Roma ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Atalantës me rezultat 1:2, në kuadër të xhiros së 12-të të Serie A.
Vendasit e kanë nisur mirë takimin duke kaluar në epërsi qysh në minutën e dytë me golin e Maxi Moralezit. Por, Roma u rikthye shpejtë në lojë.
Në minutën e 23-të, Adem Ljajic, barazoi rezultatin në 1:1, derisa tre minuta pa përfunduar pjesa e parë Radja Nainggolan kaloi Romën në epërsi 1:2, me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi.
Pas kësaj fitore, Roma është ngjitur në kuotën e 28-të pikëve, tre pikë më pak se Juventusi.
https://www.youtube.com/watch?v=ffe1Do_M68I

Uau
Po me ke fitoj ato pik ,,qe ariti juven