Ish-kryeministri dhe ish-kreu i bashkisë Gjirokastër, Bashkim Fino propozon kufizim të mandatit të të zgjedhurve vendorë.
Ish-kryeministri dhe ish-kreu i bashkisë Gjirokastër, Bashkim Fino propozon kufizim të mandatit të të zgjedhurve vendorë.
Gjatë diskutimit të ligjit në Kuvend për qeverisjen vendore deputeti socialist deklaroi se shumë shpejt do të sjell një amendim ligjor për këtë çështje.
“Unë jam që kryetari i bashkisë pas kësaj që do vijë për 21 qershor të zgjidhet 2 herë. 4-vjeçarin që nis më 21 qershor të këtij viti dhe një 4-vjeçar tjetër dhe më pas të mos zgjidhet më,” tha Fino.
Në komision pati diskutime edhe në lidhje me zgjedhjen e këshillave të qarkut pasi sipas deputetit Oerd Bylykbashi zgjedhja e tyre duhet të jetë në përpjesëtim të drejtë.
Edhe për këtë çështje deputeti Fino kërkoi që të ndryshohet Kushtetuta dhe zgjedhja e tyre të bëhet me votë të drejtpërdrejt nga populli.
“Për qarqet kam dy mendime. Ose t’i shkrijmë fare ose t’i bëjmë qarqe të forta rajonale, me zgjedhje të drejtpërdrejtë nga populli.”
Projektligji për qeverisjen vendore u miratua vetëm me votat e mazhorancës .

Nuk arrij ta konceptoj e jo me ta kuptoj kete kerkese te Baçit!Mos do te thote qe “Nuk ka lezet se duhet te hane te gjithe”!Ne boten perendimore o Bashkim Fini(o)kohezgjatja e te zgjedhurit varet nga populli i ketij qyteti e jo nga nje parlamentar qe ve regulla e afate ne kohe se sa duhet te qendroje ne krye te bashkise nje i zgjdhur !Absurditet kudo e sido!
Jane bere kryetaret e bashkive si pashallare.Jo nje e dy por me kater mandate kane .I ndryshoni,para se ti kepusin me vote qytetaret.Ka leshuar thentakulat oktapodi Qazim Sejdini ne Elbasan,i rremben sheshin e kinemane 11 nendori qytetareve dhe ngre pallat mu ne rruge.Po ka qever ky vend,qe nuk ja prish pallatin?Po prishin shtepite 200 vjecare,per te hapur rruge,dhe ngushtojne bulevardin per pallatin e Qazimit..PD e Berishes i dha doganat,PS e Nanos e beri prefekt,PS e Edit dy here kryetar bashkie.Kot s`ka dale ajo llafja;Qingji mire pi dy dele,Qazimi pi gjithe tufen.
Po deputetet sa mandate duhet te kene o Zoti Fino apo per ju te famshmit nuk duhet te kete limite.