Funde grash në uniformën e policëve specialë (!)

anazapta

Uniformat e Policisë së Shtetit kanë qenë në vijimësi një “llomkë” e lakmuar për abuzime. Dokumentet që po boton sot DITA gjenden në një dosje që disponon edhe Komisioni i Rendit dhe Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë. Ato implikojnë ish-ministrin Bujar Nishani, sot president i vendit dhe ish-drejtorin Hysni Burgaj. Ka një volum dokumentash, por njëri prej tyre ku flitet për pajisjen me uniformë të efektivëve është vërtet pikant: Burgaj ka firmosur për të pajisur Policinë e Shtetit, sektorin e meshkujve, me…funde grash! Ndoshta ka menduar që do “luftojnë” në Skoci? Apo ka shtuar një zë që në fund të llogarisë, rezulton miliona shtesë? Dokumentet zyrtare të këtij materiali, që po i publikojmë për herë të parë datojnë prej vitit 2010 e në vijim.

 

Dokumenti

Nuk është skeleti i një skeçi humoristik, por një dokument dhe plan zyrtar për të veshur forcat elitë të Policisë së Shtetit, ato që përballen me valën më të rrezikshme të krimit. Në dokumentin e sipercituar shihet qartë urdhri i firmosur, udhëzimet e nënshkruara dhe tabela për uniformat. Bëhet fjalë për veshje të destinuara për forcat speciale të FNSH-ve, ku në tabelën e zërave për meshkuj, mes xhaketave, këpucëve, rripave, këmishave dhe kapeleve, sheh edhe… funde grash.

Në dokument flitet për “Rregulloren e re të uniformës së Policisë së Shtetit”, e 9 shkurtit 2010, në Urdhrin nr. 118, me numër protokolli 673, ku në pikën 2.2/b shkruhet; Uniforma Bazë Operacionale Meshkuj-Dimërore, e në përbërje kjo uniformë, në pikën “d”, përmban zërin e veshjeve “Funde”.

Ka marrë edhe miratimin e ish-ministrit Nishani, sipas neneve nr. 10 dhe 20, të ligjit 9749. Dhe po ky ministër e ka miratuar më 19 dhjetor 2009 rregulloren në fjalë. Në fund, edhe firma e ish-drejtorit.

 

Gafë apo abuzim?

Pra, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, (Hysni Burgaj), punonjësit e policisë meshkuj, mund të shkojnë në operacione të veshur dhe me funde grash. Pakujdesi apo paaftësi, mendim i djallëzuar apo plan abuziv, ky mbetet një rast unikal në botë. Pika (d)-Funde, si zë është një hapësirë për të abuzuar sepse llogaritet dhe ka kosto më të madhe në fund, se sa në rastin kur ai zë nuk do jetë në tabelë. Për më tepër që në të kaluarën kemi precedentë me kopsat në veshjet e policive, ku loja me një prej kopsave në këmisha apo xhaketa, ka kushtuar një dëm ekonomik nga 6-10 milionë lekë të reja.

 

Faksimile e tabelës për uniformat e policisë
Faksimile e tabelës për uniformat e policisë
Faksimile e urdhrit për uniformat e policisë
Faksimile e urdhrit për uniformat e policisë

Lojërat me policët

Policia e Shtetit është përfshirë disa herë në skandalet e uniformave nga viti 2005 dhe në vazhdim, me një pirg parregullsish ligjore, mbivendosje urdhrash, ku të parët anulojnë të dytët dhe anasjelltas. Për pasojë, përveç abuzimit marramendës financiar, sot kemi edhe një polici që nuk gjen derman me rrobat. Jo vetëm kaq, por herë pas here u është mohuar edhe shpërblimi vjetor, orët shtesë, ushqimet apo zëra të tjerë shërbimi për detyrën e vështirë. Rreth 9 mijë efektivëve u duhet të presin sa të mbarojnë lojërat me ligjet dhe me lekët eprorët e tyre. Deri atëherë, të shohin mirë paketimet e uniformave, se mos pas këtij publikimi, u dërgojnë nëpër komisariate e reparte, edhe fundet.

 

Karagjozllëku me blunë e makinave të policisë në 2009

Berisha vendosi me VKM ngjyrën “Blu e errët” më 2008, por 297 mjetet “Chevrolet” erdhën me

ngjyrë “Blu e hapur”

Në vitin 2009, Policia e Shtetit bëri tender dhe siguroi blerjen e 297 automjeteve tip “Chevrolet” për shërbimet e saj. Pati dyshime dhe akuza për mënyrën e prokurimit dhe procedurat, por në fund mjetet mbërritën dhe u ekspozuan me ceremoni në sheshin para stadiumit “Qemal Stafa”. Por përveç faktit se shumë prej tyre nisën të dëmtoheshin shpejt, u vu re se ngjyra nuk ishte ajo që ishte caktuar dhe paguar. Zëra ekspertësh që fshihnin identitetin nga frika do të deklaronin disa herë në media se kjo ishte shkelja e radhës pas atyre me uniformat. Makinat duhet të ishin me ngjyrë “blu të errët”, kështu e përmbante edhe ligji i kaluar me Vendim të Këshillit të Ministrave (VKM) dhe me firmë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe botuar në Fletoren Zyrtare nga Kuvendi nëpërmjet Jozefina Topallit.

Në vendimin e datës 1 maj 2008, Këshilli i Ministrave ka kaluar vendimin nr. 538, “Për caktimin e pajisjeve, ngjyrave dhe shenjave të veçanta për mjetet e Policisë së Shtetit”. Vendimi hyri në fuqi më 26 maj dhe u botua.

Dhe në pikën nr. 2, gërma (a), shkruhet; Mjetet e uniformuara në shërbim të Policisë së Shtetit kanë ngjyrë blu të errët. Por më shumë se një vit më pas, në Tiranë zbarkuan 297 vetura policie me ngjyrë blu të hapur. Megjithëse shkelja u publikua, ato makina janë ende në shërbim me ngjyrë tjetër. Dhe ligji është po ai.

foto-nga-ceremonia-311

1,3 milionë USD të përfituara nga marifetet me kopsat, kapelet, mëngët…

“Djalli fshihet në detaje”. Kostumi me kapelë kushton më pak nga ai pa kapele. Këmishat, rripat dhe bluzat e pambukut mes femrave dhe meshkujve po ashtu, kurse kulmi shkon me këpucët e dy gjinive, ku ato të femrave vlejnë 2 mijë lekë më shtrenjtë !. Tabela e plotë e abuzimeve.

Tenderi i uniformave të Policisë së Shtetit ka pasur brenda një ekuacion me shumë të panjohura, por ka vlerë shprehja e njohur se “djalli fshihet në detaje”. Miliona lekë abuzime të dyshuara, për të mos thënë miliarda nëse verifikon të gjitha zërat e artikujve për 8 mijë efektivë, në një hapësirë kohore 4 vjeçare dhe për më keq akoma, në një tender të vetëm. Në shifrën totale të 2,2 miliardë lekëve të tenderuar, gjen në të paktën 60 artikuj. Aty ka manovrime pa fund me detajet teknike.

Nga shifra e përgjithshme e tenderuar, 134,8 milionë lekë të reja është shifra abuzive e përfituar sipas një llogarie që e gjeni të detajuar në shënimin “Ja si funksiononte skema e abuzimit” në pjesën e poshtme të kësaj faqeje. Nëse në kostumin ceremonial është vendosur kapela për punonjësit e policisë për meshkuj, do të vësh re se ajo mungon në uniformën bazë për meshkuj. Çmimi? I njëjtë! Por një kapelë kushton të paktën 17 mijë lekë, që po ta shumëzosh me numrin e uniformave të prodhuara të nxjerr një dëm ekonomik, me vlerën e 16,7 milionë lekëve të reja. E njëjta gjë edhe për kapelet në uniformat bazë të femrave në polici, ku dëmi rezulton 9,9 milionë lekë. Por ka edhe marifete të tjera, si në rastin e këmishave për meshkuj me krah të gjata dhe të këmishave për femra me krah të shkurtra, ku këto të dytat në çmime kushtojnë nga 200-400 lekë më shumë, edhe pse janë me krahë të shkurtra. Rreth 1,4 milionë lekë llogaritet dëmi i kësaj manovre. Dhe për të vazhduar më tej me bluzat e pambukut me krah të gjata dhe të shkurtra për meshkuj, ku ato me krah të shkurtra kushtojnë më shumë se 100 lekë më tepër nga ato me krahë të gjata dhe me një dëm ekonomik 2,6 milionë lekë. Po kështu edhe bluzat e pambukut për femrat police, ku çmimi i bluzave me krah të shkurtra është 120 lekë më shumë, ose 2,1 milionë lekë dëm ekonomik. E njëjta situatë për bluzat e pambukut me jakë të rrumbullakët, ku ato me krah të shkurtra kushtojnë rreth 100 lekë më shumë nga ato me krah të gjata. Por nuk mbaron vetëm me kaq, pasi vjen radha e këpucëve dimërore për meshkujt policë dhe gratë police. Të parëve u vlen këpuca 5500 lekë, kurse të dytave 7500 lekë, pra 2 mijë lekë më shumë, edhe pse cilësia, madhi dhe forma janë pothuajse të njëjta. Dhe shuma e përgjithshme nga mbledhja e abuzimit ekonomik rezulton me 134,8 milionë lekë të reja, që mund të quhet me plotë gojën vjedhje e pastër si “djalli i fshehur në detaje”. Dhe e gjithë kjo katrahurë financiare është bërë me uniformën e re të Policisë së Shtetit, në tenderin e datës 23 maj 2011, të pranuar nga Komisioni i Vlerësimit të  Ofertave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe që përmban kontratë nr. 23/4, datë 20 qershor 2011. Vlera e përgjithshme e kësaj kontrate është 2,17 miliardë lekë (rreth 22 milionë dollarë) .

diferencat ok

 Ja se si funksiononte skema e abuzimit:

 1.Uniforma Ceremoniale Meshkuj

Një xhaketë kushton 15060 lekë, një palë pantallona kushtojnë 4200 lekë, një kapele kushton 1740 lekë, të cilat formojnë kostum ceremonial Meshkuj. Ky kushton 21 000 lekë

(përfaqëson sasinë e blerjes të 7926 Kostume Ceremoniale Meshkuj)

1.Uniforma Bazë Meshkuj

Një xhaketë kushton 15060 lekë, një palë pantallona kushtojnë 4200 lekë, të cilat formojnë kostum policie Meshkuj (xhaketë, pantallona, pa kapele). Edhe ky kushton 21 000 lekë, pra aq sa kushton kostumi ceremonial me kapele. Përfaqëson sasinë e blerjes të 960 kostume policie Meshkuj.

Një kapele policie Meshkuj (që duhej zbritur) kushton 1740 lekë x 960 kostume = 1670400 lekë është vlera e vjedhjes nga kostum policie Meshkuj.

 1.Uniforma Ceremoniale Femra

Një xhaketë kushton 10128 lekë, një palë pantallona kushtojnë 4080 lekë, një fund kushton 3120 lekë, një kapele kushton 1872 lekë, të cilat formojnë kostum ceremonial Femra (xhaketë, pantallona, fund, kapele), i cili kushton 19200 lekë, që përfaqësojnë sasinë e blerjes të 750 kostume ceremonial Femra.

 

2.Uniforma Bazë Femra

Një xhaketë kushton 10128 lekë, një palë pantallona kushtojnë 4080 lekë, të cilat formojnë kostum policie Femra (xhaketë, pantallona, pa fund, pa kapele), i cili kushton 18600 lekë, që përfaqëson sasinë e blerjes të 200 kostume policie Femra, pra 600 lekë më pak se kostumi ceremonial Femra.

Meqenëse kostum policie Femra është pa fund e pa kapele (që duheshin zbritur) në fakt ky kostu duhet të kushtojë 14200 lekë. Një fund kushton 3120 lekë, një kapele kushton 1872 lekë = 4992 lekë x 200 kostume = 998400 lekë është vlera e vjedhjes nga kostum policie Femra.

3. Një këmishë Mëngë/gjata bojëqielli grash kushton 2280 lekë, që përfaqëson sasinë e blerjes të 3800 copë këmishë M/gjata. Ndërsa një këmishë M/shkurtra bojëqielli grash kushton 2640 lekë, që përfaqëson sasinë e blerjes të 3800 copë këmishë M/shkurtra, pra 360 lekë më shumë se këmisha M/gjata x 3800 copë këmisha = 1368000 lekë është vlera e vjedhjes nga këmishë M/shkurtra bojëqielli grash.

4. Një bluzë pambuku M/gjata Meshkuj kushton 2016 lekë, që përfaqëson sasinë e blerjes të 28000 copë bluza M/gjata. Ndërsa një bluzë pambuku M/shkurtëra kushton 2112 lekë, që përfaqëson sasinë e blerjes të 27760 copë bluza M/shkurtra, pra 96 lekë më shumë se bluza pambuku M/gjata x 27760 copë bluza = 2664840 lekë është vlera e vjedhjes nga bluza pambuku M/shkurtra Meshkuj.

5. Një bluzë pambuku M/gjata femra kushton 1980 lekë, që përfaqëson sasinë e blerjes të 1600 bluza. Ndërsa një bluzë M/ shkurtra Femra kushton 2100 lekë, që përfaqëson sasinë e blerjes të 1800 copë bluza, pra 120 lekë më shumë se bluza pambuku M/gjata x 1.800 copë bluza = 216000 lekë është vlera e vjedhjes nga bluza pambuku M/shkurtra Femra.

6. Një bluzë pambuku M/gjata, jakë të rrumbullakët, kushton 696 lekë,që përfaqëson sasinë e blerjes të 29600 copë bluza. Ndërsa një bluzë M/shkurtra, jakë të rrumbullakët kushton 780 lekë, që përfaqëson sasinë e blerjes të 29600 copë bluza, pra 84 lekë më shumë se bluza M/gjata x 29600 copë bluza = 2486.400 lekë është vlera e vjedhjes nga bluza pambuku M/shkurtra jakë të rrumbullakët.

7. Një palë këpucë dimërore për burra kushton 5520 lekë, që përfaqëson sasinë e blerjes të 27520 palë këpucë. Ndërsa një këpucë dimërore për gra kushton 7560 lekë, që përfaqëson sasinë e blerjes të 2000 palë këpucë, pra 2040 lekë më shumë se këpucët dimërore për burrat x 2000 palë këpucë = 4080.000 lekë është vlera e vjedhjes nga këpucë dimërore për gra.

 

1670400 lekë

998400 lekë

1368000 lekë

2664840 lekë

216000 lekë

2486000 lekë

4080000 lekë

 

Shuma – 13 484 040 lekë është vlera e vjedhjes  nga skema e përdorur  brenda çmimeve nga Uniforma e re e Policisë në tenderin e 23.05.2011, pranuar nga Komisioni i Vlerësimit të  Ofertave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe që përmban  kontratë nr. 23/4, datë 20.06.2011. Vlera e kësaj kontrate është 2.176.579.968 lekë me TVSH.

Share This Article
19 Comments
  • OFICERI KOMUNIST BUJAR NISHANI DHE OFICERI BURGAJ MUND TE KENE PARASYSH QE POLICET MESHKUJT TI VISHNI ME FUNDE PER TI CUAR NE SKOCI ,KETA KANE NJE IDE TE LASHTE PER PREJARDHJEN E SKOCEZEVE ,SA HUMORISTIKE DHE AQ TRISHTUSE PER NISHANIN DHE BURGAJ..

    • Pse nuk vepron mazhoranca? Pse nuk fillon iniciativen parlamentare per shkarkimin e Nishanit? Sa miliona duhet te vjedhe ky sherbetori i shpellarit qe te shkoje ne burg?

  • o gazetaret e dites pse lodheni kot ju keqen vellaij ata i bron ilir meta me 7 deputet qe jan agjenta te sherbimeve te huaja dhe 2 ministra qe jan ne qeverin e rames dhe keta jan agjent te sherbimeve te huaja ,ju kot shkruani po populli i di se kush jan ne politik jan armiqt me te betuar te shqiperis dhe te shqiptarve .Ne jemi nje popull i vogel me nje pasuri qe ja ka zilli i gjith bota me ate pasuri qe ka shqiperia ,cfar do det ,male ,krom ,naft ,gaz ,bitum ose si i themi ne sere e nje nga me te mirat ne bot ,krom ,lumenj ,liqene ,qe neve aqe jemi 1 miljon e gjysem se 1 miljon e gjysem jan jasht shtetit qe punojn dhe keta qe jan ketu nuk ka pun,i vetmi popull qe femija dhe vet flen pa buk kuropsojoni esht ne kulem, farferia esht ne kulem kurse shtetet e tjera nuk e kan kete pasuri dhe nuk e kan varferin tone se atje politikanet jan ne sorvejim te medjave dhe te ligjit kurse ketu medjat jan servile te medhaja per vec juve si gazet dita kam respekt dhe per gazetarin mero baze qe skeni frik na e verteta te verteten ja thoni popullit kurse te tjerat gazeta dhe televizjonet jan servila te pd dhe te ps por populli sot esht shum i zhvilluar dhe edit rames kur te behen zgjedhjet do mari sallatorin ne dor sic e mori sali serbi prandaj edi po nuk luftoj kuropsjonin po nuk beri reforma ne drejtesi ne zgjelljet lokale ta haroj voten e popullit se nuk ka per temar as nje vot vetem po i volli atere ta gezoj me gjith gramoz rucin pushtetin popullor

  • po ja qe del hapue qe keta kane mbeshtetjen europjane dhe amerikane se bejne lojene tyre se me keto fakte ska prokurori qe i mbron

  • *************************************************************************************************
    ————————————————————————————————-

    …. Turp per Ne shqipetaret,
    …. mallkuar qofshim Ne shqiptaret,
    …. ne djall vafshim Ne shqiptaret,
    …. kurre mos n’gritshim koke Ne shqiptaret,

    …. qe po lejojme nje MALOK “hajdut-kriminel-bajraktar verior” te na talli, kercenoje, shaje, ofendoje me nene e babe Ne shqiptareve.

    …. Harrojeni EUROPEN !

    …. Turp, Turp, Turp, Turp, Turp, Turp …. u shofshim si race !

    **************************************************************************************************
    ————————————————————————————————–

  • vjedhjet i ben nje ndyresire qe i shkon nishanit ne cdo institucion na mbrapa, djali i nje ish komunisti dhe salisti 24 karatesh nje fare florian nurja qe e ka pasur sekretar te pergjithshem ne ministrine e brendshme dhe ne te drejtesise. Nese doni te gjeni parate qe vjedh nishan oficeri i shkolles se bashkuar, handikapati aktual kapeni per bythesh kete florian xhuxhin dhe do gjeni xhevaire nga grupi i hajduteve me ne krye nishan mustaqen kallashnikovin e enver hoxhes. Etmerrshme se kush eshte president nje njeri qe per enver hxhen ishte gati te vriste njerezit qe sollen demokracine qe ky palo president shijon sot duke vjedhur me cunin e gazetarit komunisto-salist nga berati.

  • Mbas ketij rreshtimi faktesh s’te mbetet gje per te menduar, vec pyetjes se: pse keta jane sot e kesaj dite ne krye te institucioneve-Bujari president i RSh dhe Hysa Drejtor i Akademise se Policise ?
    Ministri Tahiri duhej qe me kohe ti kish bere gadi letrat per procedimin e ketyre aferave ne prokurori dhe jo t’a perkedhelte ish drejtorin e madh te Policise..
    Jane miliona dollare deme shkaktuar pasurise se popullit, per c’ka autoret jane identifikuar. Nuk do shume lodhje e mendje per ti thene Hyses, “hajde gjeneral se ty kap edhe lapsuset e prokurorise kur te thote Sala dhe nuk i kap dot lapsuset e Nishanit dhe Gjergjefit, kur vidhen miliona”. (I biri i Hyses eshte expert kriminalist ne Policine shqiptare, duke shkelur te gjithe ligjet e rregullat)
    Dhe mendoni qe ky Hysni Burgaj, i cili duhej te ishte ne burg, i merr sot shtetit 1.5 milion leke rroge ne muaj ne nje institucion akademik, te vetmin ne llojin e vet. Ministri-z. Sajmir Tahiri dhe Drejtori i Pergjithshem z. Didi, per te mbajtur ne pune Hysen(ish studentin e 6 dhe 7-es, komandantin e postes se policise se Laprakes dhe qytetit Studenti), kane lene pa pune njerrez me grada e tituj shkencore, qe kane nxjerre breza te tere drejtuesish, madje dhe vete keta qe drejtojne sot Policine e Shtetit.
    Nuk ju nderon kjo sjellje, zoterinj, sepse ka 8 muaj qe keni ardhur ne pushtet dhe hajdutet po drejtojne ende Policine Shqiptare.

  • Kemi folur aq shumë për këtë teme sa na janë mbaruar llafet. Por desheroj ta mbyll me gabimin e gazetarit i cili bën fjalë për “funde” policore? Jo mor djalosh jo? Janë “çitjane” policore, model viçidoli? Prandaj here tjetër kujdes nga gabimet! Nuk ngaterrohet fundi me çitjanet ose çitjonet si i thonë këtej nga mesi i vendit! Nderime gazetar eltoni !

  • ORE KY PRESIDETI YN MIR QE ESHT CYRYK PO KY QENKA DHE HAJDUT IMATH UUUAAAAA SA ORDINER I THUET KETIJ PRESIDENT LEGENPO KETE VERTET QE SE KAP LIGJI SE ESHT CYRYK

  • o kopila enveri a ka njeri qe per ju nuk eshte fajtore-a ju kujtohet kur fajsonit ter boten dhe bare hanit.enveri ju mesoj negjmija ju mbane gjalle.fletrrufet ju pritni .edhe gjilperen ne kashte e kerkoni e elefantin ne sy nuk e shifni.po pse ju quajti meta kokepalare e Mustafa nano ndyresira.nje miljon ndyresira per te sunduar dy miljon te tjere.vodhet ,bete griselda,bojkot,greva sulm qevris .po pushoni e hani pake ndyresira qe po ju servon qelbesira rama.

  • Sa turp nje President hajdut ne krye te fronit.Nje turp per vendin tone.Zoti kryeminister Edi Rama edhe sa muaj keto hajdut do te jene te lire? Nuk ka me keq kurr ne krye te presidences kemi nje president hajdut.Kurr do vejme drejtesi? Zoti minister Sajmir Tahiri te falenderoj per punen qe beni Bravo,por ju them me pasterti qe akoma ne radhet e policise ka drejtus te pa afte,qe duhet te flaken nga policia.Ne drejtorine e policise te tiranes jane nje numer policesh shoke te Agron kolicaj qe pervec nje te keqe mos prit te bejne nje te mire.Ato militante te PD jane te pa afte,hajdut e trafikant.Vini njerez te afte ne policine shqiptare ne drejtorine e tiranes se kemi njerez mjaft.Me respek …………………..

  • SPASKA FAJ QE IDEL KRA BERISHES NISHANI SE KETA MBROJN NJERI TJETRINJO SE U VJEN KEQ PER NJERI TJTRIN POR KAN VJEDHUR AQ SHUM SA JAN BER MISH ETHUA

  • I lutem gazetes te plotesoje shkrimin me foton nr.2 per te vleresuart edhe madheshtine e Salariut te Salistanit.Pas asaj ku Burgaj demonstron fustanin dhe curlen qe çon ne ekstaze Nishanin, te nxjerre edhe Saibegramen, shpellarin qe i bie tupanit maje shkembit duke thirrur : O milet,ejani shihni “ndryshimin”, do ta bejme çudine e botes Arnautistanin!Ne sfondin e saj ju lutem te nxirrni “konkubinat” qe i perdridhen demokrat-jaranit qe jane valltaret e ansamblit: madamxhubletat Xhozin, Monden,Silen, Grilen, Banen,Lauren,Jonen dhe baletmaestrin qe i iken zeri dhe i merren kembet i shastisur prej tirqeve e xhamadanit.

  • Ku e dini ju qe kjo nuk eshte nje rrene e qeverise se nje prillit apo cfar shkruan nje gazete e majte per ju eshte si nje hajmali qe ju duhet ti beni temena.

  • Klarinetxhiun e kemi, Jarin, daullexhiun e kemi, Zhelalin, valltaren e gjetem, Hysniun, dirigjentin e kishim, Saliun.
    Mungon nji me dajre, ta pysim Zhozin iher, se ka shum munsi, ta ket dajren edhe hobi.
    Merreni Lulen njehere ne prove me gjith Halimet e Paloqen, se na duhen edhe balerinat, qe ta plotsojme, mos harroni, grupin ciftelia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *