Finlanda synon të eksportojë lumturinë përmes shkollave

J L

A mund të eksportohet lumturia?  Finlandezët mendojnë që po.

Finlanda është shfaqur si kombi më i lumtur në botë, dhe kjo për të disatën herë.

Edhe pse një koncept  relativ, vendi nordik me vetëm 5.5 milionë njerëz, vendosi vendin e parë në Raportin Botëror të Lumturisë të OKB si në 2019 dhe 2018. Për më tepër, ai është renditur vazhdimisht në top 10 që nga raporti i parë në 2012.

Pavarësisht dimrave të gjatë e të ashpër, pikëpamja pozitive e finlandezëve rritet nga nivelet e ulëta të krimit, kujdesi i përballueshëm ditor për fëmijët, kujdesi shëndetësor i subvencionuar  dhe edukimi falas.

John Helliwell, redaktor i Raportit Botëror të Lumturisë,  deklaroi për CNN se fëmijët finlandezë  dalin me rezultatet më të larta në renditjen e arsimit të OECD- së në Pisa.

“E njëjta gjë tani  po ndodh me lumturinë, lidhur me jetën në tërësi”, tha ai.

Kjo është arsyeja që një shkollë finlandeze ka hapur degë jashtë shtetit, duke eksportuar mësimet e saj në nivel global si një përpjekje për të përhapur dhe shitur këtë lumturi.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *