Jovan Bizhyti
Erioni, një emigrant shqiptar, kishte pak kohë që kishte shkuar në Amerikë me llotari amerikane. Ishte i vendosur në New York, me qira në katin e parë të një vile. Pronar i shtëpisë ishte një plak i moshuar italian, që s’kishte familje dhe jetonte i vetëm. Ishte 95 vjeç, quhej Marcelo. Në luftën e Dytë Botërore, Marcelua ishte përfshirë në radhët e ushtrisë fashiste italiane në pushtimin e Shqipërisë. Pas lufte, jetoi në Itali dhe pas viteve ’80, u vendos në Amerikë, në qytetin e New Yorkut. Kur mori vesh se qiraxhiu i shtëpisë ishte shqiptar, u miqësua me Erionin.
Një pjesë të mirë të kohës, sidomos në mbrëmje, Erioni e kalonte me Marcelon. Megjithëse i moshuar, ai fizikisht dhe mendërisht ishte shumë i mbajtur. Dalëngadalë u bënë shumë miq midis tyre.
-A ke qenë i dashuruar?- e pyeti një ditë Marcelua.
-Kam qenë dhe jam ende,- i tha Erioni,- nga fruti i asaj dashurie kam dhe një djalë.
-Pse ke ardhur i vetëm në Amerikë?- shtoi plaku.
-Përkohësisht,- i tha Erioni.- Sot për sot kam një biznes në Shqipëri, jam piktor dhe kam një sallon arti, që e menaxhon e dashura ime. Pas një kohe kur unë të stabilizohem mirë këtu në Amerikë, sigurisht do vijë dhe bashkëshortja ime me djalin.
-Po ti pse jeton vetëm Marcelo?- e pyeti Erioni.
-Vetmia më ka shoqëruar gjithë jetën,- i tha ai.
-Je i zhgënjyer, apo ke pasur ndonjë fatkeqësi?
-As njërën dhe as tjetrën. Është histori e gjatë, por e trishtuar historia ime,- vazhdoi ai. Kam dashur dhe unë dikur një vajzë, që quhej Françeska. Ishim shumë të rinj atëherë, ishim lidhur që në vitet e shkollës së mesme. Duheshim shumë, por ishim ende të rinj për martesë. Ajo vazhdoi studimet e larta, ndërsa unë kalova në shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Ishin fillimet e Luftës së Dytë Botërore. Italia Fashiste ato kohë kish synime të pushtonte gjithë Ballkanin dhe kërkonte të shtonte radhët e ushtrisë. Të gjithë burra e djem nga mosha 18 e deri 40 vjeç, u rekrutuan në radhët e ushtrisë.
Françeska e përjetoi me shumë trishtim largimin tim. Ditën që unë u vesha ushtar, ajo më ndoqi pas deri në hyrje të repartit ushtarak. U ndamë me mall e me sy të përlotur.
-Do të pres deri në vdekje,- më tha ajo.
-Lufta do mbaroj shpejt,- i thash,- dhe unë do kthehem pranë teje.
-Ruhu, se lufta krijon dhe tragjedi, shmangiu sa më shumë betejave me armë.
-Italia e ka pushtuar Shqipërinë,- i thashë,- tani nuk ka shumë rezistencë për luftë. Ne nuk e dinim se në Shqipëri, pas viteve 1941-42 filloi rezistenca guerilase, që më pas u shndërrua në luftë Nacional Çlirimtare partizane.
Në vitin 1941 u bashkëngjita trupave ushtarake që ishin në Shqipëri. U rekrutova në një batalion ushtarak bregdetar në krahinën perëndimore që quhej Myzeqe, një hapësirë fushore e pa fund dhe shumë piktoreske. U përfshiva në një skuadër topografësh, që u instaluam në një manastir, që ndodhej në pikën më të lartë të kodrave bregdetare, me emrin, “Manastiri i Ardenicës”. Ishte një kështjellë e lashtë mesjetare interesante, s’ishte thjesht një manastir, një kult fetar ortodoks, por ishte kështjellë, si një qytezë e vogël me mure të lartë rrethues, në qendër ishin dy kisha me vlera të veçanta historike, një kambanore e lartë 24 metra dhe shumë ambiente banimi, që për një skuadër prej rreth 10 -12 ushtarësh topograf që ishim ne, ishte e bollshme. Nga kambanorja e lartë, vëzhgonim e studionim jo vetëm lëvizjet në gjithë atë hapësirë me perimetër shumë të gjerë, por na shërbente për të përpiluar dhe harta topografike për këtë pjesë të territorit bregdetar nga Durrësi deri në Vlorë.
Erionin e befasonte kujtesa e këtij 95 vjeçari italian, që pas kaq e kaq vitesh, përshkruante me detaje territoret shqiptare me emra dhe pika strategjike, siç ishte ai manastir mesjetar në lartësinë e kodrave të Ardenicës, që Erioni kishte dëgjuar për këtë kult fetar. Plaku vazhdonte i qetë tregimin.
-Me Françeskën për gjithë ato kohë të luftës s’kisha as një komunikim, po ashtu dhe me familjen, megjithëse po kalonin muaj e vite. Në shtatorin e vitit 1943, Italia Fashiste kapitulloi, s’ishte më në gjendje të përballonte atë front të gjerë e të vështirë. Trupat ushtarake të batalioneve, brigadave dhe divizioneve italiane, nisën tërheqjen drejt vendit të tyre, Italisë. Mbetën tek-tuk disa grupe e toga të veçanta ushtarësh italian, që ishin në territore të izoluara dhe që s’mundën të bashkoheshin me pjesën e madhe të ushtrisë që po tërhiqej. Një nga ato ishte dhe toga e jonë e topografëve në kodrat e atij manastiri.
Rrugët u mbyllën, pasi Shqipëria u pushtua nga ushtria naziste gjermane. Ne italianët e mbetur, u kthyem në refugjatë dhe mbetëm nën kujdesin e fshatarësisë shqiptare. Në Shqipëri kaluam gjithë dimrin e viteve 1943-44, një periudhë shumë e vështirë, ku lufta partizane shqiptare ishte në kulmin e ashpërsimit të saj kundër gjermanëve, ku mjaft nga ushtarët tanë italianë, u bashkuan në këtë luftë me forcat çlirimtare partizane shqiptare.
Në Itali u hap lajmi se ne ushtarët e mbetur italianë, ishim vrarë nga forcat partizane shqiptare. Familjet tona u alarmuan dhe na vajtuan me kuje morti. Këtë tragjedi e përjetoi me shumë dhimbje dhe Françeska dhe e bindur në vetvete që unë nuk jetoja më, mori një vendim ekstrem për jetën e saj. Ajo u mbyll në një manastir si murgeshë, për të mos patur më kontakte me jetën shoqërore që përjetonte pas lufte shoqëria italiane.
Për të gjithçka ishte errësuar, marrëdhëniet e saj kaluan me botën hyjnore, duke iu përkushtuar asaj jete engjëllore në shërbim të Zotit. Kisha katolike kishte një ligj të fortë në ato vite, të patolerueshëm për murgjit dhe murgeshat që mbylleshin në manastire për t’ia dedikuar jetën e tyre Zotit, Jezusit dhe engjëllorëve të tyre. Ajo e mori atë vendim ekstrem e bindur në vdekshmërinë time, ndaj vendosi të më ndiqte pas në botën hyjnore. Dhe jeta e saj u bë Zoti, Jezusi dhe gjithë bota hyjnore. Ajo jetonte brenda mureve të një manastiri dhe ushqimi shpirtëror i përditshëm, ishin lutjet, faljet dhe shërbesat ndaj engjëllorëve.
Ne ushtarët e mbetur të ushtrisë italiane, megjithëse ishim pjesë e pushtuesve si armiq të Shqipërisë, populli shqiptar e veçanërisht fshatarësia, në ato situata të vështira lufte e fukarallëku, na mbështeti me bujari të veçantë, na ushqyen, na veshën e na strehuan shumë miqësisht. Ne mundoheshim t’ua shpërblenim me ndonjë punë modeste në bujqësi. Në një fshat poshtë manastirit të Ardenicës, që quhej Kolonjë, qëndruam së bashku 6 shokë italianë. Ditën punonim në bujqësi në ndihmë të familjeve fshatare dhe në darkë mblidheshim në një strehim që na kishte siguruar fshati. Njeri nga shokët tanë, Xhovani, i binte kitarës, që e mbante bashkë me armën që gjatë luftës. Kur Italia kapitulloi dhe u tërhoq nga lufta, armët ua dorëzuam partizanëve shqiptarë, ndërsa kitara e Xhovanit mbeti e vetmja shpresë që na mbante gjallë dhe na argëtonte. Mbrëmjeve mblidheshim pranë oxhakut të zjarrit dhe këndonim me kitarë:
“Dijo, dijo mama
dijo, dijo mama,
dijo, dijo mama,
nonti vjeni piu……
Dhe ne përloteshim nga malli që ndjenim për familjet dhe të dashurit tanë. Kujtoja Françeskën, që kisha rreth 4 vite pa e parë dhe më kish pushtuar një mall i pa përshkruar. Nuk kisha patur asnjë lidhje me të dhe me familjarët e mi për gjithë ato kohë, të cilët na konsideronin të humbur, ose të vdekur, viktima të luftës famëkeqe botërore.
Pas 6 muajsh, që kaluam një dimër të ftohtë e të ashpër, erdhi pranvera. Na erdhi një lajm i mirë e i gëzuar, që na e transmetuan fshatarët, se në portin e Durrësit, kishte ardhur një anije italiane për të mbledhur ushtarët italianë të mbetur ende në territorin shqiptar. Sigurisht u gëzuam dhe s’na besohej që erdhi dita të ktheheshim në vendin tonë, pranë familjeve tona.
Po ktheheshim ne ushtarët e një ushtrie të vdekur, që erdhi në Shqipëri si pushtuese me tam-tame të mëdha dhe po kthehej e mundur dhe e shpartalluar, duke lënë pas një pjesë të ushtarëve të saj refugjatë dhe mjaft viktima të vrarë. Erdhëm si pushtues, por pas kapitullimit, ai vend e ai popull nuk u hakmor asnjëherë me ne viktimat e mbetura, përkundrazi, na mbrojti, na ushqeu dhe na përcolli me dashamirësi drejtë atdheut tonë.
Kujtoj me respekt një fshatar të Kolonjës, Minai, që mbiemrin nuk ia mbaj mend, një burrë i pashëm dhe tregtar i zoti, ku shërbeva gjithë atë dimër në familjen e tij, na shoqëroi me makinën e tij të vogël deri në Durrës. U takuam me shumë përzemërsi dhe këmbyem adresat midis nesh, se ndoshta një ditë do takoheshim. Por rrugët u mbyllën, Shqipëria u çlirua dhe vendosi regjimin e sistemit komunist dhe i ndërpreu marrëdhëniet me Italinë pothuajse për gjysmë shekulli. U ndamë për të mos u takuar më kurrë! Ja kemi borxh atij populli tragjedinë që i shkaktuam nga pushtimi dhe lufta, por i kemi borxh dhe mbrojtjen e mbështetjen që na dhanë pas kapitullimit, kur mbetëm pas si refugjatë.
Të nesërmen, pas atij udhëtimi të gjatë nëpër det, u gjenda tek porta e shtëpisë. U shfaqa papritur si Kostandini i legjendës shqiptare, që u ngrit nga varri për të sjellë motrën, Dhoqinën, pranë prindërve, sipas besës që u kish dhënë. Ishte e bukur ajo legjendë, që unë e kisha dëgjuar në Shqipëri dhe e mbaj ende të fiksuar fort në mendjen time. Prindërit u befasuan kur më panë në derë, mamës i ra të fikët, ndërsa komshinjtë dyshuan mos isha sozia ime. Pasi u çmalla me prindërit, kërkova Françeskën.
-Ka kohë që është mbyllur murgeshë në një manastir,- më thanë.
-Murgeshë!- U habita dhe njëkohësisht u trishtova.
-Lajmin e vdekjes tënde e përjetoi në mënyrë tragjike,- më thanë dhe për të mos i lënë zgjidhje tjetër jetës së saj, u muros brenda mureve të errët të një manastiri, për t’u izoluar nga jeta e gjallë shoqërore.
Dhe nga ai moment, nisa t’a kërkojë në të gjitha manastiret, nga jugu deri në veri të Italisë. Por ishte e kotë, ligjet e kishës katolike në ato vite, ishin ende shumë të rrepta. Duhej të kalonin 20 vite që të shfaqej në arkivat e Vatikanit adresa dhe vendndodhja e murgjëve e murgeshave. Para kësaj kohe, nuk publikohej asgjë. 20 vjet kërkim në një terr informacioni, që ishte e pamundur të mësoje, sikur dhe një të dhënë elementare sinjalizuese. Ajo për mua ishte gjithçka, e konsideroja jetën time të zbrazur pa Françeskën, nuk përfytyroja askënd që të zëvendësonte atë. Ajo për mua ishte si një engjëll që falesha e lutesha për të. Isha i vendosur t’a kërkoja deri në fund, deri sa t’a gjeja në manastiret e Italisë, apo dhe të ndonjë shteti tjetër.
Vitet kalonin dhe kërkimet vazhdonin edhe përtej Italisë, në Spanjë, në Francë, dhe në Austri. Pas 20 vitesh, munda të hyja në arkivat e Vatikanit, ku gjeta vendndodhjen e saj në një manastir të Palermos, por pa përcaktuar se në cilin manastir të veçantë ishte. Munda të lidhesha në telefon. I rashë numrit dhe sinjali u transferua. Dikush u përgjigj në anën tjetër.
-Alo, kërkoj Françeskën,- i thash.
-Kush jeni?- u përgjigj zëri përtej.
-Jam një i afërt i saj.
-Prit dy minuta t’a njoftojmë. Pas pak, dëgjova përgjigjen e një zëri, që për mua s’kishte ndryshuar shumë timbrin e tij.
-Kush jeni?- më erdhi rrëmbimthi një pasthirrmë në vesh.
-Jam Marcelo,- i thash.
-Kush?!!- u dëgjua një pyetje habitore e gjatë.
-Marcelua i yt- Nga përtej sinjalit më gjëmoi në vesh një zë me pasthirrmë tronditëse.
-Mos jini oshëtima e zërit të tij që më erdhi në vesh!- u dëgjua zëri i saj drithërues.
-Jam Marcelua i vërtetë,- i thash me zë të lartë.
-Marcelo ka vite i vdekur,- u përgjigj ajo me gjysmë zëri.
-Jo,- i thashë,- nuk kam vdekur, unë kam mbijetuar dhe kam vite që të kërkoj. Prita përgjigje, por përtej sinjalit, dëgjova disa të klithura dhe më pas heshtje, sinjali u mbyll. Asaj, mesa kuptova, i ra të fikët dhe gjithçka u ndërpre !
Të nesërmen i telefonova sërish. Ato orë të ndarjes nuk kishin të sosur. Emocionet ishin shtuar, sa që më dukej sikur e kisha para syve. E përfytyroja si atëherë 20 vjeçare, që ecte si një flutur dhe qëndronte në krahët e mi me shumë dashuri. Por vitet kishin kaluar dhe jo pak. S’e përfytyroja mbylljen e saj në manastiret e Palermos, ku muret e ftohtë dhe të errët të atyre faltoreve shekullore, po tresnin çdo ditë e çdo vit rininë e saj. Kur i rashë përsëri të nesërmen ziles së telefonit, ajo doli direkt pa u njoftuar dhe kapi receptorin.
-Alo,- i thashë.
-Françeska jam,- u përgjigj ajo.
-Të pres, mundohu të dalësh sa më parë prej aty.
-Mos e ushqe shpresën për t’u takuar më me mua,- më tha ajo me një ton të mekur e dëshpërues.
-Ti do vish,- i thash,- se ti e di që unë s’rroj dot pa ty, sigurisht dhe ti pa mua.
-Ti nuk e di se unë nuk jam më ajo Françeska që ti ke njohur dhe ke dashur dikur. Unë nuk jam më e denjë për ty.
-Ti je jeta ime dhe jeta duhet në çdo kohë.
-Jetët tona tani janë ndarë,- më tha ajo.- Ti je aty ku je, ndërsa unë tani i jam përkushtuar Zotit, jam shërbëtore e tij, jam nën urdhrat e tij.
-Ktheu Françeska, nëse do që unë të jetoj,- i thashë.
-Harroje të kaluarën tonë,- më tha.- Unë po jetoj një jetë hyjnore të pa kthyeshme. Mundohu t’a fillosh jetën nga e para. Zoti të paska kthyer përsëri në jetë, mundohu t’a jetosh atë edhe pa mua. Lamtumirë!- dhe sinjali u mbyll.
-Françeska, Françeska!…- thirra disa herë dhe telefoni më mbeti në vesh. Çdo sinjal u mbyll. Pash rreth e qark që s’kishte njeri dhe nisa të qaja me dënesë. Se si më dilnin ato lot dhe vazhdoja të qaja si një fëmijë i braktisur. Mu duk sikur erdhi fundi i botës. Isha me vite i larguar nga Françeska, nga dashuria e saj, por ishte shpresa që më mbante gjallë, që më ushqente mendimin se një ditë do t’a takoja, do më pushtonte sërishmi dashuria e saj.
