Fitoi 105 milionë paund, të nesërmen sërish në punë me kamionin e vjetër

Leda Hysa

Ndërtuesi britanik që fitoi 105 milionë paund në lotari, i është rikthyer punës.

42 vjecari modest Steve Thomson është fotografuar duke ngritur kuti e duke ngarë të njëjtin kamion të vjetër.

“Nëse do ta shihnit, nuk do ta kuptonit kurrë që keni përballë një prej njerëzve ndoshta më të pasur të Britanisë”, u shpreh një banor Selsey-t, në West Sussex ku jeton edhe fituesi fatlum. Thomson, baba i tre fëmijëve, duket i përkushtuar të përfundojë punën dhe të mbajë premtimet e bëra klientëve. Në kohën kur shumë prisnin që ai të lëshohej në shpenzime të shfrenuara, siç ndodh në mjaft me raste me fituesit e lotarive, 42 vjecari ka vazhduar jetën sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Veprimi i tij i ka befasuar aq shumë ata që e njohin, sa kanë nisur ta quajnë “një legjendë të vërtetë”.

Vetë Steve tha se është zotuar t`i përfundojë porositë deri për Krishtlindje dhe kërkon të sigurohet që kjo të ndodhë vërtet. “ Partneri im e di mirë se po të ketë nevojë për mua, do të më ketë gjithmonë në krah”, është shprehur ai, ndërsa duket se po përgatitet ti dhurojë mikut të vet të mirë plot 4 milionë paund. Fqinjët e 42 vjecarit dhe bashkëshortes së tij sllovake, Lenka, thonë se çifti do të ndajë një pjesë të parave me të tjerët. Sa për fëmijët e Thomsonit, njeri prej tyre kërkoi direkt një makinë Tesla, por Steve ia bëri të qartë se nësë do dicka, atëherë duhet ta fitojë.

 

l.h/ dita

Share This Article
6 Comments
  • Me kete gjest tregon qe asht njeriu ma me mend dhe i ndershem ne gjithe boten per te gezue jeten nepermjet punes dhe jo fallit dhe lemoshes.

  • Nje njeri mwse normal! Ata qe veprojne ndryshe ne te tilla raste jane kafshe te veshur me rroba njerezish!

  • Edi jone ka fituar llotari PPP me shume se ky,por eshte qen i punes,ka veshur xhupine gjendjes se jashtzakonshme dhe,,shtepi me shtepi e vaki m`vaki.

  • o lali
    kush është njeri nuk fluturon me presh në bythë!!
    por fati i keq çon llotarinë tek ndyrësirat!!

    • prandaj e quajmë njeri normal!!
      unë nuk e di si nuk e ka fituar një si ti!?
      ju jeni ata që vini në lëvizje ekonominë në rraste të tilla!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *