Përshëndetje e nderuar redaksi. Shumëkush nga ata që pëlqejnë shahun do ta ketë ndjekur historinë e arrestimit 5 a 6 vite më parë në Japoni të ish-kampionit botëror në shah, të famshmit Bobby Fischer. Ai u akuzua nga qeveria e SHBA se ka shkelur embargon amerikane ndaj Serbisë, kur pranoi të luante në Beograd në vitin 1992 – përkundrejt 3,5 milion dollarëve –një matç nostalgjik me rivalin e vet legjendar, rusin Boris Spaski. Merrni me mend çfarë mund ti bëjnë Saliut (nëse duan) perëndimorët për shkeljene e mbargos së naftës ndaj serbëve gjatë luftës etnike ballkanike.
SMS në DITA në 0689073730
Me sa di une, Fisheri, pas atij turneu ne Beograd gjate embargos nderkombetare per Serbine, kurre nuk u kthye ne ShBA. SHBA-te nuk bejne loje, kur eshte ne lidhje shteti. R.Fisher pas Japonise, me nje mareveshtje u vendose ne shtetin e Islandes, ku edhe vdiq me vone. Jetoj ne SHBA qe 13.5 vite, dhe e di nje gje se secili individ kur jane ne pyetje parimet, ligjet, interesat shteterore, individi eshte vetem material harxhues! Dhe ne te vertete ashtu duhet te jete. Individi ka jete biologjike te kufizuar, kurse Shteti do te jetoj shume me gjate, t’u sherbej dhjetra apo qindra gjeneratave.