, ditët e afrimit maksimal mes vendeve të BE-së mund të shkojnë drejt një fundi”, përfundon Heisbourg.

Share This Article
2 Comments
  • Populli Francez dhe Gjermane jane te lidhur forte me njeri tjetrin … Populli francez eshte kundra presidentit te tyre … Mendoj se ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale , Franca do te kete nje personazh me te mire se Francois Hollande … I cili do ti lidhi fort marredheniet me Gjermanine … Shume Politikane Europiane po ndjekin politikat e Lindjes ne vend te Perendimit … Po perpiqet me cdo kusht te krijohet nje destabilizim ne Europe … Vendet qe jane ne krize , duan te krijojne nje percarje ne Europe … Por Gjermania po tregon dhembet , po e fik zjarrin qe perpiqet te djeg vendet qe po punojne dhe jane larg krizes …

  • SCHAUBLE E THA HAPUR NE PRILL.

    KOLEGU IM FRANCEZ ESHTE SHUME BURR I MIRE, POR FRANCA DUHET TE BEJE REFORMAT, NDRYSHE DO TE HAJE TE GJ…..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *