Konkurrenca në sektorin bankar mund të jetë kufizuar ose shtrembëruar si rezultat dhe/ose pasojë e shkeljes së nenit 4 (marrëveshje të ndaluara) dhe/ose nenit 9 (abuzim me pozitën dominuese) të Ligjit nr. 9121 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar…
Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar hapjen e procedurës së hetimit të përgjithshëm në sektorin bankar. Ky vendim erdhi, teksa pas shqyrtimit të raportit të monitorimit në tregut bankar si dhe relacionit të Sekretarit të Përgjithshëm të Autoritetit të Konkurrencës u konstatuar se: viteve të fundit tregu bankar paraqet karakteristikat e një tregu me norma relativisht të larta fitimi në kushtet e stanjacionit të kreditimit; interesa shumë të ulta të depozitave (deri në 0.55 % mbi bazë vjetore nën nivelin e inflacionit); diferenca (spread) relativisht të larta mes interesave të kredive dhe depozitave; tendencës në rritje të interesave të letrave me vlerë të qeverisë, kryesisht afatgjata(obligacione) në kushtet e një politike lehtësuese monetare dhe kur norma bazë e interesit të depozitave kanë tendencë në rënie; ka rritje të komisioneve për pagesat kryesisht brenda vendit etj.
Këto rrethana të bëjnë të mendosh që konkurrenca në sektorin bankar mund të jetë kufizuar ose shtrembëruar si rezultat dhe/ose pasojë e shkeljes së nenit 4 (marrëveshje të ndaluara) dhe/ose nenit 9 (abuzim me pozitën dominuese) të Ligjit nr. 9121 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, raporton Monitor.
Si rrjedhojë, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur hapjen e procedurës së hetimit të përgjithshëm në sektorin bankar për të vlerësuar nëse konkurrenca në këtë sektor është e kufizuar ose e shtrembëruar si pasojë e sjelljes së një ose disa bankave. Hetimi i përgjithshëm të përfshijë periudhën kohore: vitin 2014 dhe nëntëmujori 2015.
Procedura e hetimit të përgjithshëm në sektorin bankar dhe dorëzimi i raportit të hetimit të bëhet jo më vonë se 6 muaj nga marrja e këtij vendimi. Autoriteti i Konkurrencës njofton se do të asistohet nga një ekspert i sektorit bankar në realizimin e hetimit të përgjithshëm në formën e një studimi tregu të orientuar nga vlerësimi i nivelit të konkurrencës sipas tregjeve përkatëse të produkteve/shërbimeve bankare.

Nuk jam financier por me njohurite ekonomike qe kam kuptoj se ky eshte tregu me hajdut i parave te shqiptareve. Hajduteet e medhenj gjithnje ne Shqiperi identifikohen te fundit dhe vetem pasi kane bere kerdine Shihni reklamat bankare,- Dominojne gjithe tregun Mediatik.Te shurdhojne me joshjet e tyre te cilat sjane gje tjeter vecse sapun i shitur per djathe Tregu bankar treg zhvatesish pa asnje skrupull. Autoriteti i konkurences eshte kujtuar me shume vonese per hajdutet e kalibrit te madh, me te madhit ne Shqiperi !?Tung
Brehti ka thene se “…te vjedhesh nje banke eshte hicasgje ne krahasim me themelimin e nje banke”. Kur ka shume reklame do te thote qe llogarite nuk shkojne mire.
Ky gjermani i fundit gjithnje te cudit me sentencat e goditura qe gjen. Shume interesante dhe kuptimplote kjo thenie e te madhit Breht ?Nderime gjerman nga nje partizan !
Bankat ??? Eshte sistemi me mashtrues ne gjithe piramiden e ekonomise shqiptare…..Dhe me e bukura eshte se ka mbrojtjen e politikes nga te dy kampet….Mjafton rasti Fullani!!
Privatizimi total i sistemit bankar ne Shqiperi dhe mungesa e konkurences e se paku nje banke me kapital publik sjell ligjerisht fitimi shume te medha te bankave private. Disa nga arsyete qe mund te rregullohen nga shteti yne jane keto:
1) E drejta e riserves thyesore qe kane keto banka. Si funksionon kjo: nje klient depoziton 100 dollare ne banke, banka mban 3 dhe jep 97 kredi. Pastaj nga 97 qe depozitohen ne banke nga ai qe ka marre kredine, mban 3 dhe jep 94 kredi e keshtu me radhe. Me fjale te tjera nga 100 dollare te depozituar nga nje klient banka jep kredi disa mijra dollare. Kjo do te thote qe banka e nivelit te dyte SHYP PARA dhe rrite koston e jeteses ne vend.
Ne cdo kredi te dhene banka ven edhe koleterale dhe ne kohe krize , nga kredite e keqija qe jane dhene me para fiktive, behet pronare tokash, shtepishe etj.
2) Diferenca e larte dhe e pakontrolluar dikur per neglizhences e Fullanit, ndermjet interesit qe i jepet depozituesit , me pak se 1 perqind, dhe interesit qe do te paguaj marresi i kredise , rreth 13 perqind.
3) Bankat private perfitojne shume edhe nga diferenca ndermjet kreditimit me leke nga banka qendrore, rreth 2 perqind dhe blerja me keto leke te bonove te thesarit. me interes rreth 4 perqind, me te cilet ata kreditojne qeverine tone. Mungesa e konkurences ne ankandin e bonove te thesarit ben qe Shteti yne te shes ata me interesa te diktuara nga bankat private.
4) Bankat private, mbledhin tere kursimet e shqiptareve dhe e nxjerrin jashte vendit. Ato investojne dhe kane shume fitime ne tregjet financiare boterore. Shqiptarit i paguajne interesa qe sot jane pothuajse zero dhe nuk i japin mundesine atij qe te investoje personalisht parate e tij ne tregun financiar boteror. Praktikisht kursimet e shqiptareve, qofshin edhe ne valute, grryhen dhe zvoglohen cdo dite nga inflacioni real boteror dhe importohet cdo moment ne vendin tone.
mati Po te marresh kredi eshte te vrasesh veten bangat jane piramida qe shteti duhet ti …kontrolloj bile tu heqi licensat sepse po varferojne popullin dhe fitimi i tyre eshte shume i lart
CA HETIMI MORE???!!