Fiton Bashkia, Gjykata e Lartë: Jo pallate te Diga!

redaktor

Prej muajsh vazhdon një betejë ligjore e udhëhequr nga Bashkia e Tiranës për të mos lejuar ndërtimin e 5 pallatave 17 katëshe buzë Digës së Liqenit. Teksa e gjithe vëmendja publike ishte fokusuar te debatet për reformën, kryetari i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita shfrytëzoi mundësinë dhe u bashkua me trupën gjykuese të kushërinjve e aksionerëve të kompanisë së ndërtimit që gjykojnë çështjen.

Trupa e re me relator Selitën hoqi pezullimin e IKMT. Masa, edhe pse ky nuk është gjyqi për lejen e ndërtimit, shkaktoi një entuziazëm të pashpjegueshëm te PD e mediat rreth saj – i njëjti grupim që nuk donte këndin e lodrave te Liqeni, por është dakord me pallatet te Diga.

Por, pa kaluar java, Bashkia kërkoi që të pezullohej vendimi i padrejtë i Selitës nga Gjykata e Lartë. Sot është zbardhur vendimi i cili i jep të drejtë bashkisë, duke pezulluar vendimin e Kastriot Selitës, Enkelejda Metalisë (kushërira) dhe Arjan Qafës (ortaku). Edhe pse beteja vazhdon, duket se disa segmente të gjyqesorit po reagojnë më pranë të drejtës qytetare e interesit publik, sesa me parë.

Kastriot Selita u propozua nga Bujar Nishani si Kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit, ndërkohë që bashkëshortja e tij, Moza Kalia, është Drejtoreshë e Tatimeve VIP, ku edhe gjenerohen shumë çështje për gjykatën administrative. Raste të tilla janë pikerisht ato që vettingu do të frenojë për konflikt interesi, deklarim të ardhurash e procese jo-konkurruese emërimi.

Share This Article
6 Comments
  • Vendim shume idrejte .per mendimin tim edhe te gjitha ndrtimet e pallateve ne teritore te lira brenda vijes se verdhe te TIRANES SE DIKURSHME TE PEZULLOHEN si psh tek fusha e aviac etj dhe te behen parqe me lule dhe fusha sportive per femije e te rritur ne mes te pyjeve me peme te larta .Biznesit t’i jepet leja ne rrethina, kodrave dhe ne ato INFORMALE FSHATARSHE tashme me mijra hektare “GETO”
    Nuk mbaron toka e zotit prandaj mos u merzitni e mos u beni tamaqare .
    Te bejme e te leme berezave vepra te qendrushme nga koha dhe ANTIKE, qe te os na mallkojne per BABAZI.
    ” TE gjithe politikanet duhet te udhehiqen nga modeli
    Erjon Veliaj.
    TE PUNOJME ME SHPIRT SI ERJONI.

  • E kon dhon kete vendim per te ruajtur vendin e punes,por e kane kot, tani qe u votua pro reformes e gjithe gjykata e larte, disa do dalin ne asistence dhe disa do shkojne ne burg , gjitjashtu edhe 80 petqind e gjyqtareve te te gjitha niveleve ,disa ne asistence e disa ne burg.lista per te zevendesuar keta gjyqtare eshte pregatitur ne Washington dhe ndodhet mbi tavolinen e kryeministrit. Kjo eshte edhe per prokuroret…..

  • Qe ta kuptoje populli dhe mbase ju te redaksise. Ato pallate nuk do neheshin qe kur u nisen. Letrat jane te kopsitura dhe kompanija e ndertimit do marre miliona euro si demshperblim nga taksat tona.
    Puna juaj si gazetare eshte ti shkoni ceshtjes ne Origjine, dmth si i kopsiti letrat firma dhe kush ka firmosur qe ne fillim se qe aty ka filluar pislleku. Ata qe kan firmosur te mbajne pergjegjesi per demin financiar qe i shkaktohet buxhetit dhe taksa paguesve. A e dini ju o popull se sa here behen gjerat gabim me dashje e keshtu ribehen e ribehen me leket tona. Keshtu na vjedhin ne keta perdite e ne si budallenj rrime para ekranit beri ne oren 2 te mengjesit nese do kaloje Reforma apo jo!!!

  • Eshte pezulluar ndertimi derisa te gjykohet nga Gjykata e Larte por demshperblimi duhet paguar sepse vendimi i Gjykates se Apelit eshte ekzekutiv dhe per kete Gjykata e Larte nuk eshte shprehur. A ka mundesi te hetohet se si i eshte bere presion Gjykates se Larte per te urdheruar pezullimin ne nje kohe rekord kur per qytetaret e thjeshte kjo gje nuk ndodh???

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *