Pas rezultatit në Vorë ku rezulton fitues Fiqiri Ismaili, mbështetës të kandidatit të djathtë janë mbledhur në kompaninë Agro Blend.
Të gjithë shtabin e tij, Ismaili e vendosi në godinat e kompanisë së tij gjatë fushatës.
LSI akuzoi se pikërisht në këtë kompani bëhej edhe blerja e votës, ndërsa në konferencat për shtyp denoncoi edhe disa raste ku faktohej shit-blerja e votës në mjediset e kësaj kompanie.

