Mbrëmjen e së hënës, qyteti i Shkupit u kthye në shtëpinë e artistëve më në zë të momentit, të cilit u mblodhën atje për marrë pjesë në natën finale të festivalit “Netët e Klipit Shqiptar”. Fituese e festivalit në këtë edicion të 13-të u shpall Leonora Jakupi, e cila “mposhti” kolegët e saj duke fituar me klipin “Vajza e kojshisë”, realizim i “Max Production”, çmimin “Klipi më i mirë në të gjithë komponentët”. Por Leonora nuk ishte e vetmja fituese, përpara saj dhjetëra këngëtarë dhe shtëpi prodhimi u nderuan me çmime në kategori të ndryshme.
Mes tyre mund të përmendim këngëtare si: Orgesa Zaimi, Mateus Froku, Adrijan Gaxha dhe Floriani, Big Mama, Vesa Luma, etj. Pas një maratone 7-javore konkurrimi, të transmetuar në Televizionin Publik Shqiptar, dhe dy javë nominimi, nata gala e edicionit të 13-të të “Netëve të Klipit Shqiptar” solli surpriza për të gjithë shikuesit. Performancat e kuruara me kujdes nga artistët pjesëmarrës ia shtuan ngjyrat këtij spektaklit, që për nga rëndësia renditet ndër të parët në Shqipëri.
Në këtë edicion të festivalit u përzgjodhën 56 klipe konkurruese, nga mbi 130 të realizuara, të cilat janë prezantuar në ekranin publik shqiptar javë pas jave. Prezantues të mbrëmjes gala ishin imazhi i “Netëve të Klipit” për këtë vit, aktorja Klea Huta, poeti dhe showmen-i i njohur, Avni Qahili, si dhe gazetarja Migena Gorenca. “Netët e Klipit” shpërndanë 16 trofe fituese, për regjinë, montazhin, grafinë, kameran, produksionin dhe interpretimin më të mirë.
