Firma e njohur e veshjeve shkrumbon rreth 90 milionë paund rroba

Dita

Prestigjiozja “The Times” shkruan se linja luksoze e veshjeve “Burberry” ka shkatërruar në pesë vitet e shkuara produkte që në total kushtonin rreth 90 milionë paund.

Punonjësit e firmës janë shprehur se kjo është bërë për të mbrojtur markën dhe për të ndaluar që produktet e saj të shiten me çmime të ulura tek njerëzit e ‘gabuar’.

Ndërsa kompania ka deklaruar se “praktika e shkatërrimit të mallit stok është e zakonshme në industrinë e shitjes me pakicë.”

E vlerësuar me 9.6 milionë paund nga “Forbes”, “Burberry” thuhet se përdor inceneratorë për shfrytëzimin e energjisë dhe “The Times” duke u bazuar në këtë informacion, pretendon se kjo kompani e ka marrë çështjen e shpërdorimit shumë seriozisht.

Kjo linjë e veshjesh mbahet si tepër e shtrenjtë, me një pakicë çantash shpine që kushtojnë 950 paund në Lindjen e Largët.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *