Deputeti Bashkim Fino, në një intervistë në MAPO, flet për problemet e brendshme në Partinë Socialiste dhe në qeverisje.
Fino thotë se Rama duhet ta lexojë mirë duartrokitjen e Asamblesë kur shpalli Erjon Braçen zv.kryeministër.
Ish-kryeministri mbështet rikandidimin e Veliajt, por deklaron se ai do diskutohet në parti si gjithë të tjerët.
Për kritikat e Dades ndaj Ramës, Fino thotë: Arta ka të drejtë. Më poshtë, pjesë nga intervista e tij në gazetën MAPO:
–Duket se jeni ndër të paktët socialistë që u keni mbijetuar ndryshimeve, tani që kthimi i Partisë Socialiste në Rilindje është një fakt…
Unë nuk mendoj kështu. Mendoj se prurjet e reja i bëjnë mirë çdo force politike dhe zëvendësimi i brezave është i domosdoshëm edhe në politikë. Por, në politikë, sipas meje duhet të ndodhë pak më ngadalë në sensin që eksperienca që kanë politikanët e vjetër, jo në moshë, por në kohëzgjatje, është një investim i vyer për të rinjtë. Nga kjo pikëpamje, në politikë duhet të jetë pak më ndryshe se në fushat e tjera të jetës. Po të shikosh PS-në sot ka nga të gjitha moshat në përbërje të grupit parlamentar, në përbërje të drejtuesve në institucione të tjera të shtetit dhe qeverisë. Po të marrim Ramën për shembull, unë dhe ai kemi të njëjtën moshë biologjike, po mund të jem unë më i vjetër në parti, që do të thotë që ndihmesa që japim ne të dy në rastin konkret, por dhe të tjerë, është e nevojshme.
Në PS ka afrime të reja, por nuk mund të them që ka largime. Në funksionet politike të partisë jemi të gjithë, sepse nuk është vetëm grupi parlamentar, është asambleja dhe organe të tjera drejtuese. Nuk po flas këtu vetëm për ministrat apo zv.ministrat. Përfaqësimi politik, sidomos në grupin parlamentar, është gjithëpërfshirës. Përfaqësimi politik i grupmoshave në parti është i ndërthurur. Mund të ketë vërejtje për këtë, por për mua është e ndërthurur.
–Si e lexoni qeverinë “Rama” që u prezantua këtë fillim viti?
Qeverinë e re e lexoj si një qeveri të bërë në rregull nga ana kushtetuese, e cila e përcakton qartë se përbërja e qeverisë është detyrë e Kryeministrit. Nga kjo pikëpamje, nuk kam të drejtë të komentoj anën kushtetuese të ndryshimeve.
Por miratimi që i kemi bërë ne është politik dhe për sa i përket pjesës politike, mbase, personalisht mund të mos isha dakord. Por, mund të mos kem qenë dakord edhe me ekipin e mëparshëm. Megjithatë, jam i mendimit që kur ti bën një ekip dhe kur ke një skuadër, siç është grupi parlamentar apo Partia Socialiste, ajo është skuadra jote. Ti je kapiten i asaj skuadre, e ke zgjedhur vetë, e ke drejtuar vetë në këtë 1 vit e gjysmë parlament pas zgjedhjeve të 2017. Do të thotë që kjo përzgjedhje që ti ke bërë, është brenda skuadrës, janë këtu njerëzit që ti mund të ndërrosh gjatë lojës për ndonjë impuls të ri etj.
Kjo është njëra pjesë që diskutojnë njerëzit dhe socialistët. Por kapiteni, që është kryeministri, mund të “blejë” lojtarë nga jashtë, e përsëri është e drejtë e tij. Kjo nuk do të thotë që pjesa që është këtu, është jashtë vëmendjes.
Sepse, pa grupin parlamentar, qeveria “Rama2” nuk do të kishte jetë. Është grupi parlamentar që mban në jetë qeverinë “Rama2”, ashtu siç mbajti qeverinë “Rama1”, pra që do të thotë që të gjithë jemi pjesë e lojës.
Bëra këtë krahasim për të thënë se mund të ishin edhe emra të ndryshëm për të konkurruar dhe për t’u bërë ministra. Por kjo është çështje e tij personale dhe i takon atij ta vendosë. Tani jemi në momentin që është bërë qeveria dhe po shohim si do të vejë puna e saj, dhe në bazë të kësaj do të gjykojmë.
-Zgjedhja është personale, por kostoja e qeverisjes nuk është personale, është dhe e juaja dhe e Partisë Socialiste. Çfarë do të bëjë grupi parlamentar për ta mbajtur në vëzhgim qeverisjen?
Natyrisht roli i grupit është shumë vendimtar. Është një rol monitorues. Ne kemi të drejtë të monitorojmë qeverisjen tonë, institucionet ligjzbatuese të qeverisjes dhe për të verifikuar ligjet etj.
Grupi mendoj se është filtri i fundit dhe diskutimi i fundit që i tregon pikën e kuqe kryeministrit kur gjërat në sektorë të ndryshëm nuk ecin mirë. Fakti që kryeministri çdo javë, çdo fillim jave, bën mbledhjen e kryesisë me ministrat, bën mbledhjen e grupit parlamentar për probleme politike të javës dhe atë që do të diskutojmë në seancën e së enjtes, pra tregon se nuk është lënë jashtë vëmendjes sepse ky do të ishte një defekt që nuk riparohej më.
Në këtë kontekst, ne kemi gjithë të drejtën e Zotit, si grup, si socialistë të vjetër apo të rinj, të bëjmë vërejtjet dhe sugjerimet përkatëse që kemi për çdo ministër e çdo dikaster.
-Sa e keni zbatuar këtë të drejtë?
Vërejtjet dhe diskutimet kanë qenë shumë konkrete për çdo problem që ne si deputetë edhe shohim në zonat tona elektorale, hallet e njerëzve që ankohen etj. Ka patur përkrahje nga ana e qeverisjes dhe me platformën e bashkëqeverisjes që është një instrument shumë i gjetur. Bashkëbisedimi që Rama me ministrat kanë bërë në çdo njësi vendore, solli një impakt pozitiv sepse vuri para përgjegjësisë ministrat, por edhe drejtuesit lokalë me problematikën që kanë njerëzit.
Vazhdimi në tërësi i bashkëqeverisjes ku çdo qytetar ka të drejtë të bëjë një ankesë dhe qeverisja i përgjigjet është shumë e duhur.
-Po vijnë zgjedhjet vendore. Do t’ia lini Ramës në dorë zgjedhjen e ekipit që do të kandidojë apo do të ndikojë dhe partia?
Për hir të së vërtetës, kur vjen puna për emrat e kandidatëve për bashkiakë, i kemi trajtuar në grup në vazhdimësi. Kam qenë shumë kohë sekretar organizativ dhe i pushtetit vendor në PS dhe Rama nuk merr asnjëherë vendime të minutës së fundit për kryetarët e bashkive. Ai e ka mendimin, por e konsolidon gjatë ditëve dhe muajve para zgjedhjeve, dhe diskutimi bëhet për çdo kandidat. Kemi një ose dy kandidatë potencialë, bëjmë sondazhet e nevojshme para se të vendosim. Rama nuk bën gabime të tilla në këtë pikë. Nuk mund ta krahasoj bërjen e qeverisë me këtë, sepse ka të bëjë me individë të cilët do të marrin vota në mazhoritar atje në terren, ndryshe nga 5 ministra që ai do të ndërrojë, sepse është grupi parlamentar që do t’ia votojë, se është mazhorancë. Të zgjedhësh një njeri pa bërë sondazhet e nevojshme, pa mbledhur strukturat e partisë dhe pa marrë mendimin e tyre, do të thotë të bësh autogol.
-Sa nga kryetarët aktualë mund të rikandidojnë?
Një pjesë e mirë e tyre mendoj se do të rikandidojnë. Natyrisht disa mund të jenë të lodhur, mund të jenë konsumuar nga koha apo nga mandatet, por asnjëherë nuk mund të thuash se mandatet e tepërta të kanë bërë dëm, sepse ka raste në botë që janë kryetarë bashkie nga 25 vjet për shkak të asaj që ata kanë bërë për qytetet e tyre. Mendimi im personal është se pjesa më e madhe e kryebashkiakëve besoj se do të rikandidojnë. Por rëndësi ka që vendimmarrja të ndjekë linjën që thashë më lart.
-Pse nuk e konfirmoni Veliajn paraprakisht? Pse hezitoni?
Unë jam një nga ata që e mbështes Erjon Velinë. Ka bërë gjëra të jashtëzakonshme. E meriton të kandidojë në zgjedhjet e tjera. Kanë folur shumë personalitet të PS-së për këtë. Nuk e kuptoj pse bëhet kjo zhurma në media për kandidimin e tij. Bëhet fare kot ky debat, sepse procesi i diskutimit brenda PS-së do të bëhet njësoj si për bashkitë e tjera.
-Kanë ardhur kritika për funksionimin e PS-së nga një kolege juaja e vjetër. Arta Dade u shpreh se në PS nuk ka zgjedhje dhe kjo do ta rrënojë atë…
Arta Dade është një nga luftëtarët e vërteta të PS-së, e vlerësoj mendimin e saj. Mund të ketë doza të vërteta dhe besoj se disa gjëra në PS, dhe në kongresin e ardhshëm duhet të ndryshojnë.
-Çfarë duhet të ndryshojë?
Problemi këtu nuk është i lidershipit, është i yni. Nëse lidershipi vjen në asamble diskuton e bën propozimet përkatëse na takon ne të flasim, të themi; s’jam dakord për këtë gjë. S’na ka thënë ndonjëherë Rama, (se këtu s’dua të bëj avokatin e tij), se nuk keni të drejtë të flisni. Të drejtën për të folur nuk ma jep Rama mua, as në mbledhje grupi, as në asamble. Problemi është i pjesës tjetër. Nëse kanë probleme, propozime, janë të lutur të flasin. Por, sipas mendimit tim, gjithmonë kur partia është në pushtet ka probleme të kësaj natyre. Sepse duke pasur pushtetin, bëhesh pak pragmatist në sensin që ‘ne jemi në pushtet, nuk kemi pse flasim’.
-A po e konsumon pushteti PS-në sepse historia shqiptare ka treguar se në mandatin e dytë partitë konsumohen nga pushteti…
Asnjë mandat nuk të konsumon nëse do dish ta menaxhosh pushtetin që merr. Nëse punon për njerëzit dhe i dëgjon ata në bazë të programit që je votuar, asnjë mandat nuk të konsumon. Pushteti të konsumon nëse ti nuk bën atë që u ke premtuar njerëzve.
Në mbledhjen e fundit të Asamblesë e PS-së, kur Rama prezantoi qeverinë e re, e gjithë Asambleja ishte në heshtje varri. Dhe, kur në fund tha zv.kryeministër do të jetë filani, pati një duartrokitje në sallë. Kjo duartrokitje erdhi instinktivisht, dhe ishte një duartrokitje zemre politike socialiste, të cilën Rama duhet ta lexojë mirë. Rama duhet ta lexojë vërtet mirë atë duartrokitje të Asamblesë.

Shyqyr ,që doli dikush dhe po i del Kundër KRYEHAJDUTIT Edvin Rama , që ka marr PENG Partinë SOCIALISTE !! RESPEKTE BASHKIM FINO dhe mos e lër HAJDUTIN Edvin të “Livadhisë” si i do Qejfi , duke u bërë Palë me KRYEHAJDUTËT e PDsë dhe LSIsë!!! Ngrihuni në Këmbë dhe mos ju Nënshtrohuni këtij HAJDUTI të NEVERITUR Ordiner , që bën Marrèveshje KRRIMI me LULIN , në Kurriz të Popullit dhe SOCIALISTËVE të Ndershëm !! Sa herë që LUL HAJDUTI “Kollitet” për PROTESTË , Edvin HAJDUT Rama , i hedh “KOCKÈ” të MAJME , nga PARATË e TaksaPaguesve SHQIPTARÈ !!!!!
Questo “piccolo, grande Amore”,
e cioe,
sto “piccolo, grande uomo” !
Questo
“piccolo, grande Amore”, …
e cioe,
sto
“piccolo, grande uomo” ! …
Ti,autori i ketij komenti nuk je as me pak e as me shume nje “.karavidhe.’ JjEP ADEREZI NJE MENDIM TE SAKTE ,QOFTE EDHEI KUNDERT SE I SHERBEN SHOQERISE DHE MOS NA U REK TE SHKRUASH “. BROCKULLA”.
e ke dhene vete te gjithen,
a derebardhe/a
‘qose’ nga koka dhe nga ‘trute’,
me ‘sopiqoti’,
si emer,
dhe garanci .
ndoshta
i kompleksuar nga ‘sapuni’ natyral …
pergjigje as mish as peshk z.Fino.Eshte turp per ju dhe shume te tjere si ,me keto kontribute qe ka kohe qe rama u ka vene sqoke dhe nuk e di kur do t’i cilni zogjte. Por ta dini mire ju dhe ata te tjeret qe jane tejngopur me votat tona se qeverisja socialiste nuk jeni vetem ju deputetet qe keni vene pasuri marramendese,por jemi ne socialistet e ndershem qe kemi mbetur rrugeve. Mos vazhdo ti biesh me legenit se ka PS….
Arrixhiu imoral Fino nuk ka ftre te flase per politiken shqiptare.
Jane tipa te tille qe na jane Futur si krimba ne lis dhe po mbahen gjalle me shqpirtin dhe energjine shqiptare !
TURP!
Gazeta DITA ne linjen e saj te njohur antiRama, permes titullit te sajuar, shtremberon thelbin e intervistes ; deklarimet e B.Finos dhe korrekte, ka edhe vrejtje normale , por titulli eshte i shpikur ne frymen e diversionit ala Berisha…!
pergjigje as mish as peshk z.Fino.Eshte turp per ju dhe shume te tjere si Ju ,me keto kontribute, qe ka kohe qe Rama u ka vene sqoke dhe nuk e di se kur do t’i cilni zogjte. Por ta dini mire ju dhe ata te tjeret qe jane tejngopur me votat tona se qeverisja socialiste nuk jeni vetem ju deputetet qe keni vene pasuri
marramendese,por jemi ne socialistet e ndershem qe kemi mbetur rrugeve. Mos vazhdo ti biesh me legenit se ka PS….,ka vetem ripjerdhje qe ka ngritur ne piedestal mashtrimin.
Pergjigjet e kesaje interviste nga Bashkim Fino,as me pak dhe as me shume,por nje brime ne ujin e kenetes se qelbur te politikave bastarde ne dite e vite.Dhe se fundi kjo intervsite vulosi sevilizmin mediokritetin e imoraitetin e politikave te jashteqitjes shqiptare ne PS,qe nga skushi erdhen ne askushi do te shkojne por me nje fund te turpshme e pakthim.Tashme populli duhet ta kuptoje se stan me ujqer e cakej qe presin te shqyejne prene e rradhes nuke mund te bejne shtet te se Drejtes,por vetem nje riciklim brenda dajallit, qe duhet shkulur me rrenje e flaket tej,qe shqiptaret te mund te shohin drite ne fund te tynelit,nga ku politikat bastarde te Tiranes zyrtare i kane futur ato.Protesto ne emer te jetes,moralit e dinjitetit njerezor dhe ne sherbim te nje Shqiperie vertet e Lire e Demokatike dhe ne Progres Njerezor.Historia ne shekuj ka vertetuar se nje popull qe flene,esht bere varrmihes i varrit te tije.Beso,dhe kujto dhe kujto cmndurite e luftrave ne shekuj e bindu dhe ndergjegjesohu e PROTESTO.Se ate qe sot nuke e ben njerezia do ta beje Zoti por me nje cmim te madh,ku prej te thatit do te digjet dhe i njomi.PROTESTO ne mbrojtje te JETES,se jeta eshte e shtrejte se eshte dhurate e Zotit dhe askuh nuke ka te drejten morale e ligjore ta perdhose.Ramavicerve ju sos vaji kandilit dhe nuke ka avoktat brenda lloit, e leke te piset qe ti shpetoje nga ndeshkimi si autore apo bashkeautore me boten e krim-orrupsionit-ekstremist-imoralo-politik ne dite e vite.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza,si dhe mijra femije te mbetur jetim,po harruar nje pasuri kombetare e private te grabitur e te tjetesuar nga fuqia bastarde e politikave te Tiranes zyrtare ne vite qe kerkon Drejtesi dhe jo lojra fjalesh e lloqe kavajsish;thote SOVRANI.
Ore Fino !
A e di ti more djale ,qe partia e juaj eshte pa emer .
Enveri , Mao Ce Duni ,Stalini ,Ducja e kane pasur nga nje emer .Kurse ju jeni kopile ,si shpia e femise ,sinqerisht , me ndihmo ore Fimo , per kete teme .Kam shume vite qe e mendoj ,por pa zgjidhje emrin tuaj .E them kete o Fino ” politikani ” shyqyr qe te kemi ,se cfare ndryshimi keni ju ne programin tuaj ,me PD dhe LSI .Se une nuk shikoj ndonje ndryshim o Fino politikani ????
Ripjelljes suaj ,o Fino i ka plas muti , ciper themeleve te partise suaj ,dhe ska bir nene ti beje derman .
Mer ato para nga taksat tona o Fino dhe ben mire te mos besh me komente ,se do jete me mire per ty . Dua te ndihmoj ore djale i ” ZGJUAR ” shejtan budalla .!!!!
Po nuk e shporret nga kryetarlleku Ramen e ta hidhni ne kazanin e shpikur prej tije do jeni deshtues me partin si udheheqese.Jo vetem tallet me premtimet por ban dhe gabime trashanike teper politike.Keto qe i them une i di i gjithe populli.Ndoshta ju te partise nuk i din e vashdoni te qendroni rreth kazanit te prishur anti socialist as pak majtist.
Nese Rama fitoj pike per tu kantapultue nga kryebashkiak ne krye te PS.Erion Velija asht shume e shume ma lart ne nivel per te meritue drejtimin e PS.
Perfaqesuesit e PS jane transformuar te gjithe ne nje rrace bastarde si puna e balozit qe kerkon te thithi jo uje po gjak.
Perfundimisht eshte nje klase politike qe duhet qerruar. Asnje gje nuk mund te presesh nga keta qelbesira qe kane vite qe hane e pine ne kurriz te popullit dhe te gjithe jane pale ne pislleqet e Rames.
Duhet perfaqesim i Ri politik. Duhet dhe presion per ndryshimin e Ligjit Zgjedhor. Te gjithe i zgjedh Rama.
Rama, Ahmetaj, Gjiknuri jane mostrat qe bejne llogarite e shqiptareve. Ca duan e marrin
Ky Finua , qe s’eshte aspak “fin” nuk meriton te jete jo vetem deputet jo se jo , por as antar i PS , sepse sic e ka deklaruar edhe vete ne ’97 ka shpetuar nga burgu Sali Berishen kur Finua “fatkeqesisht “u be K/minister ! Pale kur deshi te behej edhe president i FSHF ,ne gare me Armand Duken!aty duallen me ne pah planet e tija per fitime marramendese me shitjeblerje ndeshjesh!Ato qe deklaronte ky per kete Duken nuk i kishte deklaruar me perpara per ti bere presion Dukes ne zgjedhje !Ja cfare malli eshte Finua qe del sot me “fraksionin” antiRama ne PS.
Mos guxoi njeri te thote ndonje fjale te keqe per udheheqesin se Dodona mbi Tomorrr ju ben hatane!!!!!!
Ky Finua , qe s’eshte aspak “fin” nuk meriton te jete jo vetem deputet jo se jo , por as antar i PS , sepse sic e ka deklaruar edhe vete ne ’97 ka shpetuar nga burgu Sali Berishen kur Finua “fatkeqesisht “u be K/minister ! Pale kur deshi te behej edhe president i FSHF ,ne gare me Armand Duken!aty duallen me ne pah planet e tija per fitime marramendese me shitjeblerje ndeshjesh!Ato qe deklaronte ky per kete Duken nuk i kishte deklaruar me perpara per ti bere presion Dukes ne zgjedhje !Ja cfare malli eshte Finua qe del sot me “fraksionin” antiRama ne PS.Ai do te mbijetoje ne pushtet e ne politike!
Perkthye eshte shokun e amoraliteteve edhe te tenderave nuk e leshoj se aty kam interesin tim…
Per socialistet e thejsht mjafton sondazhi,e er ne pushtetaret millionat…
Pra millionat caktojne cfare do kemi si njereze kandidat…
Eshte per tu habitur se si Fino i ka thene keto fjale per Ramen sepse ky i fundit e dergoi te varferin Fino per tu kuruar jashte shtetit me paret tona.
Inervista e Finos le shume per te deshiruar; eshte shume e rrumbullakoser. Duket qarte qe kritikon e godet me pambuk se nuk ka burreri te kritikoje SHEFIN qe ka privatizuar Partine dhe ben “supriza” jo vetem me emrime Ministrash por e ka kthyer Partine qe formalisht quhet Socialiste ne nje “DYQAN” personal,ku cmimet i vendos vete AI,(Koka dhe Mendja e Partise.) Nuk kam konsiderate per deputetin Fino jo vetem per te kaluaren si Kryetar Bashkie ne Gjirokaster ku abuzoi me njerzit e tij ne Doganen e Kakavise etj,etj. Shije te keqe me la fakti qe Rryeministri Rama me vendim Qeverie akordoj nje fond Special per kurimin e qytetarit Fino ne nje Spital jashte Atdheut. Fondi eshte i popullit,dhe Rames qe ju dhims Finoja le ta fuste doren ne xhepin e tij dhe tja bente peshqes te semurit Fino..Mos prisni qe i “bukuri shejtan Fino” te kritikoje te derguarin e Perendise ne Shqiperi; qe i di dhe i ben mire te gjitha.. Duam apo nuk duam kjo eshte Shqipria jone me “kritikun” Fino; Kr.Rama, anti Shqiptarin e kriminelin Berisha e hajdutet dhe vargun e te patushmeve Meta,Basha,Kryemadhi,Mediu, Ruli e kompani…..Koha dhe natyra i kthen ne pleh mbeturinat. Le te shpresojme..se nje dite do te jete dhe Atdheu yne pa kete mbetje…..