“Fitore e dyfishtë kundër HEC-eve për Valbonën”

DITA Online

Në padinë TOKA dhe 27 banorët kundër KKT-se, mbështetësit e Valbonës kanë korrur sot dy fitore.

Së pari, gjykata ka mbështetur të drejtën e banorëve dhe organizatës TOKA për të paditur qeverinë.

Kjo rrezon vendimin e 3 nëntorit 2017 mbi rastin Toka dhe 27 banorë kundër Ministrisë së Energjitikës, sipas të cilës banorët nuk kanë të drejtë të padisin qeverinë.

Po ashtu, gjykata ka rrëzuar kërkesën e kompanisë e cila i ka quajtur paditë e Tokës “abuzive”, duke i konsideruar ato të vlefshme dhe të qenësishme.

Në vazhdim, gjykata po ashtu ka diskutuar edhe për mundësinë e banorëve dhe shoqatës për të fituar në Apel. Gjykatësi ka parashtruar rrugët e reja që mund të përdoren brenda ligjit te ri për zonat e mbrojtura.

Gjithsesi, vendimi i sotëm i gjykatës thotë se nuk mund të anulohet leja e ndërtimit sepse është vazhdim i lejes së miratuar para lejes së re për zonat e mbrojtura.

Momentalisht, ka dy padi administrative, një padi civile, dhe një kallëzim penal të hapur në lidhje me çështjen e Valbonës.

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • c’hyn qeveria e ketij mandati nese leja e cila rezultoka e paanullueshme eshte dhene nga mandati i para 2013es?

    Po jeni te zote Toka, padisni qeverine e para 2013es qe dha lejet.

    Anullimi i koncesionit sot, ne kundershtim me kontraten, kushton para te paperballueshme nga asnjeri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *