DITA! Partitë shpërblehen me fonde shtesë? Këto janë para të buxhetit të shtetit, apo jo? Nuk e kam kuptuar kurrë se pse u jepen para partive politike. Ato janë grupe politike që luftojnë për marrjen e pushtetit. Pra të bëhen administratorë të përkohshëm të shtetit. Kur marrin pushtetin ato vjedhin, abuzojnë me detyrën, punësojnë militantët e tyre, punësojnë të afërmit në punë të mira, me dieta jashtë shtetit e makina luksoze. Nuk kuptohet se pse u duhen dhënë para edhe nga buxheti. Ato e rrjepin buxhetin në çdo moment. Por edhe sikur të mos ta bënin, ky veprim është nonsens.
