Fiorentina dhe Napoli në gjurmët e një tjetër shqiptari

Ornela

Fiorentina dhe Napoli në ndjekje të Arbër Zenelit. Duke iu referuar asaj që shkruajnë mediat suedeze,duke klubet e njohura italiane kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e talentit të përfaqësues së Kosovës i cili luan tek Herenveen në Holandë.

23-vjeçari pëlqehet shumë nga drejtuesit e Fiorentinës dhe Napolit dhe në merkaton e verës së ardhshme këto dy klube do të tentojnë të afrojnë në gjirin e tyre Arbër Zenelin.

Gjatë këtij sezoni Zeneli, i cili karrierën e ka nisur tek Elfsborg në Suedi, ka realizuar 6 gola në 23 ndeshje me Herenveen. Kartoni i tij nga faqja e specializuar transfermarkt.de vlerësohet 4,5 milionë euro edhe pse vështirë se Herenveen do ta lejojë të largohet për më pak se 6 milionë euro.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *