Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Firmosja e këtij turpi nga Berisha do mbetet në histori
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Firmosja e këtij turpi nga Berisha do mbetet në histori
Letrat e Lexuesve

Firmosja e këtij turpi nga Berisha do mbetet në histori

anazapta
Published November 14, 2012
Share
SHARE

Dy pyetje lindin këtu. E para: Përse e do Greqia këtë sipërfaqe shtesë në kurriz të Shqipërisë, kur vetë ka det me shumicë? Arsyet janë padyshim ekonomike. Nuk do ndalem tek ajo që nëse marrëveshja arrihet, në zona të tëra të rëndësishme nga Saranda deri ne Karaburun, Shqipërisë i bllokohet lundrimi për në Mesdhe (do të konsiderohej në “ujëra” greke, dhe natyrisht ata do të kërkojnë taksën e tyre për lejim lundrimi siç ndodh kudo). As te fakti që është edhe goxha hapësirë për peshkim.

 

Më kryesorja për mua është të hetohet një lidhje e mundshëm mes këtij “nxitimi” të Athinës për të kërkuar këtë marrëveshje dhe një deklarate të Bensik Mustafait, kur iku nga ministër i Jashtëm. “Copa” e këputur është pikërisht zona, ku supozohen burime te mëdha nafte. Këtu po citoj z.Mustafai që kur dha dorëheqjen nga posti, foli për një “hartë të Jonit ku ishin shënuar me pika përfundimet e një studimi kanadez që kishte nxjerrë se në atë zonë nën det ka burime të mëdha nafte”.

 

Pra, shihet qartë që arsyet janë ekonomike. E dyta, përse Berisha e ka firmosur këtë turp? Berisha është… Berisha. Për pushtet është gati për çdo pazar. A nuk na e ka dëshmuar qartë këtë gjithë këto vite? Unë nuk jam naiv. E di që edhe të tjerë politikanë joshqiptarë bëjnë pazare për pushtet personal. Por nuk arrijnë kurrë deri në atë pikë sa të cenojnë integritetin territorial të vendit të tyre. Për fat të keq, Berisha e kalon edhe këtë kufi. Nuk ka asgjë për t’u habitur. Gjakimi i sëmurë për pushtet i ketij aksidenti te madh historik te Shqiperise është proverbial tashmë. Shpresoj që Shqipëria “tjetër” ajo që nuk e ha turpin me bukë të arrijë të pengojë një pakt  të ri që na bën për kaqolë e për budallenj e që na merr copa Shqipërie.

 

Email nga adresa: [email protected]

 

anazapta November 14, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?