Me dhemb ne shpirt kjo pamje!
Prinderit e mi bejne kete pune, jane shites ambulante. Fale punes se tyre te palodhur une e ime moter jemi rritur, shkolluar e na eshte plotesuar cdo deshire e moshes.
Dikur me vinte turp te tregoja se mami del me nje karroce e shet fruta-perime. Ndjehesha e kompleksuar nga ky fakt e me dukej sikur miqte do me shmangnin. Mendesi adoleshentesh!
Sot eshte krejt ndryshe! Une ndjehem krenare per te! Vetem puna nuk eshte turp.
Prinderit e mi vazhdojne te bejne kete pune, edhe pse une insistoj qe ata te mos punojne me. Punojne sepse pensioni nuk u del, sepse nuk duan qe te na behen barre, sepse jane mesuar me pune.
2 jave me pare u ndesha me syte e perlotur te mamit tim, pasi kishte marre nje gjobe nga punonjesit e policise bashkiake. Nxitoi madje ta paguante per te qene ne rregull me shtetin.
Me tregonte sesi 3-4 punonjes policie e kishin rrethuar e i thonin se duhej te ndjehej me fat qe po i vinin vetem nje gjobe dhe nuk po i sekuestronin peshoren e mallin.
Me tregoi sesi banoret e zones qe e njohin i kishin dale ne mbrojtje, duke u thene punonjesve te policise se ime më eshte nje grua korrekte, qe nuk shqeteson askend, qe e pastron dhe e sistemon vendin pasi mbaron punen.
Nuk jam kunder shtetit ligjor, por mendoj se punonjesit e bashkise, duhet te tregohen pak me tolerante me keta persona e te mos kalojne direkt tek ndeshkimi.
E them me bindje se shitesit ambulante jane shkelesit me te vegjel te ligjit ne kete vend!
Ka te tjere shkeles qe duhen ndeshkuar, nga ata duhet filluar.
Ju siguroj se askush nuk del me qejf te punoje ne shi, ne bresher, ne bore, ne te nxehtin pervelues te veres.
Nje gjobe iu kushton 3-4 dite pune.
Kjo pamje me dhemb shume!
Zonja ne foto nuk eshte mami im, por une ia njoh sakrificen! Une e di se c’ka ndjere ajo ne ato momente! Une e di qe ajo nuk e meriton kete lloj “terrori”!


Po mire ….
kjo zonje e mendoi kur u nis per ne Tirane … pa shtepi, pune dhe katandi ? … apo mendonte se shteti rrumpall do vazhdonte per jete ?
… Kjo zonje …
kete mos t’ja kerkoje Z.Rama, por kriminelit Sali Bishes qe shkaterroi gjithe Shqiperine duke lene 26 vjet vendi te kthehej ne droge dhe korrupsin …
NUk jane ambulantet shkaktare te droges e korrupsionit, apo te “rrumpalles” qe ti po na tregon apo shtetin e pretenduar…Ne cdo vend ambulantet jane te rregulluar me nje licence dhe nje vend te percaktuar sikurse me nje takse fikse vjetore..Si Z. Rama, si “krimineli” Berisha jane pjese e ketij shkaterrimi…sepse kane marre % per cdo ndertim, per cdo tender, per cdo biznes te ndershem apo jo, jane ne krye et trafikut te droges dhe te qenieve njerezore…kane akumuluar qindra miliona eur (sipas OSBE) ne bankat e juaja…(lidhjeri yt pretendon se ka vetem nje shtepi te dhuruar nga gruaja ne Surrel dhe se ne USA shkon me leket e gruas, nderkohe ka 80 udhetime jashte shtetit me me mundin e gjakun e shqipetareve)…
Kam vetem nje pyetje o militant mendje kungull…Sa do te shpenzonte shteti sikur ti paguante asistencen ketyre njerezve qe vetepunesohen, sa do paguante per femijet e tyre qe te shkolloheshin ne shkolla te mira dhe te mos beheshin kontigjent e skllaverise dhe i krimit???
Mendohu e mos fol kot…Sistemin dhe rregullin e duam te gjithe, bile me shume se ata si ti dhe te rraces tende militante…po duhet ti vije ne ndihme te gjitheve dhe jo te jete frymemarres..por i DREJTE…
Po ku di ti…ti lepin kockat e rames ne ndonje zyre…mos ki merak..do vije dhe momenti yt…tik-tak mandati po mbaron…
qarte, ashtu eshte
saliu na solli ne kete gjendje
po pse edi rama u nxin jeten ketyre fukarenjve nderkohe qe evazoret e medhenj te Saliut i ka miq dhe i merr me vete ne udhetime?
A donim Rilindje? Po qe te rilindesh duhet qe ne pare te vdesesh. Ne ate faze jemi tani
Ligji është një për të gjithë, nuk do të bëhet përjashtim për prindërit e tu. T bën gabim që flet kështu se je dhe denoncuese e shkelësve të ligjit.
Keshtu eshte kur ne krye te bashkise eshte nje shites abuziv fiqsh. Tani qe hipi ne maje te gomarit ai u versulet hallexhinjve.
E gjithe poshtersia njerezore , i gjithe mllefi psikopatik , e gjithe neuropatia manjakale , jane personifikuar tek nje i semure psiqik , nen emrin infoanalitike . Ky skizofren i lindur , kurre nuk pushoi se shari e se ofenduari kryetarin e Bashkise se Tiranes Erion Veliaj , nuk numurohen shkrimet e tij me sharje ndaj Erion Veliajt . Ky zarbanik e mbeturine arkaike berishiane , ky fyell me nje vrime , kurre nuk u ngop me propaganden e tij te shemtuar , cinike kunder Rames , Veliajt e te majtes shqiptare . Bastard i felliqur !
Te paska ngrene Erjonka trute o derezi. Fatkeqesisht nuk te ben derman as mjeksia falas e Beqes. Nuk eshte faji im qe Erjonka eshte nje mashtrues patologjik.
Kam shume rrespect per emisionin fix fare por vajze e ke gabim. Ne qofte se shteti nuk denon shkeles ‘me te medhenj te ligjit’ sic i quan ti, ai fakt nuk e ben jo fajtor nje shkeles me te vogel. Ligji eshte ligj per te gjithe dhe gjith secili pergjigjet per veten. Sipas logjikes tende kur te shkojme per te kerkuar drejtesi, te marre me shume ai qe eshte me i pasur sesa ne apo mamaja jote qe jemi me te “vegjel”?? KUSH SHKEL LIGJIN duhet te pranoje denimin.
p.s.
E kuptoj logjiken tende por eshte logjike SKANDALOZE. Logjike TIPIKE POST-KOMUNISTE SHQIPTARE.
Po mire more Alban, ja na e shpjego pak sipas logjikes tende perse nuk veproi ligji me kaq vendosmeri ndaj Saimir Tahirit qe pohoi me gojen e vet te kishte shitur nje makine te bllokuar me vendim te prere gjykate. Po qe ne 28 tendera te dhena nga Ilir Beqja 25 i fitoi kompania ku ky kishte qene bashkepronar a te duket normale ty? Per te mos u zgjatur se mund te te permend fakte pa fund: perse nuk eshte denuar deri me sot asnje politkan ose pushtetar per korrupsion? Perse u futen ne burg dy berbere ndersa Koco Kokedhima vazhdon te vjedhe i qete Albpetrolin pavaresisht nga denoncimet e KLSH-se. Po per drejtoreshat e doganave dhe tatimeve perse nuk veproi ligji? Po te lesh te vdese nga i ftohti nje 90-vjecare sepse nuk kishte mundesi te paguante dritat te duket normale ty?Ja pra qe peshorja e ligjit shqiptar eshte ndryshkur qe ketu e 70 vjet sepse anon gjithnje e me teper ndaj shtresave me te dobeta te shoqerise dhe ky eshte treguesi me i mire i falimentimit te shtetit, detyra e te cilit eshte garantimi i respektimit te ligjit nga te gjithe pushtetare e qytetare te thjeshte. Si thua ti kush e demton me shume shtetin nje nevojtar qe shet per te mbajtur frymen gjalle apo nje pushtetar qe shkel ligjin per tu pasuruar pa fund? Si thua ti kush gabon me rende kur shkel ligjin nje perfaqesues i shtetit apo nje qytetar i thjeshte? Si thua ti kush i shkakton me deme shtetit dikush qe vjedh miliona euro apo dikush qe vjedh 10 mije leke te vjetra per te ushqyer familjen.
Me thuaj perse hajdutet e milionave vazhdojne te krekosen e te bejne moral, madje edhe te flasin per respekt te ligjit, ndersa “varfanjaket” percmohen, keqtrajtohen dhe perfundojne burgjeve?
e kupton tani sa kot e shpenzon kohen televizive kur flet per per shtypin e dites e per ish qeveritaret?4 dite jave ke mundesine t’i japesh ze dhe figure kasaj kategorie njerezish punetore, por problemi yt me chensuren e brendeshme eshte me i madh se halli i ambulanteve…
te jesh 4 dite jave ne ekran me slloganin”per popullin, me popullin” dhe te gjesh vend per tu shprehur ne rrjetet sociale !?
Më pëlqen qëndrimi kokëlartë i gruas në foto. Më kujton Lulin e vocërr të Migjenit. Me atë qëndrim i sfidon xhandarët modernë të Ramiut dhe duket sikur u thotë, puna ime është më fisnike se juaja.
Ne Kanada nuk te le njeri te shesesh ambulant dmth dil ne rruge dhe shit cfare te duash ti. Shteti do taksat . Taksat nuk te lene te ngresh koke prandaj bejne lloj lloj marifetesh per te fshehur te ardhurat me qellim qe te paguajne sa me pak takse. Po u kape harroje te besh bisness prape se gjoba e kalon shume here me teper ate qe ti nuk e deklaruar.
Po mire moj shoqe, a e ke menduar ndonjehere qe mami juaj shtet fruta-perime, ku nuk plotesojne asnje kusht higjeno-sanitar, mes peshtymave, qyrreve dhe pluhurit, kush i garanton qytetaret per rrezikeshmerine e larte nga semundjet ngjitese etj. E e di ti moj shoqe se ku urinojne dhjesin keta, “tregtar, neper cepa muresh,neper trungje pemesh dhe tregtojne po me ato duar te ndyra edhe pasi bejne “sacme” qe i nxjerrin nga hundet e i shesin bashke me mallin. Mjaft me me keto shitje neper trotuare pa asnje kusht, per ate qe shet dhe per ate qe blen. Trotuaret jane vende publike per te kaluar lirshem qytetaret dhe jo te parakalojne para barishteve e shisheve te qumesht me plastika te mbledhur ne koshin e plehrave, kane kaluar 25 vjet, nuk jemi me ne vitet ’90. Detyra e bashkise eshte qe keta “endacake” shites ti grupoje me tregje te administruara nga ajo vete dhe qe plotesojne te gjitha kushtet higjeno-sanitare per tregtimin e mallrave ushqimore e jo ushqimore.
Une kam nji pyetje te thjeshte :Po sikur ne te gjithe qytetaret e atij vendi fillojme dhe nuk kerkojme me ndere dhe respekte per keto gjera te ^vogela^ te zyrtaret,te fillojme dhe te rrime ne radhe dhe te presim per ta marre ate qe na takon pa ryshfete dhe pagesa nen dore,te fillojme dhe ta kerkojme ate kuponin kur marrim kafe apo blejme buke e domate,etj.,etj.nuk eshte kjo nji menyre per te detyruar ata qe bejne politike te mendohen fh here para se te bejne nji veprim. Sot mjafton nji telefon si per te rregjistruar ashtu dhe per te shperndare neper medja dhe internet veprimet personale te kujtedo.Por si gjithemon ne e shikojme gabimin te tē tjeret dhe nuk shofim brenda vetes,mund te sjellim raste pafund se si po humbasim çdogje qe na ka karektizuar si popull,jemi bere vella vrases,politikanet po behen antishqipetare,shikoni si e kane bere Shkupin pushtuesit sllave.
sa kontradiktore !
…..me punen e saje si shitse ambulante na rriti ne femijet pa na munguar azgje dhe na beri dhe me shkolle etj etj !!!
Atehere nuk na paska fituar pak mami ,pasi te gjithe e dime se sa para duhen per te rritur femijet pa ju munguar azgje e lere pastaj dhe ti dergosh te studiojne ….
Po nje punetor qe eshte me regulla dhe rjedhimisht paguan dhe taksat cfare duhet te thote per keta prinder qe i rritkan femijet kaq mire dhe taksat nuk i paguan per dhjetra vite me radhe?
Jam plotesisht dakort qe taksat duhet ti paguajn te gjithe ,nga me i madhi deri tek tregetari me i vogel.
mjaft me me llojlloj kinezerirash ne justifikime .
Sa shpejt “harrojme” qe njerzit qe me nje barake apo kioske na u bene me shtepia te blera te firmat,vila apo dhe me dyqane te reja ne vendet me te mira neper qytetet tona!!!
Populli yne ka nje shprehje:bertasim ujku ujku po cakalli na beri namin !
Boll me ,secili te vihet ne regull me ligjin,pastaj te kerkoj ti degjohet zeri per padrejtesite.
Ndryshe jemi njesoj shkeles te ligjit.
ska faje erioni po fafij e ka populli qe e votoi kete kelysh ……
dhe tani tall bythen ai ..
vete e deshet mbajeni …….
flori,edhe mua me v jen shume keq,por kam nje jete qe pres te behet shtet,qe te gjith te jen te barabar kudo ku jan,por ju doni te na ktheni mbrapa prap.flori ne asnje vend te botes nuk te le njeri ashtu si doni ju dhe shume si ju qe e late kete vend ne kete gjendje,ju e dini shume mire se sa keni hequr ju me perritarin televizive dhe kerkuat ndimen e shtetit