Firmosi vetëm dy javë më parë, mbrojtësi i Kombëtares nigeriane i jep lamtumirën Tiranës

Gazeta Dita

Ka zgjatur vetëm dy javë aventura e mbrojtësit nigerian Oriji Kalu te skuadra e Tiranës. Futbollisti 25-vjeçar iu bashkua skuadrës në fundin e muajit gusht me kërkesën e trajnerin Ze Maria.

Por me sa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç priste futbollisti i cili ka kërkuar mirëkuptimin për prishjen e marrëveshjes dyvjeçare që kishte nënshkruar me klubin.

Sot, Tirana bëri të ditur se kishte gjetur akordin me të për të prishur marrëveshjen, duke e lënë futbollist të lirë për të vazhduar karrierën e tij, pa detyrime kontraktuale mes palëve.

“Mbrojtësi nigerian Oriji Kalu ka kërkuar zyrtarisht prishjen e kontratës dhe largimin nga Shqipëria për arsye familjare. KF Tirana, duke e mirëkuptuar futbollistin, ka lejuar zgjidhjen e marrëveshjes së firmosur më 31 gusht.

Kalu nuk do të jetë pjesë e Tiranës në sezonin e ri. KF Tirana i uron suksese në të ardhmen”, shkruhej në njoftimin e klubit bardheblu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *