Tirana ka mundur në Korçë Skënderbeun, të cilit i kanë dalë kundër edhe tifozët e tij, me thirrjet “e shitët, e shitët”, duke mos kapërdirë dot rezultatin 3-2 në favor të bardhebluve. Për më tepër, tifozët vendas e kanë shfryrë dufin ndaj rezultatit të trukuar duke bërë të njëjtën gjë për të cilët kanë akuzuar më parë tifozët e Tiranës, me shkulje stolash dhe hedhje të tyre në fushë. Takimi ka qenë i nxehtë që në vigjilje të tij, për shkak të rritjes së çmimit të biletave nga ana e klubit të Skënderbeut për tifozët udhëtues, çka është konsideruar diskriminuese nga FSHF, e cila kërcënoi me moszhvillimin e ndeshjes. Për këtë arsye, dje Skënderbeu ktheu çmimin normal, por për pjesën e mbetur të biletave. E gjithë kjo histori u ofrua si garniturë e një takimi të nxehtë në fushë, por për tifozët vendas gjithçka ka qenë mashtrim. Ata kanë akuzuar skuadrën se i tërhoqi në stadium duke kultivuar idenë se do të fitonte, por në të vërtetë i gënjeu, duke toleruar. Loja është ndërprerë disa herë për shkak të fishekzjarrëve dhe tymueseve të hedhur në fushë, ku Tirana arriti të kryesonte deri në 3-0, me dy gola të shënuar nga Kahata e Morina në pjesën e parë, pasuar nga Ndikumana në të dytën. Më pas, ishte Pero Pejiç që shënoi dy gola, duke ngushtuar në 2-3 rezultatin, gola që shumë tifozë nuk i panë, pasi kishin braktisur stadiumin që pas golit të tretë të Tiranës. Me dy golat e djeshëm, Pejiç ngjitet në krye të listës së golashënuesve, me 14 gola, duke lënë pas Daniel Xhafajn e Teutës. Tani kampionët kanë pësuar dy humbje radhazi, të dyja me skuadrat që rrezikojnë të bien nga kategoria, fillimisht në Shkodër me Vllazninë dhe dje me bardheblutë. Pas takimit, kapiteni Blendi Shkëmbi është shprehur se skuadra e tij nuk toleroi. “Më vjen keq për tifozët, por Tirana e meritoi fitoren. Gjithmonë kështu ndodh, kur fitojmë, thonë se na e kanë lënë, kur humbasim thonë se e shitëm”, u shpreh Shkëmbi për Supersport pas takimit.

bandate teroriste dukjane po veprojne po mesa dukete ja futene lacite me ate pisllik qe bee dije ne korce dhe pse i denoi tifozate korcare po e bene si burate atani me fitorene e vlorese doli laci shpetoi banda e terorite basha tirona qe se meritonte pastaje me kete skeme nurmale kokate do hane teroristate mes vetiut
Qe eshte shitur ndeshja nuk vihet ne dyshim, por sa ke paqguar zgjebsi Halli , kete nuk e dime eshte hetim per Federaten e e Futboolit.