“Fire and Fury”, detajet e librit që ka inatosur presidentin Trump

DITA Online

 

Duke sfiduar përpjekjet e avokatëve të Donald Trump për të penguar hedhjen në treg të librit shpërthyes mbi “pas kuintave” e Shtëpisë së Bardhë, shtëpia botuese amerikane vendosi ta nxirrte në shitje përpara parashikimit.

Radhët e gjata të njerëzve në Uashington treguan se çfarë interesimi ka për librin që solli një përplasje publike dhe dramatike mes presidentit dhe ish-kryestrategut të tij Steve Bannon.

Michael Wolff shkruan aty se kur Trump refuzoi të fajësonte supremacistët e bardhë për incidentin në Charlotsville, Bannon kishte menduar se ai nuk është në rregull nga trutë dhe kishte sugjeruar hapur se mund të shkarkohej në bazë të amendamentit të 25-të.

“Martesa e kreut të administratës amerikane nuk është aspak ajo që duket”, thotë autori; “edhe kur ishin të dy bashkë me Melanian më kullën Trump, mund të kalonin ditë të tëra pa e parë njëri-tjetrin. ajo madje kishte qarë mbrëmjen e fitores se tij dhe nuk ishin lot gëzimi”.

“Ushqimin, Trump”, thotë Wolff, “e porosit nga McDonalds se ka frikë nga helmimi; ndodh shpesh që pasdite të ulet në shtrat duke ngrënë hamburger e të flasë me miqtë në telefon ndërsa sheh tre televizorë njëherësh; Brenda 10 minutave tregon tre herë të njëjtën histori”.

Dhëndrin Jared Kushner e konsideron njeri që përulet e thotë se nuk duhet ta kishte lejuar kurrë që të zhvendosej në Uashington me Ivankën. Kjo e fundit synon nga ana e saj Presidencën dhe bën shaka me miqtë mbi sekretet e flokëve të të atit, duke u rrëfyer se Trump ka bërë një operacion për zvogëlimin e skalpit.

Libri po ashtu tregon se Trump u habit nga fitorja e tij në zgjedhje.

Libri, raportohet se bazohet në më shumë se 200 intervista, por disa pjesë të tij janë kritikuar dhe janë vënë në dyshim. Sidoqoftë, edhe nëse vetëm gjysma e asaj që përmban libri është e vërtetë, ai sjell sërish një portret të urryer të një presidenti paranojak dhe një Shtëpie të Bardhë kaotike.

Banon raportohet të ketë thënë duke iu referuar takimit me rusët në kullën Trump; “Ata do ta thyejnë ‘don junior’ si një vezë në televizion kombëtar”. Takimi, në të cilin ishte i pranishëm djali i madh i presidentit, Donald Trump junior, po hetohet nga këshilltari special Robert Mueller, si pjesë e hetimit të tij për përzierje të mundshme mes zyrtarëve të fushatës së Trump dhe Rusisë.

Vetë presidenti republikan e dha në Twitter përgjigjen e vet duke thënë se Wolff nuk e ka pasur kurrë lejen e tij për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë e shtoi se libri është i mbushur me gënjeshtra, keqinterpretim dhe burime qe nuk ekzistojnë në të vërtete.

Wolff thotë se Trump nuk ka asnjë lloj besueshmërie dhe se vete stafi i tij mendon për të që është “si fëmijë”.

Share This Article
3 Comments
  • Ja pra sa mirë e paska njohur Donald Trampin dhe sa dinjitoz është Edi Rama , që shprehu publikisht mendimin e tij negativ , (bile dhe tek “Zëri Amerikës”) gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe çfar palaçosh janë ata që e sulmojnë për këtë !

  • Rama eshte “dobic” ne kuptimin e mire te fjales ! Vetem
    banda mafioze e Sali Vicidolit refuzon te njohe vlerat e
    tij prej nje burri shteti …..Dhe kete e ka nga zilia e tej-
    skajshme prej bajraktari primitiv qe “Lopen duhej ta gjeje
    vetem Ai dhe askush tjeter” : D. Agolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *