Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe ambasadori italian, Alberto Cutillo shpallin çeljen e thirrjes se pestë për projekte me financim të IADSA, programit italo-shqiptar të konvertimit të borxhit.
Bashkitë pritet të përfitojnë për projekte financime me vlera nga 200 deri në 400 mijë euro.
Nga 2013 deri më tani, programi italo-shqiptar, ka financuar më shumë se 42 projekte me një vlerë totale rreth 15 milionë euro, nga të cilat kanë përfituar rreth 28 bashki në të gjithë vendin.
Mësohet se afati i aplikimeve për projekte të bashkive në vend është deri më 21 nëntor 2016.
