Në garën për Akademinë e Rendit mes 10 mijë konkurrentëve ka pasur edhe një banor te Big Brother. Nevila, ka treguar që në fillim të programit se kishte ëndërr të bëhej police, por prania në reality shou ia vështirësonte pjesëmarrjen ne garë. Nga ana tjetër, autorët i kanë dërguar një letër ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili nuk pertoi fare, madje në letrën që Big Brother lexoi gjatë spektaklit, thoshte se është kujdesur posaçërisht vet për këtë rast, duke i dhënë mundësi Nevilës të jetë pjesë e konkursit.
Pas daljes së përgjigjeve ajo rezultoi fituese. Nevila me sa duket paska një zgjuarsi natyrale të shkallës së lartë që fiton konkursin pa lexuar asgjë. Pyetja që ngrihet është e thjeshte: Fitoi vajza me meritë apo iu dhurua fitorja për hir të spektaklit?

budallek te fitosh konkurimin pa marre pjese
Ajo doli nga spektakli dhe kjo gje eshte e faktuar me video, per te shkuar ne konkurs. Sa per inteligjencen superiore, se fitoi pa lexuar, 3 jave ka qe ka filluar BB, nuk ka 3 vjet. Mund te kete mesuar ne avance.