Por më kot, gjithçka u shua, u shua dashuria, shpresa, u shua nga sytë e mi dhe silueta e Françeskës. Kaluan shumë vite dhe unë kam mbetur në atë stacion, në stacionin e parë me Françeskën. Në kujtimet e mija më duket sikur bashkëjetoj me të, ajo më jep ende dashuri, shpresë, ajo më mban gjallë që unë po jetoj vitet e thella të pleqërisë edhe këtu në New Yorkun e largët.
Dhe sytë e tij notonin të përlotur nga emocioni që po përjetonte dhe pastaj bëri një pauzë të gjatë për t’u ngopur me frymë.
-Kjo ishte historia ime tragjike,- tha dhe heshti.
-Ç’u bë më tej me jetën tënde?- i tha Erioni, sikur donte t’a zhbironte nga ajo gjendje emocionale që e kish pllakosur.
-Pas një kohe, prindërit më ikën nga jeta, pas tyre iku dhe xhaxhai që s’kishte fëmijë dhe unë trashëgova një pasuri të konsiderueshme prej tyre. Por mua s’më gëzonte shumë kjo pasuri, më duhej më shumë Françeska, dashuria e saj. Për hir të kësaj dashurie, ndërtova një hotel madhështor me të gjitha anekset e ambientet e nevojshme dhe e emërtova, “Hotel Françeska”, në Bolonja. Pas viteve 80, kur po më kalonte disi mosha, vendosa të jetoj në Amerikë, në New York. Hotelin e dhashë me qira për 20 vjet. Dhe tani jetoj këtu në shtëpinë time përballë Man-Hatanit dhe aktualisht jam përballë teje,- dhe vuri lehtësisht buzën në gaz.
-Ti e di që unë jam piktor,- i tha Erioni,- a të duhet ndonjë peizazh artistik nga natyra shqiptare, t’a kesh kujtim të atyre viteve nga unë?
-Ndoshta do më duhet,- tha ai,- por së pari më duhet një portret i Françeskës në bojra vaji në përmasa të mëdha, sipas një fotografie të atyre viteve kur ishim të dashuruar.
-Sigurisht,- i tha Erioni, dhe pas një kohe i bëri portretin e Françeskës dhe portretin e tij të atyre viteve. Marcelua u gëzua shumë dhe i vendosi karshi njëri-tjetrit në sallonin e ndenjes.
-Për pasurinë time kam bërë një testament,- i tha ai,- për t’ia lënë trashëgim atij që do më gjendet pranë në momentet e fundit të jetës sime.
-Ti të bësh jetën tënde i qetë dhe të jetosh sa më gjatë,- i tha Erioni.- Pavarësisht për këtë, sa kohë do jem pranë teje, do të shërbej sikur të isha djali yt. Marcelos i shkëlqyen sytë dhe e përqafoi me shumë dashuri. Erioni nuk donte t’a emociononte më tej. Kështu u mbyll biseda atë natë.
-Buono note,- i tha ai dhe u ndanë duke shkuar secili në ambientin e tij.
Kaluan sërish edhe dy vjet të tjera dhe miqësia midis Marcelos dhe Erionit u forcua gjithnjë e më shumë. Ato kohë, italiani Marcelo tashmë 97 vjeçar, po përjetonte çastet e fundit të jetës së tij. Ai thirri Erionin.
-Të kam si djalë,- i tha.- Në çdo kohë e kam ndjerë kujdesin dhe ngrohtësinë tënde si fëmija prindin. Dua që grushtin e fundit të dheut të ma hedhë dora jote. T’a gëzosh testamentin tim për shtëpinë këtu në New York, si dhe të ardhurat në valutë që kam në banka. Pra, gjithçka që kam mundur të siguroj në jetën time, t’a kam dhuruar ty si trashëgimtar. Krahas bekimit prindëror që të kam dhënë, Zoti të fali dhe këtë dhuratë nga testamenti im, për të siguruar më tej jetën tënde dhe të djalit, të cilën ti e meriton. Qofsh i lumtur biri im,- i tha dhe mbylli sytë.

Ushtaret italiane vuajten picirin e zi nga fshataret shqiptare,qe i kishin si kafshe pune,,Ndonjehere i vrisnin per qejf..Nacional clirimtaret i vrisnin per tu mare rrobat,,
Batalionin Peruxhia e theren gjermanet ne Sarande.
Batalionin Savoja e theri Memet Shehu ne Voskopoje.
Pas lufte i perdoren per rruge,ura,nafte,burgje,sabotatore,pushkatoim,,qe kur jane riatdhesuar,,nates se varrit t`ja tregojne.
Pleqte italiane me mire ja lejne pasurine ndonje zezaku,se shqiptareve.
Melodrama eshte treguar bukur,,Ka mallengjim,,Ura Psheretimave,melankoli borgjeze,,
o tani edhe proletaret e kane mendjen tek Pasuria,,Nuk po e rruajne fare per Rrevolucionin Proletar.
Kostantini dhe Dhoqina zonja Rita jane Emra Greko-Ilyre kurse Arnautet e quajne Doruntina.
Sa per Fete ne pergjithesi nuk kane lidhje “Me Zotin”.
Zoti krijoi Dashurine per Njerezit.
Si mund te thuash “I perkas Zotit” kur tjetri te lut per Dashurine dhe Jeten e Tij?
Sa keiminele.
20 vjet nuk te thone ku gjendet Kallogrea.
Dihet se ku kane ndertuar Kishat e Mallkuara te Krishteret.
Mbi Tempujt Greko Ilyre.
Mallkuar qofte Feja e Cifuteve.
Histori prekese ,,por qe te besohet mos permendni legjenden e Kostandintit me Dhoqinen se na e nxoret italjanin sikur ka mbaru studimet per histori ne Shqiperi.
Gjynaf qe kjo histori e bukur mvishet ne fund me problem pasurie! Pasuria me e madhe ishte dashuria e gjithkudondodhur tek ky tregim, tek te gjithe personazhet e saj, tek Marcelo dhe Franceska, tek kujdesi i fshatarve per ushtaret italiane, tek biseda e piktorit shqiptar me plakun Marcelo!
Shume sakte z.Gezim.
E cuditshme ehte o Rita,se ballada e dhoqines,eshte botuar nga Cabeu ne 1939 ne fletoren letrare te shkolles normale ku ishte mesues dhe ne 1940 ne shtypin shkencor.
Kete s`kishin si ta dinin fshataret e Kolonjes qe t`ja tregonin italianit.I bie qe plaku italian te jete vete Jovan Bizhuti,qe shume shume mund te lere me testament honoraret e Gazetes Dita.
konstantin-emer romak,vjen nga Constant-stabel,i qendrueshem,qendrestar.
Dhoqina -emer arberor me prejardhje latine-
Doruntina -emer arberor me prejardhje latine-Doro,Dora-Dhurate.Vjen nga varianti Arberesh i Italise(Kostandini dhe Doruntina),Arbereshet e Italise jane shqiptare te emigruar nga viset e Shqiperise dhe Morese,qe sot bashke me epirin dhe Camerine ndodhen nen pushtimin grek.
Pershendes shkrimtarin Jovan Bizhuti per patriotizmin arberor dhe qendresen kunder kishes greke ne Myzeqe.
ja dhe demiri në jerm!!
o demir o koqe i lindur!!
mu bëre si ai eunuku i erdoqënit!
dhe ti pak e ke ndonjëherë me ti QR!!
Z.Demo ju falenderoj per sqarimin .Jeni enciklopedik ne Information e i sakte ne data e vite.Por me hoqe dhe kenaqsine te besoj ne bujarine e nje ish- pushtuesi dhe dhe sjelljen e shkelqyer te nje regugjati shqiptar. Dyshime kisha natyrisht por ju i vute vulen.M.gj.te. ju falenderoj.
…E shihni!
Çfarê bënë besimi i verbêr fetar i klerit dinak reaksionar nuk bën as lufta me gjithē ato tmerre e turpe…
Dy té rinjët luftês i shpëtuan, por jo tmerrit tē territ nga besimi i kot për murgeshat e gjora….
Tregim interesant!
Ka shumë të vërteta, fakte dhe përjetime, që e bëjnë tërheqës shkrimin, ndërkohë “mizat” nuk mungojnë të hedhin vezët-larva të tyre në boçen e trëndafilit, për të bërë të mundur, “ripërtëritjen” e jetës mjerane të insektit…
Falënderime, i nderuari Jovan Bizhyti!
Jovan Bizhuti i nderuar pershendetie,per kete shkrim te persosur per ate ndodhi,qe shkrimi juaj e ben vertet Faktik.Me komentin e *Sokratit*jam dhe une,nje dashamires i penes suaj,sa se VERTETES*.
Miresitre ju shoqerofshin;
Uron85vjecari,TRINITRINE* shkrimi juaj .
Me kondiderate; Guri Naimit D.