Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë, në ditën e Fiter Bajramit. Nga KMSH-ja, Veliaj ndan edhe një mesazh për politikanët, që të jetojnë jetën që predikojnë dhe të marrin shembull nga komuniteti mysliman.
Kryebashkiaku Veliaj tha se në këtë ditë është koha të ulim kokën dhe të kthejmë vëllazërinë në stil jetese.
“Faleminderit gjithë vëllezërve dhe motrave që e kanë kthyer Bajramin në festë solidariteti. Thirrja ime është të vazhdojmë këtë solidaritet.
Njerëzit që janë më sherrxhinj dhe helmues i japin mend njerëzve të komunitetit. Sot është një ditë e mbarë për besimtarët por një ditë e trishtë për politikanët. Detyra e secilit prej nesh të jetojë jetën që predikon. Sot është koha të ulim kokën dhe marrim mësim nga ata që e kanë kthyer vëllazërinë në stil jetësen. Më shumë dashuri , më shumë ndihmë më shumë solidarit” -tha Veliaj.
e.t./dita

Po more kryebashkiak mashtrues se edhe ti je nje nga ata qe i shikjoni qytetaret e Tiranes me PERBUZJE duke i ndare ne kategori sikur te ishin skllever se ashtu te ka interesuar!
Ti je mashtrues dhe nuk ke punuar per te gjithe njelloj,por vetem per ata qe te intereson bojatisja e imazhit tend fallco!
Ku i ke degdisur milionat qe u ke xhvatur 50 mije banoreve te Yzberishtit,se ke lene rruget pa shtruar,nuk ke ndertuar asnje cerdhe,kopesht,kend lojrash,lulishte,biblioteke etj per 5 mije femije!
Mallkuar qofsh o mashtrues!